Shqipëria po përballet me një emergjencë për fuqinë punëtore, për shkak të numrit të lartë të personave të cilët janë larguar nga vendi.

Drejtoresha e agjensisë së punësimit, Invest Motivation Power, njëherësh organizatore e masterklasit “Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe rruga drejt punësimit", Iva Çarçiu, nënvizon rëndësinë e menaxhimit të resurseve njerëzore për të minimizuar këtë emergjencë.

Foto gjatë takimit (Foto personale)

Foto gjatë takimit (Foto personale)

“Fokusi i këtij masterclassi ishte informimi dhe trajnimi në fushën e punesimit dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, e parë në dy këndvështrime si nga ana e punëdhënësit dhe nga ajo e punëmarrësit. Duke qenë se shpesh herë në intervistat që ne bënim na ndodhte të kishim përballë një kandidat shumë të mirë, i cili nuk dinte ta prezantonte veten si duhet në kompani ose nuk kishte në CV të mirë, kjo e penalizonte atë në vendin e punës. Kështu lindte nevoja për konsulencë, prandaj menduam ta organizonim në formën e një Masterclassi për t’i dhënë një informacion më të detajuar, nga momenti që ky kandidat aplikonte deri në vlerësimin e performancës. Kjo referuar jo vetëm kandidatëve që vinin pranë zyrave, por edhe atyre studentëve që kërkonin punë, sepse ne kemi kontakt me të gjitha zyrat e karrierës në universitete të ndryshme. Për t’i dhënë më shumë fokus këtij Masterclassi vendosëm të ftonim edhe bizenset për të kuptuar që ti japi një mundësi edhe kandidatëve që nuk kishim një cv të mirë, pasi dhe pse nuk e ke mund të jesh potencial dhe vlerë e shtuar për atë kompani. Pasi kompania mund të humb një kandidat potencial me vlerë dhe afatgjatë” tha Çarçiu

Gjatl masterclassit ( foto personale)

Gjatl masterclassit ( foto personale)

Problematikat që sjell tregu i punës janë të pranishme edhe në Shqipëri ndaj Çarçiu ndan me ne se cilat janë arsyet kryesore.

“Nëse flasim për tregun e punës dihet që problematika ka pa fund, ndaj sot jemi në një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Punë dhe kompani në kërkim të stafit ka plot dhe sërisht jemi në destabilitet të tregut. Arsyeja kryesore është niveli i ulët i pagave kjo ka sjellë dhe rritje të emigracionit, duke qenë se pjesa më e madhe e profesionistëve po ushtron profesonin e tyre jashtë trevave të Shqipërisë. Arsyeja e dytë është mungesa e kontratave dhe pjesa më e madhe e kandidatëve punojnë në të zezë, gjë që sjell paqëndrueshmërinë nga ana e punëmarrësve, duke mos shkuar në ato biznese që nuk ofrojnë një kontratë pune. Por dhe ato bizense që e bëjnë deklarojnë një pjesë të pagës dhe sot kandidatët duan një punë të rregullt dhe deklarim të plotë të ardhurave. Duke qenë se sektori turistik ka numrin më të madh të punonjësve, flitet për vonesa të pagave, orare të zgjatura dhe mungesë trajnime po ashtu nuk ka dhe vlerësim të performancës. Por nëse e shohim në këndvështrimin e punëdhënësit ka sërish problematika, pasi në momentin që një kandidat përzgjidhet për të shkuar në një biznes të caktuar menjëherë del çfarë page ka. Por si do ta bëjë biznesi përcaktimin e pagës kur nuk e di se çfarë jep ky person dhe aftësitë që ka. Kandidatët nuk pranojnë as 2-3 ditë prove dhe nuk janë të qëndrueshëm madje nuk paraqiten as në intervista. Pjesa e stabilitetit lënë punën pa respektuar kodin e punës, problematika ka pa fund duhet një diskutim i gjerë për t’i mbyllur, por duke kontribuar të dyja palët mund të ketë një stabilitet përsa i përket pjesës së tregut të punës” theksoi ajo

Iva Çarçiu (foto personale)

Iva Çarçiu (foto personale)

Drejtuesja Çarçiu thotë se studentët nuk kanë një orientim nga universiteti se çfarë kërkohet sot, për profesionet dhe programet që duhet të mësojnë.

“Vështirësitë që hasin të rinjtë janë të shumta, e para mospërputhja e kurrikulave me tregun e punës. Studentët nuk kanë një orientim nga universiteti se çfarë kërkohet sot, për profesionet dhe programet që duhet të mësojnë. Mungesa e eksperiencës është një nga faktorët me të cilën përballen sot të rinjtë, pasi një përqindje shumë e vogël e bizneseve i japin mundësi të studentëve. Mungesa e trajnimeve në biznes, target grupi që fillon punë rri 2-3 ditë dhe pastaj largohet duke thënë se nuk përshtaten, pra duhet të kenë një trajnim nga punëdhënësit. Pagat e ulta nuk përballojnë dot as koston e tyre të jetesës, një rast i një kandidati të cilit ju propozua një vend pune me pagë 40 mij lekë neto, dhe pse sapo kishte dalë nga bankat e shkollës tha: Unë nuk vazhdoi punë sepse nëse nis këtë punë e nis me 20 mij lekë minus pasi shpenzimet më shkojnë më tepër. Pra dhe niveli i ulët i pagave sjell problematikat me të cilat përballen kandidatët, pasi çmimet janë duke u rritur dhe përballimi i kostos së jetesës është i vështirë. Një problematikë tjetër është dhe për target grupin që ka pasur eksperiencë në shtet refuzohen nga privatët. Pjesa më e madhe tyre i jep prioritet kandidatëve që kanë eksperienca në bizneset private”, u shpreh Çarçiu.

Bizneset dhe të rinjtë duhet të kenë një bashkëpunim mes tyre për të pasur kështu edhe sukses në fushën e punësimit.

“Menaxhimi i resurseve njerëzore është shumë i rëndësishëm në lidhje me punësimin po ashtu edhe në lidhje me menaxhimin e emergjencës. Menaxhimi i mirë i resurseve njerëzore do të sjell një kandidatë të kualifikuar, afatgjatë dhe ata që duan të punojnë duke plotësuar mungesat dhe ulur mungesën për staf. Kjo kur të dyja palët të evitojnë problematikat që përmendëm më lartë, të kuptojnë më shumë njëri-tjetrin. Pra bizneset duhet ti hapin dyert të rinjtë, por edhe ata duhet të kuptojnë bizneset për kushtet e punës dhe pagëm. Pra të fillojnë me një pagë bazë dhe në varësi të asaj që ai do japi do të bëhet edhe vlerësimi në vazhdim”, tha ajo.

.

Masterclassi (Foto facebook)

Masterclassi (Foto facebook)

Gjatë masterclas-it u dhanë edhe modele për orientimin e të rinjve në tregun e punës dhe këshilla profesionale në këtë aspekt.

“Orientimi që ne si agjensi punësimi i bëjmë të rinjve është i qartë dhe konkret. Ne e dimë se çfarë kërkojnë kanditatët dhe bizneset bëjmë delegimin e atyre kandidatëve që janë në përputhje me atë pozicion vakant tipologjia, paga, pasi synimi i agjensisë IMP është krijimi i një marrdhënie afatgjatë me të gjithë partnerët që ne bashkëpunojmë”, u shprehDrejtoresha e agjensisë së punësimit, Invest Motivation Power, Iva Çarçiu.