Bota po përballet me një krizë të kostos së jetesës dhe situata është e vështirë në shumë tregje më të varfra në zhvillim, ku ekzistojnë krizat e ushqimit. Këto probleme të ndryshme, por imponuese, ndjekin secila ekonominë globale ndërsa rimëkëmbet nga pandemia dhe nuk është për t’u habitur që gjendja po përkeqësohet.

Ekonomia-e-Shqipërisë (Burimi telegraf)

Ekonomia-e-Shqipërisë (Burimi telegraf)

Eksperti i ekonomisë Eglent Bici shpjegon se çfarë po ndodh me ekonominë globale?

"Ekonomia globale është në një moment të paprecedent të ekzistencës së saj, pothuajse shumë të ngjashëm apo dhe më keq se ai i vitit 1929. Të gjithë parametrat ekonomikë, inflacioni, deflacioni, lufta, rritja e çmimeve, protestat në vende të ndryshme të botës sipas investitorit më të madh në botë Rei Dalio, qeveritë shumë më të zhvilluara janë duke i mbajtur ekonomitë e tyre gjallë duke printuar para. Nëse kthehmi pas në kohë dhe ecim në 2022-shin ku jemi tani, nënkupton që nuk janë shtrenjtuar gjërat, por ka humbur vlera e parasë. Një gjë që ka ndohur në ekonominë globale për herë të parë në historinë e njerëzimit nafta mund blihet edhe me një monedhë tjetër pasi Kina bëri marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për të blerë naftë nga ata me yuan, që po bëhet si monedhë e naftës.", u shpreh ai.

Eglent Bici (Burimi foto personale)

Eglent Bici (Burimi foto personale)

Por a mund të themi që kemi të bëjmë më një krizë të një maksimumi historik?

"Parametrat tregojnë që jemi në një situatë të tillë dhe do përkeqësohej nëse do të kishim dy tre luftra të tjera."

Ka një rend të vendosur botëror, ndërsa eksperti Bici shprehet se bota po shkon drejt një ndryshimi të këtij rendi dhe Kina do të qëndrojë në krye.

"Rendi i ri botëror nënkupton që kur një vend dominon një treg, dollari dhe Amerika po e humbet fuqinë dhe Kina po fiton. Veprimi i mëparshëm lidhur me blerjen e naftës me yuan tregon që jemi shumë pranë një rendi të ri botëror. Rei Dalio tregon që brenda vitit 2030 do të kemi një rend të ri, ndërkohë që me ndryshimet e fundit kjo mund të ndodhë edhe më shpejt.", thotë Bici.

Kriza ekonomike viti 1929 (Burimi telegraf)

Kriza ekonomike viti 1929 (Burimi telegraf)

Sa është prekur Shqipëria nga kjo krizë? Për ekspertin Bici kjo është e pashmangshme, sepse prej kohësh tashmë po përballemi me këtë krizë botërore.

"Absolutisht po. Unë ndjej që tregu i pronave të paluajtshme për një vit ka lëvizur nga 25-30%. Jemi pranë një zhvlerësimi të parasë që ne njohim, sepse paratë janë printuar për të ndihmuar inflacionin në këtë mënyrë. Sot ne nuk jemi më në një moment inflacioni, por në deflacion, çmimet janë rritur dhe inflacioni është shumë i lartë.", thotë ai.

Yuan (Burimi Chinadaily)

Yuan (Burimi Chinadaily)

Kjo krizë ka ndikim edhe në Shqipëri, ndërsa ekspertët shprehen se situata është duke u përkeqësuar në të gjithë globin.

"Ne si gjithmonë në kriza e marrim pak me vonesë efektin dhe pse mendoj që ekonomia jonë nuk është aq e organizuar dhe legjitimuar sa ekonomia globale. Por sipas analistëve, vendet e dobëta janë ato që do të penalizohen më shumë e njëjta gjë do të ndodh me qytetarët e varfër dhe ata të klasës së mesme dhe poshtë, sepse nuk do të mund të paguajnë faturat dhe detyrimet e tyre. Si në çdo krizë tjetër është momenti të mësojmë sesi duhet të dalim nga kjo krizë dhe secilit prej nesh na lind detyra të kujdesemi për edukimin tonë financiar dhe mbi tregun dhe atë ç'ka po ndodh në botë dhe të kuptojmë sesi të bëhemi gati për atë që po vjen. Ajo ç'ka ne mendojmë dhe besojmë që mund të ndodhi është vetëm maja e iceberg-ut, sepse sipas analistëve ka për të qenë më keq nga se e mendojmë.", nënvizon eksperti i ekonomisë Bici.