Intervistë me Julia Bici, koordinatore e Programit Inovative Caritas Shqiptar.

Julia Bici koordinatore (foto personale)

Julia Bici koordinatore (foto personale)


Një konferencë ku prezantohen rezultatet e arritura gjatë tre viteve të zbatimit të projektit, të ftuarit shkëmbejnë eksperiencat e njohuritë e tyre si dhe sfidat e hasura, të cilat do të përdoren në fazën tjetër të Programit, me qëllim integrimin dhe krijimin e mundësive konkrete të punësimit për të rinjtë në Shqipëri.

"Konferenca e zhvilluar në Shkodër ishte konferenca finale e Your Job, që nga prill 2019. Në fund të këtij programi ne u mblodhëm dhe shpallëm rezultatet e punës sonë gjatë këtyre 3 viteve" , tha Julia Bici.

Çfarë vështirësish hasin të rinjtë në punësimit e tyre brenda vendit. Koordinatorja Bici rrëfen për sfidat me të cilat përballen të rinjtë sot.

"Gjatë punës sonë kemi hasur shumë sfida të të rinjve, përsa i përket çështjes së punësimit. Dua të theksoj se programi ynë përfshin vetëm personat nga mosha 15-30 vjeç dhe pranojmë vetëm këto mosha. Ndër sfidat kryesore që ne kemi hasur përgatitja e të rinjve nuk përputhet me tregun e punës, pra të rinjtë nuk janë të përgatitur për ta përballuar tregun e punës. Ne takojmë të rinj që mbarojnë universitete dhe profesione të ndryshm , por mungojnë profesionet si hidraulikë, marangoz dhe shumë të tjera. Një sfidë tjetër që këta të rinj hasin është shumë e vështirë të kenë një përvojë për t’u pranuar. Të gjjtha bizneset i duan me eksperiencë, nuk pranojnë që këta të rinj të punësohen direkt. Të rinjtë kanë një vështirësi në aftësitë e buta ose ndryshe soft skills, në komunikim, prezantim gjatë një interviste dhe në përgatitjen e një cv. Në projektet tona janë ofruar shumë studentë që mbarojë studimet e larta dhe e kanë pasur të pamundur t’i qasen tregut të punës, duke qenë se tentojnë të mbarojnë universitete si mjeksi, drejtësi dhe nuk ka aq shumë vende pune sa për të përballuar këtë fluks. Një sfidë tjetër është edhe kriza që pllakosi Shqipërinë dhe të gjithë globin nga Covid 19 dhe problematika si tërmeti, apo çmimet e rritura dhe si zgjidhje të vetme të rinjtë panë emigracionin. Kjo është një sfidë tjetër, që ata nuk e shohin të ardhmen këtu në Shqipëri. Një sfidë tjetër është edhe mungesa e besimit në institucione. Programi ynë tenton të bëjë lidhje me bashkinë dhe zyrën e punës, në këtë mënyrë i japim mundësi të rinjve të njihen me këto zyra."u shpreh znj.Bici.

Konferenca Your Job (Caritas Albania)

Konferenca Your Job (Caritas Albania)

Nëpërmjet këtij programi të rinjve i ofrohen mundësi të shumta në gjetjen e një vendi pune, ndërsa “Your job” ofron një ndërmjetësim midis bizneseve dhe studentëve.

"Nëpërmjet programit your job, i cili është implementuar në Lezhë, Kamëz dhe Shkodër tre këshilluesit e karrierës, koordinatorët lokalë kanë bërë të mundur lidhjen mes të rinjëve dhe bizneseve. Kanë qenë ndërmjetësues mes të rinjëve dhe bizneseve, duke u lidhur me këta të fundit që t’i pranojnë këta të rinj për një eksperiencë pune ose internship. Bizneset kanë qenë të hapura me ndihmën e Caritasit shqiptar, duke i vendosur në muaj prove dhe nëse performanca e tyre vazhdon do të punësohen. Bizneset kanë hasur një krizë për fuqi punëtore dhe kanë mirëpritur këtë iniciativë tonën. Pra mundësitë janë nga më të ndryshmet sepse të bizneset kanë nevojë për punonjës dhe për këtë suport nga projekti Your Job" tha ajo.

E pyetur se ku punësohen të rinjtë jashtë apo brenda vendit, koordinatorja e projektit thotë se qëllimi i këtij projekti është punësimi i të rinjve në Shqipëri.

"Qëllimi i projektit tonë ishte që ne t’i ofronim të rinjve mundësinë të kishin një eksperiencë në tregun e punës në Shqipëri dhe jo punë jashtë saj, pra të krijonin të ardhmen e tyre në vendin e tyre dhe pranë familjes. Pra të ndalojmë këtë valë emigracioni që ka përfshirë të gjithë të rinjtë dhe këtë dëshirë për t’u larguar nga vendi" thekson Bici.

Prezantimi gjatë konferencës (Caritas Albania)

Prezantimi gjatë konferencës (Caritas Albania)

Numri i të punësuarve ka qenë i lartë gjatë këtij viti, por edhe i kryerjes së intershipeve apo praktikave të ndryshme në biznese.

"Caritasi ndërmjetëson për të punësuar, mes biznesit dhe të rinjve, organizatave të punës, por nuk ofron vende pune Nëpërmjet ndërmjetësimit që koordinatorët tanë kanë bërë në këto tre zona kanë arritur të punësohen deri në prill 2022, 107 të rinj. Pra mbas intershipeve ata rezultojnë tani të punësuar pa suportin e programit Your job. Janë financuar 22 grante, start up, ku këta të rinj ka arritur të hapin bizneset e tyre. Këto 22 start up kanë arritur të punësojnë 23 të rinj të tjerë. Pra në total kemi 152 veta që sot janë të punësuar nga ndërmjetësimi i projektit Your job", bën të ditur ajo.

Gjatë konferencës Your Job (caritas albania)

Gjatë konferencës Your Job (caritas albania)

Ky program ka për qëllim punesimin e të rinjve nëpërmjet ndërmjetësimit, pra shërben si një urë lidhëse mes tyre dhe bizneseve të shumta, të cilat hapin dyert për t’u ardhur në ndihmë të gjithë studentëve.

"Caritas Shqiptar nuk ofron vende pune, por ndërmjetëson. Koordinatorët tanë kanë bërë disa seanca këshillimi me studentët në mënyrë që ata të gjejnë një vend pune të përshtatshëm. Dhe fushat e punësimit kanë qenë të ndryshme si marangoz, shoqata, ekonomist, financier, arkitekt pra nga më të ndryshmet, duke parë potencialet e secilit nga të rinjtë si dhe dëshirat e tyre duke u munduar në përshtatjen me studimet që ata kishin bërë" tha për CMG koordinatorja e projektit Julia Bici.