Preferenca për të pasur një banesë më me privatësi dhe largimi nga qyteti për shkak të ndotjes, kultura që la pandemia për të qënë pranë natyrës, por edhe paniku pas tërmetit, kanë qenë disa nga arsyet kryesore, sipas të dhënave nga agjencitë kryesore imobiliare në vend, që kanë shtyrë konsumatorët shqiptarë drejt blerjes së vilave, ku kërkesa duket se vjen gjithnjë e në rritje.

Vila në periferi të Tiranës ( Foto nga inf 93 )

Vila në periferi të Tiranës ( Foto nga inf 93 )

Artan Hoxha, sipërmarrës në sektorin e Real Estate tregon për këtë prirje në zonat fare pranë Tiranës.

“Ne periferi të Tiranës në zonen e Saukut dhe Liqenit të Thatë ka nisur një mori ndërtimesh si për apartamente ashtu dhe për vila. Në tabelat e vendosura pranë kantiereve të ndërtimit çmimet nisin nga 1200 euro per m/2 që në momentin sa janë hapur themelet. Ndërsa çmimi mesatar i qerasç nç kçto zona me arredim bashkëkohor për tipologjitë e apartamenteve 1+1 nisin nga 350 euro në muaj, për tipologjinë e apartamenteve 2+1 cmimet variojnç nga 450 – 550 euro, ndërsa për tipologjitë e apartamenteve 3+1 çmimet mesatare variojne nga 600-700 euro në muaj”, shprehet Hoxha.

Nga viti në vit edhe cilësa e ndërtimve ka ardhur në rritje, duke shtuar shërbimet brenda rezidencave të banimit, me kopështe për fëmijë dhe shërbime për grupmosha të tjera.

“ Cmimi i qerasë në këto zona përcaktohet nga cilësia e ndërtimit, arredimi i tyre dhe nga orientimi i apartamentit. Ndërsa për vilat çmimi mesatar varion nga 1500-2500 euro në varësi të cilësisë së ndërtimit, sipërfaqes për m/2 ,sipërfaqes së gjelbër që ato disponojnë dhe nga cilësia e arredimit.”- thotë ai

Vila në perigeri (Foto inf 93 )

Vila në perigeri (Foto inf 93 )

Ndërtimet nuk ndalen për shkak të kërkesave.

“Në zonën e Lundrës dhe Mulletit aktualisht janë duke u ndërtuar komplekse rezidenciale banimi me vila 2-3 kate, ku çmimet për m/2 nisin nga 1500 -2500 euro. Ky çmim përcaktohet nga cilësia e ndërtimit, investimet ekstra dhe nga hapësirat e gjelbëra. Çmimet mesatare të qirasë për këto vila variojnë nga 2500-3500 euro në muaj, ndërsa vilat elitare kanë një çmim më të lartë që arrin vlerën mbi 4000 euro. Gjithashtu zhvillim po merr dhe zona e Liqenit të Farkës, ku pas ndërtimit të pedonales së liqenit ka nisur ndërtimi i rezidencave të banimit me vila dhe apartamente”-shton ai.

Ndërtuesit po sjellin edhe tipologji të reja vilash.

“Vihet re nje trend i ri në këto rezidenca krahas ndërtimit të vilave individuale 2-3 kate po ndërtohen dhe ndërtesa 2-3 kate të ndara në apartamente të tipologjive 1+1, 2+1 dhe 3+1 me sipërfaqe banimi që variojnë nga 70-150 m/2. Një risi në këto rezidenca banimi është se brenda tyre është menduar dhe ndërtimi i i kopshteve për fëmijë. Çmimi i shitjes për m/2 në këto rezidenca nis nga 1200-2500 euro , ndërsa çmimi i vilave përcaktohet nga hapësira e gjelbërt që ato disponojnë dhe investimet ekstra që ato kanë. Çmimi i shitjes për apartamente nis nga 1000-1500 euro, në varësi të planimetrisë ,orientimit dhe investimit që ato kanë. .Çmimi mesatar i qirasë në këtë zonë për vila 2-3 kate varion nga 1500-2500 euro, ndërsa për apartament çmimi mesatar varion nga 300-700euro. Në zonen periferike të Freskut çmimet mesatare të shitjes së apartamenteve variojne nga 600-750 euro për m/2, ndërsa çmimet e qirasë variojnë nga 200-300 euro në varësi të tipologjisë dhe arredimit që ato kanë. ”, bën të ditur agjenti imobiliar.

Agjenti imobiliar Artan Hoxha (Foto personale)

Agjenti imobiliar Artan Hoxha (Foto personale)

Gjatë 3 muajve të parë të vitit 2022, lejet e ndërtimit kanë pasur një rritje prej 58,2% krahasuar me një vit më parë. Në total janë dhënë 397 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 251 që u miratuan në 2021. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit është 39 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 46,7 %.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Bashkia Tiranë ka miratuar 112 leje. Pas kryeqytetit vjen Durrësi me 84 leje ndërtimi të miratuara me një sipërfaqe prej 90.347 metër katror, duke vijuar me Fierin me 48 leje dhe Lezhën me 45 leje ndërtimi të miratuara. Ndikim në këtë rritje të numrit të lejeve të dhëna ka pasur edhe procesi i rindërtimit, që vijon kryesisht në Tiranë e Durrës. Në total për këtë tremujor të parë të vitit sipërfaqja e dhënë për ndërtime arrin në mbi 1 milionë metër katror, nga 599.446 metër katror miratuar në tremujorin e parë 2021, duke shënuar një rritje prej 72%.Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike për këtë periudhë është 39 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë që ishte në tremujorin e parë 2021.