Duke shitur një sërë ushqimesh të shijshme, nga ushqimet bazë deri te bulmeti dhe çaji, shumë dyqane të famshme të vendosura në pika të ndryshme të zonës së qytetit të vjetër të Gadishullit të Makaos janë shndërruar në një markë e ushqimit tradicional dhe e suvenireve unike në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Makaos (SAR).

foto nga VCG

foto nga VCG

Mënyrat e vjetra të përgatitjes së ushqimit

Tam Soi Wing është trashëgimtari i brezit të tretë të “Pastelaria Chui Heong”, një pastiçeri e njohur për biskotat me bajame të pjekura në skarë në rrugën e ngushtë, por plot lëvizje Rua do Gamboa.

"Në fillim, gjyshi im i bënte biskotat dhe gjyshja ishte e ngarkuar për t'i shitur. Në vitet 1970, nëna dhe xhaxhai im vendosën dhe blenë një dyqan. Në vitin 2020, i sponsorizuar nga qeveria SAR, bleva këtë dyqan të ri dhe i vjetri u kthye në fabrikë”, tha Tam për Xinhua.

I etiketuar si një dyqan tipik, i vjetër në Makao, pastiçeria “Chui Heong” ka vazhduar traditën e mjeshtrave me përvojë, duke përzier lëndët e para, duke i derdhur në forma e më pas duke i pjekur, port ë gjitha veprime të kryera me duar.

foto nga VCG

foto nga VCG

Një turiste me mbiemrin Su nga Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong në Kinën kontinentale, tha se ajo erdhi në pastiçerinë “ Chui Heong” veçanërisht për pastat e bëra me dorë. “M’u desh shumë kohë për të gjetur dyqanin, tha ajo. Më pëlqejnë pastat e bëra në mënyrë tradicionale”.

Jo shumë larg pastiçerisë “Chui Heong” ndodhet “Lok Kei Noodles”, një restorant udhërrëfyes Michelin prej 12 vjetësh. Restoranti, që s'bie në sy për nga pamja, është i famshëm mes vendasve dhe turistëve, duke ofruar nodles me bambu dhe gaforre.

Lei Man Lung është trashëgimtari i brezit të tretë të “Lok Kei”. Para një shufre gjigante bambuje ai për gati një orë e rreh atë rreth 10,000 herë për të përftuar miellin e bambusë.

"Bërja e petëve nëpërmjet shtypjes së bambusë kërkon përpjekje të mëdha," tha Lei. "Por kjo ndihmon që petët të bëhen më të lëmuara, më elastike dhe për këtë arsye më të shijshme."

Gjithashtu në zonën “Lan Heong Kuok”, një çajtore tipike kantoneze është e mbushur me klientë gjatë kohës së pikut, të cilët vijnë posaçërisht për dim-sumin tradicional me çmime tërheqëse.

“Babai im e themeloi restorantin 59 vjet më parë”, tha Chan Zi Wai. "Në kohët e vjetra, klientëve u pëlqente të lexonin gazeta këtu. Tani u pëlqen të kontrollojnë celularët e tyre. Shumica e gjërave mbeten të pandryshuara."

Pak para Festivalit të Varkave të Dragoit, i cili bie më 3 qershor të këtij viti, restoranti ka qenë i zënë me shitjen e “zongzi”, një ushqim festiv i bërë me oriz ngjitës me mbushje të ndryshme dhe i mbështjellë me gjethe bambuje ose kallami.

Çdo vit në këtë kohë, kati i parë i ndërtesës trekatëshe kthehet në një punishte. Punonjësit bëjnë “zongzi” me mbushje me mish derri, fasule dhe të verdhë veze të kripur dhe i varin produktet e tyre në rafte hekuri për t'i ekspozuar.

"Ne shesim dhjetëra mijëra “zongzi” për çdo Festival të Varkave të Dragoit," tha Chan. Secili peshon mesatarisht mbi 500 gramë dhe kushton nga 16 pataca (rreth 1.98 dollarë amerikanë) në 100 pataca.

