Chang Tangwei ka qenë i zënë së fundi duke u kujdesur për orkidetë në fermën e tij në Zhangpu, në provincën kineze Fujian. Sipërmarrësi, i cili erdhi nga Tajvani, së fundi arriti një marrëveshje për të eksportuar 30.000 orkide në Shtetet e Bashkuara. “Porosia vlerësohet në rreth 500.000 juanë (77.519 dollarë) dhe do të dërgohet në Amerikë muajin e ardhshëm”, -tha Chang.

“Përhapja e Covid-19 në Kinën kontinentale ka pasur pak ndikim në biznesin tim të eksportit”, -tha ai.

I lindur në Changhua, të Tajvanit, në vitin 1968, Chang u rrit në ishull dhe u diplomua në Universitetin Kombëtar të Tajvanit. Në vitin 2001 ai dha dorëheqjen nga puna dhe e zhvendosi fokusin e jetës dhe të karrierës së tij në Fujian. Duke pasur një diplomë në hortikulturë, ai ishte optimist për mjedisin e investimeve dhe politikat në zonën kontinentale. Kështu ai krijoi një fermë me orkide në një park lokal për sipërmarrësit.

“Zona kontinentale ka më shumë tokë dhe kosto më të ulëta prod

Foto from Chinadaily

Foto from Chinadaily

himi, si dhe potencial më të madh tregu. Kërkesa për orkide është më e madhe”, -tha ai.

Kompania e Chang kryesisht mbjell orkide në serra, duke mbuluar një sipërfaqe prej më shumë se 10.000 metra katrorë. Vitin e kaluar, shitjet arritën në 8 milionë juanë.

Shtatëdhjetë për qind e vëllimit të shitjeve erdhi nga eksportet e orkideve, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Vietnam. Orkideja është bërë një produkt i domosdoshëm për Vitin e Ri Kinez për shkak të natyrës së saj unike dekorative dhe vëllimi i shitjeve është rritur shumë vitet e fundit, tha Chang.

Orkidetë ishin në mungesë gjatë periudhës së festave të vitit të kaluar, tha ai. Kina kontinentale ka prezantuar politika preferenciale për të tërhequr investitorë dhe për të ndihmuar startup-et e biznesit nga Tajvani vitet e fundit. Chang tha se masat kanë përfshirë tatimin, të drejtat e menaxhimit të tokës, kreditë, dhënien me qira të fabrikave dhe çmimin e energjisë. Sipas tij, nga këto lehtësira kanë përfituar investitorët e Tajvanit, duke u dhënë atyre besim.

Për të përmbushur kërkesën në rritje, Chang tha se planifikon të zgjerojë investimet për të mbjellë më shumë orkide në vitet në vijim.

Foto from Chinadaily

Foto from Chinadaily

“Pjesa kontinentale dhe Tajvani ndajnë të njëjtën kulturë, zakone dhe gjuhë dhe komunikimi është shumë i përshtatshëm”, -tha ai, duke shtuar se tregu kontinental ka perspektiva më të gjera dhe më shumë mundësi.

Chang shpreson që më shumë të rinj nga Tajvani të vijnë në zonën kontinentale për të parë dhe ndjerë zhvillimin e shpejtë, ndryshimet e mëdha dhe efikasitetin.