Shqipëria ka vijuar të rrisë potencialin e saj eksportues , duke e zgjeruar vit pas viti gjeografinë e shteteve, me të cilat realizon shkëmbime tregtare. Ka pak informacion se çfarë është dhe cilat janë kërkesat e tregut të stërmadh kinez për produkte shqiptare. Për Grupin Mediatik të Kinës flet eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi.


Barshi Sejdarasi ( Studio Radio Ejani)

Barshi Sejdarasi ( Studio Radio Ejani)

CMG: Si paraqitet tregu kinez?

Bardhi Sejdarasi: Përpara se të tregoj disa nga shifrat apo treguesit edhe krahasimisht midis disa viteve, do të më duhet të them se çfarë është Kina si vend i madh i tregtisë së mallrave në botë. Kina është partnere e rreth 130 shteteve në botë, me të cilat këmben mallra në import dhe eksport dhe realizon atë që quhet tregtia e jashtme me këto vende. Në vitin 2021 vëllimi i përgjithshëm i kësaj tregtie, ka kaluar mbi 6 triliard dollarë amerikanë, një shifër shumë e madhe dhe në krahasim me një vit më parë, gjatë pandemisë ishte rreth 21.4% më e lartë se në vitin 2020.

Pra tregu i madh kinez, produktet e shumëllojta që ofron Kina ofrojnë mundësinë e importeve dhe eksporteve me 130 vende. Kina ka qenë dhe vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm me Shqipërinë, nuk po flas për vitet e mëparshme, por i referohemi para viteve 90' kur ne kemi patur një gamë shumë më të gjerë të produkteve që ofronte Kina në atë kohë, veçanërisht në fushën e makinerive dhe pajisjeve. Edhe në vijim marrëdhëniet Shqipëri-Kinë janë mjaft të ngushta dhe po të marrim parasysh vetëm vëllimet që janë shkëmbyer edhe në ndikimet e pandemisë, sipas shifrave më vitin e kaluar është rritur ndjeshëm shkëmbimi tregtar me Kinën pothuajse 25,8%, sipas të dhënave ndërkombëtare.

Pikërisht ky shkëmbim në një periudhë pandemike dhe rrijta në vitin 2021, ka qenë mjaft inkurajuese edhe për ekonominë shqiptare. Sigurisht që Kina ka disa parime dhe zbaton disa marrëveshje në bashkëpunimet, sepse çdo shtet në ekonomi ka nevojë të fitojë në mënyrë reciproke, duke qenë një treg i madh i fuqishëm, karshi një tregu shumë më të vogël siç është tregu i Shqipërisë.

Bashkëpunimi shqiptaro-kinez ka disa specifika dhe fusha ku orientohet, njëra është ekonomia digjitale, veçanërisht në vitet e fundit është zhvillimi i gjelbër, por është edhe tregtia elektronike. Veçanërisht plani që ka Kina me bashkëpunimin me vendet e Europës Lindore dhe Qendrore është plan që nuk mund t’i drejtohet vetëm Shqipërisë apo një tregu. Shqipëria ka një treg shumë të vogël, madje edhe rajoni ka treg shumë të vogël, po të mendosh për Kinën, por gjithsesi duke i bashkuar të gjitha vendet e rajonit shuma e investimeve apo tregtisë tregon potencialin që ka qeveria kineze.

Vetëm në Serbi janë rreth 1 miliard dollarë investime kineze dhe po t’i bashkosh të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor shkon diku tek 17 miliard dollarë është një shifër e konsiderueshme që ka të bëjë me bashkëpunimin e këtyre shteteve me qeverinë e Republikës Popullore të Kinës.


Eksportet (Burimi Ballkanweb)

Eksportet (Burimi Ballkanweb)

CMG: Cilat janë kërkesat e tregut të madh kinez, për produktet shqiptare? Çfarë kërkon tregu?

Bardhi Sejdarasi: Janë të shumëllojshme në fushën e importeve. Kina dërgon në Shqipëri, makineri pajisje të ndryshme dhe vlera e tyre është e konsiderueshme. Unë kam marrë të dhënat e Instat-it. Në vitin 2021 ne kemi eksportuar në Kinë rreth 466 milion lekë të reja. Në muajin maj të këtij viti kjo shifër shkoi në 731 milionë, pra një rritje e konsiderueshme afërsisht dyfish.

Po t’i referohesh periudhës dy mujore vetëm për eksporte midis Shqipërisë dhe Kinës për janar-maj kemi 3 miliard lekë të eksportuara dhe ndërkohë dyfishin, që tregon se ka një rritje të ekonomisë midis dy vendeve. E njëjta gjë vihet re edhe në importe, janë të ndjeshme në maj të vitit 2021 është 4 miliard e 52 milionë dhe në maj të këtij viti 5 miliard.

