Fiskalizimi eshte procesi i lëshimit të faturës elektronike dhe perfshin digjitalizimin dhe modernizimin e faturimit për transaksione me para në dorë ose me likujdime bankare. Për efekt të identifikimit dhe gjurmimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës.

Procesi i fisaklizimit vjen si directive nga BE, ku në plan afatmesëm synohet të arrihet implementimi i tij në të gjitha vendet anëtare. Fiskalizimi përfshin tre faza deri në implementimin e plotë të tij:


Faza e parë përfshin përpilimin elektronikisht të faturave tatimore për subjektet që kanë një marrëdhënie shitblerjeje me institucionet shtetërore. Implementimi i kësaj faze ka filluar në 01.01.2021. Lëshimi i faturës tatimore me entet publike, nga të gjithë tatimpaguesit e regjistruar, realizohet nëpërmjet sistemit të fiskalizimit.

Faza e dytë përfshin përpilimin elektronikisht të faturave tatimore midis subjekteve private që kanë një marrëdhënie shitblerjeje dhe pagesa/arkëtimi kryhet pa para në dorë (vetëm me bankë). Implementimi i kësaj faze fillon në 01.07. 2021. Të gjithë tatimpaguesit e regjistruar që do t’i lëshojnë një faturë tatimore një subjekti tjetër privat do të realizohet nëpërmjet sistemit të fiskalizimit.

Fiskalizimi (Foto Monitor.al)

Fiskalizimi (Foto Monitor.al)

Faza e tretë përfshin përpilimin elektronikisht të faturave tatimore për subjektet që kanë një marrëdhënie shitblerjeje me subjekte private dhe konsumatorët finalë. Implementimi i kësaj faze fillon në 01.09. 2021. Të gjithë tatimpaguesit e regjistruar që do t’i lëshojnë një faturë tatimore një subjekti privat dhe subjekt privat me konsumatorin final, do të realizohet nëpërmjet sistemit të fiskalizimit. Në këtë fazë pagesa dhe arkëtimi bëhet vetëm me para në dorë.

Efekti që pritet të japë fiskalizimi është ulja e informalitetit, por edhe rritja e eficiencës së administratës tatimore, pasi për herë të parë Administrata Tatimore do të ketë në sistemet e veta të gjitha faturat që lëshohen drejt subjekteve, dhe të gjitha elementet e faturës.

Për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) lidhur me procesin e fiskalizimizt flet ekspertja e ekonomisë Ada Hoxholli

Ada Hoxholli ( Foto personale)

Ada Hoxholli ( Foto personale)

CMG: Çfarë është fiskalizimi?

Ada Hoxholli: Fiskalizmi është lëshimi i faturës elektronike, digjitalizimi dhe modernizimi i faturimit për transaksionet me para ose pa para në dorë. Për efekt të identifikimit dhe të gjurmimit të çdo transaksioni çdo faturë duhet të ketë numrin e identifikimit të veçantë quajtur ndryshe NIVF. Procesi i fisaklizimit vjen si direktivë nga BE, ku synohet të arrihet implementimi i tij në të gjitha vendet anëtare.

CMG: Kush do të jetë subjekt i fiskalizimit?

Ada Hoxholli: Subjekt i fiskalizimit janë të gjithë tatimpaguesit që janë pjesë e tatimit mbi vlerën e shtuar, të gjitha organet publike, bankat dhe gjitha institucionet financiare jobankare të cilat mundësojnë pagesën e faturave elektronike.

CMG: Kur ka nisur ky proçes në Shqipëri?

Ada Hoxholli: Në Shqipëri ka nisur në vitin 2021 ku mund të ndalemi në tre periudha kohore. Më 1 janar 2021, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike. Më 1 korrik 2021, për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve.

CMG: Përse na shërben fiskalizimi? Cilat janë anët pozitive të këtij proçesi?
Ada Hoxholli: Ndër anët pozitive të fiskalizimit mund të përmendim uljen e informalitetit duke patur më shumë subjekte të deklaruar në tatime të cilët paguajnë detyrimet e tyre, rrjedhimisht kemi uljen e taksave. Modernizimin e biznesit- faturat e fiskalizuara sjellin digjitalizimin e një subjekti, transaksionet janë më shpejt të verifikueshme dhe sistemi rrit eficensën e subjektit.
Rritje transparence dhe uljen e korrupsionit duke qenë një vend që aspiron të hyjë në BE, ulja e korrupsionit është një nga kriteret kryesore.
Me anë të faturës së fiskalizuar çdo inidivid mund të shikojë nëse taksat që ai paguan deklarohen apo jo në tatime.

