Samiti i pestë i Kinës Digjitale këtë vit do të mbahet në Fuzhou, kryeqendra e provincës Fujian (Fuxhian), më 23 dhe 24 korrik, me synimin për të demonstruar arritjet më të fundit të ndërtimit digjital; për të promovuar komunikimin midis ekspertëve dhe ndërmarrjeve mbi teoritë dhe praktikat e ekonomisë digjitale dhe për të përmirësuar bashkëpunimin global në ndërtimin e një kombi të fortë të digjitalizuar, sipas një konference shtypi të mbajtur të martën.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë katër viteve të fundit, samiti lehtësoi nënshkrimin dhe nisjen e më shumë se 1,400 projekteve digjitale, me investime totale që tejkalojnë 1 trilion juanë (148.8 miliardë dollarë). Këtë vit do të mbahet një forum kryesor, 18 nën-forume dhe mbi 30 ngjarje speciale, duke u fokusuar në teknologjinë e re digjitale, aplikimin 5G dhe perspektivat 6G, platformën e tregtimit të produkteve digjitale, si dhe ekologjinë e kompjuterëve “cloud”, tha Guo Ningning, zëvendësguvernator i provincës Fujian.

Profesionistë, udhëheqës industrialë, njerëz të biznesit nga ndërmarrjet private dhe korporatat shumëkombëshe do të jenë të pranishëm dhe katër provinca mysafire Yunnan, Hebei, Hubei dhe Heilongjiang – do të ndajnë përvojën e tyre me praktikat digjitale. Si qyteti pilot i renminbit digjital, Fuzhou do të lëshojë 20 milionë juanë pako digjitale të kuqe gjatë samitit dhe do të krijojë zyrtarisht Qendrën e Tregtisë së të Dhënave të Mëdha Fujian, tha Guo.

Për të thelluar më tej ndërtimin e skenarëve të aplikacioneve digjitale, samiti ngriti në mënyrë krijuese tri platforma - platformën e shërbimit të konferencave të digjitalizuara, samitin e bazuar në teknologjinë “cloud” dhe ekspozitën ndërkombëtare të produkteve digjitale në internet, sipas Lin Baojin, sekretar i Partisë në Fuzhou.

"Nën-forumet, konkurrenca e inovacionit dhe nxjerrja e produkteve të reja do të transmetohen drejtpërdrejt në internet dhe mbi 550 ekspozues do të shfaqin teknologjitë e tyre nëpërmjet platformës “cloud”",- tha Lin.

Nga viti 2017 deri në vitin 2021, shkalla e ekonomisë digjitale të Kinës është rritur nga 27 trilionë juanë në 45 trilionë juanë, duke u renditur e dyta në botë, me normën vjetore të rritjes së përbërë që arrin në 13.6 për qind.

Në vitin 2021, vlera e shtuar e ekonomisë së Fujian arriti në 2.3 trilionë juanë, 15 për qind më shumë se një vit më parë dhe ekonomia digjitale përbënte 47 për qind të PBB-së së Fujianit.

Për t'i dhënë ekonomisë digjitale mundësinë për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të provincës, Fujian ka marrë masa të shumta për përmirësimin e ndërtimit të infrastrukturës digjitale, kultivimin e grupimeve industriale dhe përmirësimin e ligjeve dhe rregulloreve digjitale, tha Guo.

Më shumë se 120,000 stacione bazë 5G pritet të ndërtohen deri në vitin 2025 në Fujian dhe efikasiteti i përgjithshëm informatik i qendrës së saj të të dhënave planifikon të arrijë 71 miliardë herë në sekondë.

Gjatë Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), qeveria e Fujian synon të zhvillojë pesë grupime industriale të ekonomisë digjitale, me një shkallë që tejkalon 100 miliardë juanë secili. Përveç kësaj, do të futen edhe mjete financiare, si fondi i investimeve të qeverisë në industrinë digjitale, për të injektuar shtysë për financimin e sipërmarrjeve digjitale.

"Ne nuk po kursejmë asnjë përpjekje për ta shndërruar Fujian në një kulm të ekonomisë digjitale, një zonë pilot në këtë anë të Kinës",- tha Guo.