Nga tabela tregohet që ka një rritje të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe kjo është pjesë e angazhimit që kanë të dy qeveritë. Dy takime të rëndësishme që ambasadori kinez ka realizuar në Shqipëri për bashkëpunimin dy palësh vetëm që pjesa e këtij bashkëpunimi të shtrihet në të gjithë sektorët. Fakti që ne kemi nivel të tillë të shkëmbimeve tregtare mendoj që Kina është mjaft lart. Shifrat tregojnë se ka një interes nga qeveritë e të dyja vendeve për të shtuar këtë bashkëpunim ekonomik.

Kina ka strategjitë e veta të zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik me qeveritë e vendeve të tjera. Nisma që është më e njohura është Rruga e re e mëndafshit, një strategji globale që për disa vite më rradhë Kina kërkon ta zhvillojë. Qeveria e Kinës thotë, ‘mos blini, por prodhoni’. Ndërmarrjet që janë në Kinë kërkojnë të realizojmë prodhimin e produkteve të domosdoshme dhe kjo i ka sjellë një sukses në të gjitha industritë. Po të shohësh studimet që janë bërë nga agjensitë ndërkombëtare, që monitorojnë ekonominë, janë marrë me vetëmjaftueshmërinë e Kinës. Do të përmendja panelet fotovoltaike, ku Kina ka tregues të lartë dhe lëndët e para për prodhimin e tyre gjenden vetëm në Kinë dhe kjo është arsyeja që Republika Popullore e Kinës furnizon pothuajse gjithë botën.

Sot ka disa kompani, të cilat tentojnë të bëjnë këtë si Euroasia, e cila kërkon të investojë në fushën e paneleve dhe prodhimet e makinerive. Kompanitë që kanë ardhur në Shqipëri kërkojnë të fusin produktet kineze dhe të importojnë nga Kina pjesë që lidhen me energjinë diellore. Nuk kanë shtrirje vetëm në Shqipëri, por ndodhen këtu dhe arrijnë të shpërndahen në Ballkan dhe Europë, siç është edhe strategjia e Kinës.

Kjo epërsi në fushën e enregjisë bën që dhe kompanitë shqiptare t’i referohen këtij standardi, që mbetet teknologjia e avancuar. Kompanitë janë duke investuar në prodhimin e energjisë diellore dhe është trend i ri ndërkombëtar.


Tabela Import- Eksporte (Burimi Instat)

Tabela Import- Eksporte (Burimi Instat)

CMG: Cili është potenciali që kanë kompanitë shqiptare për të eksportuar në Kinë dhe vendet aziatike?

Bardhi Sejdarasi: Kina është treg i madh dhe kompanitë shqiptare nuk mund ta themi që i përballojnë kërkesat që ka një treg të tillë, por kompanitë në fushën e produkteve ushqimore janë pjesë e një strategjie që ndiqet nga qeveria shqiptare. Një numër i konsiderueshëm në fushën e agro-përpunimit dhe fruta perimeve të konservuara kanë shumë interes si dhe disa kompani të cilat eksportojnë me sukses në Republikën Popullore të Kinës. Ka dhe shumë fusha të tjera, por varet dhe nga interesi i shteti kinez, seape duhet të kemi parasysh distancën dhe nivelin e kompanive kineze.

Një pjesë e produkteve tona pëlqehen shumë atje dhe nuk është vetëm vendi ynë por edhe vende të tjera që tentojnë të prodhojnë dhe eksportojnë. Ajo që është e dukshme janë panairet dhe ekspozitat e realizuara nëpërmjet AIDA-s, Agjensisë për Zhvillimin e Tregtisë me Jashtë sepse njohim kërkesat për produktet shqiptare dhe sasinë që kërkon tregu kinez. Gjithësesi është një fushë jo kaq e thjeshtë, por kërkon një bashkëpunim dypalësh.

CMG: Çfarë pritet të ndodhë në periudhën në vijim?

Bardhi Sejdarasi: Unë gjykoj që politikat e Covid 19 e kanë kufizuar Kinën dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe shpresoj që me lirimin e ekonomisë edhe zgjerimi i eksporteve shqiptare të rritet shumë. Shoh që ka interes, sepse Kina është e interesuar në shumë fusha. INSTAT ka një listë që lidhet me importet që marim ne nga Kina, pajisjet hidrostanitare, veshjet që ka nevojë tregu shqiptar, por edhe për mobilieritë. Kjo marrëdhënie në këto grupe mallrash gjykoj që në të ardhmen të ketë shtim më të lartë dhe ka një kapaciet ende të pashfrytëzuar dhe duke qenë dy tregje të veçantë, ekziston mundësia që bashkëpunimi të rritet.