Çmimet e energjisë dhe hidrokarbureve po i rrisin në mënyrë të frikshme kostot e jetesës për qytetarët europianë. Ndaj, shumë ekspertë po hedhin tezën se inflacioni faktik gjatë këtij viti do të jetë me shumë gjasa dyshifor, mes 10-15%. Muajt e fundit, ekonomistët dhe analistët e specializuar janë rikthyer dukshëm të flasin për “stagflacion”, një term hibrid, pak i njohur për publikun e gjerë, i cili tregon një fazë të ekonomisë në të cilën stanjacioni dhe rritja e çmimeve bashkëjetojnë me nivelet e larta të papunësisë. Për CMG eksperti ekonomisë Igli Toska shpjegon se çfarë sjell kjo valë stagflacioniste në Shqipëri dhe në botë.

"Stagflacioni është parimisht një fenomen, i cili vonë u pranua si një ngjarje ekonomike, e cila mund ta godasë një ekonomi, pasi teorikisht duken si dy ngjarje që ndodhin në mënyrë të pakuptueshme me njëra

foto nga VCG

foto nga VCG

tjetrën, pra inflacioni i lartë dhe rënia ose stagflacioni ekonomik. Kombinimi i këtyre të dyjave duket teorikisht një kuiz i pamundur, por historia ekonomike kryesisht vitet 70-80 në Azi tregoi që gjithçka është e mundshme dhe shumë kërcënuese nëqoftëse ndodh. A kërcënohet ekonomia shqiptare? Banka Botërore tha që ekonomia e Eurozonës dhe më gjërë ka tendencë të përfshihet nga një valë stagflacioniste, pra nuk është vetëm Shqipëria, por e gjithë ekonomia e Eurozonës me të cilën ne kemi volumin më të madh tregtar në tërësi" , u shpreh eksperti Toska.

Gjermania bëri të ditur se inflacioni arriti në 7.6%, për herë të parë që nga bashkimi i dy Gjermanive. Ndërsa Spanja mban kryesimin për marsin, me 9.8%, gjë e padëgjuar në 37 vitet e fundit.

"Po nëqoftëse ekonomi të konsoliduara, të zhvilluara me bilance tregtare pozitive e kështu me rradhë, e kanë më të thjeshtë ta kalojnë një problematikë, lënë më pak pasoja dhe efekte anësore në shëndetit ekonomik në tërësi.

Ekonomi të brishta si e jona, të cilat janë goditur nga kriza të njëpasnjëshme, ku gjatë pandemisë kemi mbylljen e industrive për një kohë relativisht të gjatë dhe situata aktuale kriza globale. Por Shqipëria është goditur edhe nga një krizë paraprake në vitin 2019 nga tërmeti, e cila i detyroi që të rrisnin nivelin e borxhit, dhe kjo gjë e bën akoma më të vështirë pasojat që sjell në ekonomi." , shtoi ai.

foto nga VCG

foto nga VCG

Stagflacioni është i rrallë, edhe i rrezikshëm, sepse të ardhurat e njerëzve zvogëlohen por në të njëjten kohë rriten kostot e jetesës. Menaxhimi i tij duhet të jetë i ngjashëm me një operacion kirurgjikal kompleks, por pa prekur funksionalitetin e organeve të tjera. Me veprime të kujdesshme dhe të studiuara, jo me goditje të përqëndruara e inerci.

"Menaxhim sagflacionit është tejet dinamik, duhet të jetë kreativ pasi duhet të jetë fleksibël në varësi të situatës sesi rrjedhin ngjarjet duhet të fillojë të menaxhohet dhe të lëshojë kushte menaxhimi. Nga ana tjetër duhet një konsensu,s një bashkrendim i punës së institucioneve të ndryshme qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel monetar. Puna e Bankës qëndrore me politikën e saj monetare kryesisht duke e lidhur me instrumentin e normës bazë të interesit duhet të jetë në rakordim të plotë me axhendën e ministrisë së financave dhe përmes politikës së saj fiskale, doganore etj. Menaxhimi i saj është i vështirë, ne kemi një eksperiencë të munguar në menxhimin e këtyre ngjarjeve, por prezenca e institucioneve ndërkombëtare do të na bëjë ta përballojmë këtë gjendje krize", theksoi eksperti.

foto nga VCG

foto nga VCG

Nga frika e "Stagflacionit", Banka Qëndrore Europiane po tregohet akoma e rezervuar për të operuar direkt me instrumentin e saj kryesor të politikës monetare, rritja e normës bazë të interesit për monedhën Euro. Dilema është e madhe: rritja e normave të interesit për të qetësuar inflacionin, apo kjo gjë do të sillte më tej një përballje akoma më të rrezikshme me rrezikun e frenimit të rritjes ekonomike në ekonominë e Eurozonës, që nuk kishte shumë që kishte filluar të jepte sinjale pozitive për rimëkëmbje dhe ekspansion të qëndrueshme pas periudhës së vështirë pandemike.

"BE nuk ka nisur një politikë të mirëfilltë në kuadër të kësaj problematike. Kjo nuk ka nisur sepse shumë vende sikundër edhe Banka Qëndrore Europiane lëvizin edhe në bazë të interesit duke e rritur atë, pasi i druhen goditjes në rritjen ekonomike. Besoj që në muajt në vijim do të ketë një dakordësi mes vendeve me bankën qëndrore të FMN-së për të vendosur një plan masash të unifikuar. Një plan që do të na shërbejë dhe ne si vend aleat i Bashkimit Europian dhe pse jo anëtar me të drejta të plota, për ta pasur dhe ne atë draft manualin tonë për guidimin e Shqipërisë në zbutjen e kësaj krize." u shpreh Toska.