Rritjen e të ardhurave për buxhetin e vendit. Një faturë e fiskalizuar është një vërtetim që taksat si TVSH kur e gjithë kostoja bie mbi konsumatorin është e deklaruar dhe i paguhet shtetit.

CMG: Por si mund të fiskalizohet një faturë dhe cila është kostoja për një biznes, por dhe programet që përdoren?

Ada Hoxholli: Për të raportuar në kohë reale në “selfcare” të dhënat e faturës elektronike, çdo tatimpagues duhet të sigurojë një program financiar ose një software që mund të integrohet në programin e tyre aktual apo kasë të fiskalizuar. Të dhënat duhet të jenë të regjistruara në memorien fiskale të izoluara dhe bllokuara për çdo modifikim të mundshëm. Çdo faturë duhet të jetë e nënshkruar elektronikisht dhe për këtë biznesi duhet të pajiset me çertifikatë, e cila mundësohet nga AKSHI. Ky dokument do të rinovohet çdo vit me një kosto rreth 4000 Lekë. Gjithashtu për t’u siguruar që të shmanget varësia ndaj një modeli specifik teknologjik, sistemi i ri nuk mbështetet në një model Hardware apo Software, por në standarde të hapura që ofron aksesi me internetin. Fiskalizimi është i bazuar në software dhe mund të implementohet lehtësisht nga të gjithë tatimpaguesit. Në terma afatgjatë kjo ul ndjeshëm kostot e një biznesi.
Kostoja e fiskalizimit varet nga lloji i aktivitetit. Për kasat e reja të përshtatshme e kërkesat e fiskalizimit kostoja varion nga 230-275 euro, për kasat fiskale ekzistuese 138 euro dhe zgjidhjet software 130-200 euro.

CMG: Kemi një sistem aktual, por përse po ndodh ky ndryshim?
Ada Hoxholli: Sistemi i ri i mundëson çdo qytetari të verifikojë menjëherë pas lëshimit të faturës, nëse ajo është raportuar në sistemin tatimor qendror. Me anë të një smartphone mund ta skanojë dhe ta dërgojë atë në administratën tatimore. Menjëherë pas çdo kërkese do të përgjigjet duke konfirmuar nëse kodi përkatës ekziston në databazë bashkë me detajet e faturës përkatëse.

CMG: Sa i suksesshëm ka rezultuar i gjithë ky proçes?

Ada Hoxholli: Drejtoria e përgjithshme e tatimeve ka nxjerrë disa të dhëna.
Rreth 88% e tatimpaguesve në BM aktivё janë pajisur me certifikatë fiskalizimi. Nga këta tatimpagues të pajisur me certifikatë, 77% kanë lëshuar fatura të fiskalizuara.
Për bizneset e vogla rreth 76% e tatimpaguesve janë pajisur me certifikatë fiskalizimi dhe 53% e tyre lëshojnë fatura të fiskalizura. Pra në total numri i transaksioneve deri më 23.01.2022 rreth 60% e totalit tё tatimpaguesve qё kanё pёrmbyllur proçesin e fiskalizimit dhe lëshojnë fatura tё fiskalizuara.

CMG: Ky proçes ka anë pozive, por çfarë problemesh ka shfaqur deri më tani?
Ada Hoxholli: Si çdo programi ri, dhe fiskalizimi pati vështirësi gjatë implementimit të tij. Platforma ishte e ngadaltë dhe me bllokime të vazhdueshme gjatë periudhave të deklarimit të librave.
Tatimpaguesit e vegjël dhe ata të zonave rurale nuk dispononin infrastrukturën e duhur për të realizuar me sukses proçesin e fiskalizimit. Platforma nuk mundësonte lëshimin e credit note për faturat të cilat ishin të lëshuara para kohës së fisklaizimit. Platforma nuk mundëson lëshimin e Credit Note për fatura të lëshuara, përpara fillimit të procesit të fiskalizimit. Kishte probleme her pas here me pasqyrën mujore dhe transaksione dhe jo gjithmonë informacioni ishte në kohën reale.

