Në portin e Tarantos në Italinë jugore ndodhet ferma e erës Beleolico me 10 turbina nga Kina. Ajo pritet të ndihmojë në reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit me rreth 730,000 ton gjatë shërbimit të tij 25 vjeçar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Si ferma e parë me erë në det të hapur në Mesdhe, Beleolico përdor turbinat e erës nga Mingyang Smart Energy Group, një kompani e re energjetike me seli në qytetin Zhongshan, provincën Guangdong të Kinës jugore.

Mingyang jo vetëm që i siguroi projektit Beleolico pajisje të tilla si motorët kryesorë të turbinave, tehët e ventilatorit, kullat dhe sistemet e kontrollit, por gjithashtu nënshkroi një kontratë 20-vjeçare që ofron shërbime të funksionimit dhe mirëmbajtjes me ciël të plotë.

"Për vite me radhë, kompania jonë ka aplikuar strategjinë e zhvillimit të teknologjive tona dhe tani përpjekjet më në fund po japin rezultat," tha Zhang Qiying, president i Mingyang Smart Energy.

Ceremonia e përfundimit të projektit Beleolico u mbajt në muajin prill. Ferma e erës është vendosur në një zonë me shpejtësi të ulët ere me një thellësi uji që varion nga 3 deri në 18 metra dhe një shpejtësi mesatare vjetore të erës prej 5.2 m/s, e ngjashme me atë të shumicës së zonave bregdetare në Kinë.

Duke qenë se ndërmarrjet kineze të energjisë së erës kanë kultivuar teknologji në sferën e shpejtësisë së ulët të erës për shumë vite, ato janë në gjendje të kënaqin në një masë të madhe kërkesën e tregut mesdhetar.

Projekti zbaton teknologjinë e avancuar me lëvizje gjysmë të drejtpërdrejtë dhe personalizon zgjidhjen me shpejtësi ultra të ulët të erës, duke marrë parasysh situatën mesdhetare, e cila përmirësoi shumë kthimin e investimit për klientët. Kostoja e ulët dhe zinxhirët e plotë të furnizimit gjithashtu i bëjnë ndërmarrjet kineze të dallohen, sipas Zhang.

Zhvillimi i energjisë së erës në Kinë përballet me topografi komplekse, gjë që sjell nevoja dhe sfida të shumta në skenarë të ndryshëm dhe i shtyn ndërmarrjet kineze të rriten me shpejtësi, tha ai.

Projekti u realizua në përputhje të plotë me standardet evropiane dhe praktikat e biznesit, gjë që përfaqëson një bashkëpunim të thellë ndërkombëtar. Ai përfshin pronarin italian Renexia, nënkontraktorin holandez Van Oord dhe nënkontraktorin italian të instalimeve IVPC, si dhe me kredi nga Natixis.

"Italia ka standarde strikte të projektit dhe kërkon një proces certifikimi me shumë kanale, i cili paraqet sfida për projektin tonë," tha Zhang, duke vënë në dukje se zgjidhja e veçantë me shpejtësi ultra të ulët të erës dhe kapaciteti më i lartë gjenerues kontribuan në bashkëpunim.

Ka ende hapësirë të gjerë për aplikimin e teknologjive kineze në Mesdhe dhe Evropë. "Ne kemi ngritur projekte demonstrimi në Spanjë dhe Francë," tha Zhang. "Ne do të vazhdojmë të rrisim pjesëmarrjen tonë në tregun evropian dhe të zgjerojmë biznesin tonë ndërkombëtar.", u shpreh ai.