Foto:VCG

Foto:VCG

Më 31 maj, Drejtoria Shtetërore Statistikore e Kinës dhe Shoqata e Logjistikës dhe Blerjes e Kinës publikuan të dhënat ekonomike, sipas të cilave, në maj, treguesi i blerjes (PMI) në sektorin e prodhimit, treguesi i biznesit të sektorit joprodhuese dhe treguesi i prodhimit kompleks shënuan rritje përkatësisht me 49.6%, 47.8% dhe 48.4%, që janë 2.2%, 5.9% dhe 5.7% më lart se në muajin prill.

Statistori i lartë i qendrës së sondazhit të sektorit të shërbimit pranë Drejtorisë Shtetërore Statistikore, Zhao Qinghe u shpreh që në maj, zonat që ndikohen më shumë nga pandemia COVID-19 janë kthyer gradualisht në gjendjen e prodhimit dhe treguesi PMI i sektorit të prodhimit është kthyer në 49.6%. Ndër 21 sektorët e përfshirë në sondazh, numri i sektorëve që shënuan rritje me PMI është ngritur në 12 nga 9 dhe kjo tregon që në sektorin e prodhimit ka ndryshime pozitive.

“Nga nëntreguesit, mund të shohim që qarkullimet në zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit janë bërë më të rregullta, prodhimi i ndërmarrjeve dhe kërkesat e tregut janë në gjendje mëkëmbëse, sektorët janë në mëkëmbje koordinuese dhe ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha kanë patur mëkëmbje përkatëse,” thotë eksperti i qendrës së informacionit logjistik të Kinës, Wen Tao.

Nga ana e prodhimit dhe kërkesës, në maj, treguesi prodhimit dhe treguesi i porositjeve të reja në sektorin e prodhimit shënuan përkatësisht 49.7% dhe 48.2%, 5.3% dhe 5.6% më shumë se në muajin prill. Kjo tregon që ana e prodhimit dhe ana e kërkesës kanë patur mëkëmbje, mirpo kjo mëkëmbje kërkon më shumë fuqi nxitëse.

Studiues i qendrës studimore të zhvillimit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, Zhang Liquan analizon që rritja e treguesit PMI në maj tregon pakësimin e ndikimeve nga pandemia COVID-19 dhe masat e shumta për stabilizimin e rritjes dhe sigurimin e jetesës po fillojnë të kenë efekte.

“Treguesi i prodhimit shënuan rritje të dukshme. Kjo tregon përpjekjet anti-epidemike dhe për rifillimin e gjithanshëm të prodhimit kanë patur efekte të dukshme. Numri i porositjeve të reja dhe treguesi i porositjeve të reja kanë patur ngritje. Kjo tregon që janë pakësuar në mënyrë të dukshme kufizimet e pandemisë ndaj kërkesave me afat të shkurtër,” thotë Zhang Liqun.

Foto:VCG

Foto:VCG

Këto rritje pozitive në sektorin e prodhimit në fakt janë mbështetur nga masat ndihmuese dhe mbështetëse të krahinave të ndryshme.

Për të përballuar goditje nga pandemia, krahinat e ndryshme, posaçërisht ato zona që preken më shumë kanë shtuar masa përballuese, me synim që të mbështesin ndërmarrjet të mbijetojnë dhe të kenë zhvillim në gjendjen e vështirë dhe me synim që të konsolidohet baza për mëkëmbjen ekonomike.

“Më parë, me ndikimet epidemike, logjistika ishte ngecur dhe çmimi i materialeve të para ishin ngritur shumë. Për shkak që shitja e mallrave ishte bllokuar, kemi patur më shumë presion financiar. Në këtë moment kyç, qeveria lokale ka publikuar një sërë politika favorizuese, si pakësimi i tatimeve T.V.SH dhe shtyrja e afatit tatimor, të cilat kanë zbutur presionet e ndërmarrjeve,” menaxherja e prodhimit në kompaninë e veshjes Fudeshi të provincës Jiangxi, Huang Xiaohong.

Në qytetin Chuzhou të provincës Anhui, për të stabilizuar zinxhirin e prodhimit dhe të furnizimit, qeveria lokale ka krijuar ekipin e posaçëm për garantimin e qarkullimeve të makinave transportimi. Ndërkohë, është krijuar sistemi ndihmës që plotëson shërbimet dhe mbikëqyn probleme ekzistuese, me synim që të ndihmojë ndërmarrjet të mbikalojnë gjendjen e vështirë.

“Deri tani, kemi ndihmuar ndërmarrje të zgjidhin kërkesat e financimit prej 3.62 miliardë juanësh, kërkesat për krahët e punës prej mbi 50 mijë vetash dhe kërkesat për tokë të punës prej 5503 akrash. Dhe tani prodhimi dhe menaxhimi i ndërmarrjeve në qytetin tonë janë në mëkëmbje të rregulltë,” thotë përgjegësi i qyteti për prodhim.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përveç krahinave që preken jo rëndë nga COVID-19, edhe ato zona më të prekura nga epidemia kanë patur mëkëmbje pozitive. Deri më 25 maj, 92% të 1722 ndërmarrjeve që përfshihen në listën e bardhë të vendit kanë rifilluar prodhim, 75.4% të 5872 ndërmarrjeve në listën e bardhë të qytetit Shangai kanë rifilluar punë dhe të gjitha ndërmarrjet kryesore në provincën Jilin të Kinës Verilindore janë kthyer në gjendjen e punës. (Jiang Lei)