CMG: Deri më tani sa është numri i perosnave që e ka ë mbyllur proçesin e fiskalizimit?
Ada Hoxholli: Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kemi rreth 70 500 tatimpagues ose 60% e tatimpaguesve të deklaruar që e kanë mbyllur proçesin e fiskalizimit me një total prej 174. 8 milion fatura të fiskalizuara dhe të regjistruara në selfcare.

CMG:"Reforma e Fiskalizimit mbetet një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për vitin 2022.

Ada Hoxholli: Në kuadër të ecurisë së zbatimit të kësaj reforme, Ministria informon se numri i tatimpaguesve të Fiskalizuar që kanë lëshuar fatura në total nga 1 Janari i vitit 2021 e deri më sot është 66.458, ndërkohë që numri i faturave tё fiskalizuara ёshtё 156,763,398, në zbatim të ligjit Nr.87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i ndryshuar. Nga kjo shifër, fatura nё total tё lëshuara nga Biznesi i Madh janë 123,870,722, ndërsa nga Biznesi i Vogël 32,892,676.

Në një njoftim zyrtar Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën thirrje për të gjithë tatimpaguesit që të bëhen pjesë e procesit të Fiskalizimit dhe të përshtatin sistemet sipas kërkesave ligjore.

Gjithashtu, sjellim në vëmendje se deri në datën 30 Qershor 2022 nuk do të aplikohen penalitete që rrjedhin nga zbatimi i ligjit Nr.87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i ndryshuar, për disa kategori tatimpaguesish.

Qëllimi është dhënia e kohës së mjaftueshme për bizneset që të ngrenë, të përshtatin dhe të familjarizohen me lehtësi e sa më mirë me procesin e ri të fiskalizimit Ndërkohë, qasja do të vijojë të jetë edukuese dhe këshilluese, me qëllim rritjen e efektivitetit të procesit, zbatimin e plotë dhe raportimin në kohë reale. thuhet në njoftimin e Ministrisë."

CMG: Në gjykimin tënd si e sheh të gjithë këtë proçes?

Ada Hoxholli: Proçesi i fiskalizimit është shumë i rëndësishëm në vendin tonë, rrit transparencën e të bërit biznes dhe ndihmonte qeverinë për të luftuar evazionin fiskal duke qenë se është lehtësisht i verifikueshëm mashtirmi tatimor dhe mos deklarimi i faturave, kjo sjell që të implikohen lehtësisht bizneset që janë në një ekonomi informale dhe të gjithë kontrollet të drejtohen tek këto biznese që nuk deklarojnë faturat e fiskalizuara.


Ecuria e fiskalizmit (Foto Tatime.gov.al)

Ecuria e fiskalizmit (Foto Tatime.gov.al)


CMG: Si është ky proçes në vendet e Bashkimit Europian?
Ada Hoxholli: Proçesi i fiskalizimit në BE ka nisur kohë më parë se në vendin tonë. Kryesisht rreth vitit 2016 nl vende si Franca, Gjermania ky proçes është implementuar.
Në Francë kushti kryesor është i të paturit POS të çertifikuar nga shteti, ku dhënat e faturave nuk mund të modifikohen. Në Francë fiskalizmi ka nisur në 2017 me ruajtjen e të dhënave të plota në mënyrë kronologjike dhe të pandryshueshme më pas në 2018 janë vendosur rregulla të reja kontrolli.
Gjermania ka vendosur që në 31.12.22 të jetë finalizuar implemetimi. Serbia një vend afër nesh ka nisur në dhjetor të 2020 dhe pretendonte ta përfundojë nl fund të këtij viti.

Austria nisi që në vitin 2016 ku në thelb ishte ruajtja e të dhënave në çdo POS.
Bullgaria nisi në 2018 ku vendosi rregullat e reja për pajisjet fiskale me elementët e nevojshëm si “QR CODE”.

Sllovenia nisi me fiskalizmin që në 2016, me ligj të reja për të gjithë tatimpaguesit përveç organeve shtetërore. Italia ligji fiskal u prezantua për të shmangur shkeljet me ndryshimet e të dhënave të deklarimeve me anë të deklarimit automatik.