Ide të reja për zhvillimin në të ardhmen

Me dekada apo edhe shekuj histori, këto dyqane të vjetra ushqimore tani po përballen me sfida të reja, veçanërisht me ndikimet e pandemisë COVID-19.

Që nga shpërthimi i COVID-19 në fillim të vitit 2020, numri i turistëve në Makao ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje bizneseve të vogla dhe mikro. Të dhënat zyrtare treguan se mbërritjet e vizitorëve në Makao arritën në mbi 7.7 milionë në vitin 2021, një rritje prej 30.7 për qind nga viti në vit dhe megjithatë një rënie prej mbi 80 për qind krahasuar me vitin 2019.

“Para dyqanit tonë në momentet më të mira kishte radhë të gjata”, tha Tam, pastat e së cilës kryesisht blihen nga turistët si suvenire. “Tani, për shkak të pandemisë, kemi më pak klientë”, u shpreh ajo.

foto nga VCG

foto nga VCG

Duke u përpjekur të jetë më inovativ, Chui Heong tani ofron pako të vogla pastash që synojnë të tërheqin klientët e rinj. "Ne po mendojmë gjithashtu për shitjen në internet për klientët nga Kina kontinentale," tha Tam.

Për Lein, zgjidhja është që ushqimet tradicionale të jenë më të përshtatura për shijet e klientëve modernë. Restoranti i guidës Michelin ka shpikur pjata të reja, duke shtuar karkaleca të tharë, mish derri të pjekur dhe lëvozhgë të tharë agrumesh në pastën e peshkut, duke e bërë përzierjen në formë topi dhe duke i skuqur ato. "Shumë turistë nga Guangdong u pëlqen shumë të vijnë tek ne," tha Lei.

Megjithatë, Lei tani përballet me një sfidë tjetër, trashëgiminë, pasi të bësh petë të shtypura me shufra bambuje jo vetëm që kërkon forcë të madhe fizike, por është gjithashtu e vështirë.

Sipas Zyrës së Çështjeve Kulturore të të Makaos, vetëm disa restorante aktualisht prodhojnë petë të shtypura me bambu. Në vitin 2020, Zyra e renditi këtë mjeshtëri si trashëgimi kulturore jomateriale të SAR.

“Gjyshi im e bëri biznesin për të siguruar jetesën”, tha Lei. "Për brezin tim, ka të bëjë me ruajtjen e reputacionit të familjes dhe trashëgiminë e aftësive."

Chan, tani 65 vjeç drejton Lan Heong Kuok së bashku me dy motrat e tij më të mëdha. "Fëmijët tanë nuk duan të marrin përsipër këtë mjeshtëri" tha ai. "Ata mendojnë se kjo është punë shumë e vështirë."

Që nga pandemia, biznesi në Lan Heong Kuok ra 30 deri në 40 përqind. "Unë jam mirënjohës tashmë që Makao ka bërë një punë të mire, duke kontrolluar epideminë dhe duke nxitur ekonominë," tha Chan. “Ne mund të bëjmë më të mirën tonë dhe të shpresojmë për më të mirën”, u shpreh ai.

Që nga e hëna, Makao nuk ka raportuar asnjë rast të ri të transmetuar në vend të COVID-19 për rreth shtatë muaj rresht. Qeveria e SAR të Makaos ka miratuar gjithashtu një sërë politikash për të nxitur ekonominë, duke përfshirë skemën e pjesëmarrjes së pasurisë, sipas së cilës çdo banor i përhershëm dhe jo i përhershëm ka të drejtë të marrë respektivisht 10,000 pataca dhe 6,000 patacas, dhe një plan për përfitimet e konsumit përmes elektronikës. mënyrat e pagesës, sipas të cilave çdo banor ka të drejtë për 8000 pataca. (1 pataca është e barabartë me 0,1241 dollarë amerikanë)