Ekonomia po performon pozitivisht sipas Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Në analizën periodikë të bërë për indikatorët kryesorë ekonomikë në vend, ministrja është ndalur hap pas hapi, duke treguar performancën e sektorëve dhe ecurinë e sipërmarrjes.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë D. Ibrahimaj(ballkanweb)

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë D. Ibrahimaj(ballkanweb)

Numrat e inflacionit kanë ardhur në rritje, numri i bizneseve ka ardhur në rritje gjithashtu. Në krahasim me muajin prill, në muajin maj kemi pasur nje rritje me 2939 biznese të reja ose 2.5% më shumë se prilli. Ndërkohë që për periudhën janar-maj kemi pasur një rritje prej 6099 biznesesh ose 5.2% në krahasim me muajin dhjetor. Në krahasim me vitin e kaluar, rritja e numrit të bizneseve është rreth 17% më shumë sesa një vit më parë për periudhën janar-maj.”- thekson Ibrahimaj.

Shqipëria ka performuar mirë në drejtim te eksporteve.

Përsa i përket eksporteve që gjithashtu përbëjnë dhe janë një indikator i aktivitetit prodhues të vendit, ne kemi pasur rritje në muajin maj si në vëllim ashtu dhe në vlerë. Në vëllim kemi pasur një ecuri të njëjtë me majin e vitit të kaluar duke u rritur me 7%, ndërkohë që në vlerë në maj eksportet janë rritur me 37%. Përsa i përket vëllimit kategoria ushqim, pije dhe duhan në muajin maj është rritur me 29% duke treguar një aktivitet përshpejtues të industrisë prodhuese të ushqimeve.” – shton Ibrahimaj.

Biznes i ri (Foto Google)

Biznes i ri (Foto Google)

Edhe importet kanë qënë në rritje. Rritja e importeve për pijet dhe ushqimet, sipas Ministres Ibrahimaj, përkthehet në rritje të konsumit.

Nëse do të kthejmë vështrimit te tregtia e jashtme, pra te analiza e importeve dhe eksporteve në periudhën janar-maj kemi pasur një rritje të importeve në vlerë me 27%, ndërkohë që në vëllim importet janë ngadalësuar me 4%. Ngadalësimi i importeve në vëllim kryesisht ka ardhur si pasojë e ngadalësimit të importeve të mineraleve dhe lëndëve djegëse të ndikuara nga çmimet e larta, por dhe ngadalësimi i importeve të produkteve kimike dhe plastike. Nga ana tjetër importet e ushqimeve dhe pijeve janë rritur si në vlerë ashtu dhe në vëllim. Në vëllim ato janë rritur në krahasim me vitin e kaluar për pesëmujorin e parë me 9% ndërkohë që në vlerë janë rritur me 25%, duke treguar një ecuri të mirë të konsumit të vendit si në vëllim ashtu dhe në vlerë. Përsa i përket muajit maj, pra të dhënave më të fundit që kemi për tregtinë e jashtme, importet në vlerë kanë vijuar të rriten me 29%, ndërkohë që në vëllim kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me majin e vitit 2021. Në ecurinë e importeve në vëllim në muajin maj, kontribut pozitiv kanë pasur ushqimet, pijet dhe duhani të cilat janë rritur me 15%, ndërkohë që kontribut negativ kanë pasur mineralet dhe lëndët djegëse dhe produktet kimike dhe plastike. “- theksoi Ibrahimaj.

Sipas Ibrahimajt, ka pasur një rritje të madhe në vëllim të artikujve të lëkurës dhe të produkteve të tjera, të cilat janë një përafrues i mirë i aktivitetit prodhues të vendit. Ndërkohë të ardhurat në arkën e shtetit kanë qenë në rritje.

Përsa i përket të ardhurave, kanë arritur vlerën 233 miliard lekë duke u rritur me 21.8% në krahasim me vitin e kaluar. Rritja ka qenë e gjerë si në akcizë, si në kontribute, ashtu dhe në TVSH. Vlera totale e rritjes së të ardhurave në krahasim me vitin e kaluar ka qenë 41.8 miliardë lekë.

Eksportet (Foto gazeta koha jone)

Eksportet (Foto gazeta koha jone)

Përballë rritjes së çmimeve për produkte të ndryshme, dikasteri i financave ka bërë edhe përllogaritje.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë një analizë për të kuptuar se sa nga kjo vlerë vjen nga efekti i çmimeve dhe sa vjen nga aktiviteti ekonomik apo performanca më e mirë e institucioneve taksambledhëse të administratës. Vlera e përllogaritur e efektit të çmimeve është rreth 13 miliardë lekë. Nëse ne do të reduktonim efektin e çmimeve, rritja në krahasim me vitin e kaluar do të ishte prej 29 miliard lekësh apo 13% më shumë, që do të thotë se ekonomia shqiptare për pesëmujorin është rritur pavarësisht rritjes së cmimeve”, theksoi ministrja.

Sektorët e ekonomisë kanë dhënë kontribut pozitiv, ku tregtia ka pësuar rritjen më të madhe.

Kjo rritje sigurisht ka ardhur e bazuar në qarkullimin e sektorëve, ku përveç sektorit të ndërtimit në nivel pesëmujor, i cili është reduktuar me 1.6%, kemi pasur rritje në të gjithë sektorët e tjerë. Në total qarkullimi i sektorëve në ekonominë shqiptare ka qenë rreth 13.5% ku sektori i prodhimit është rritur me 8.6%, sektori i shërbimeve është rritur me 2.5%, sektori i transportit është rritur me 28.5% dhe sektori i tregtisë është rritur me 50.4%. Sigurisht ecuria pozitive e të ardhurave është ndikuar dhe nga performanca më e mirë e mbledhjes së të ardhurave.”- shton Ibrahimaj.