Afërsia gjeografike, pozicioni strategjik i afërsisë me tregjet e Bashkimit Evropian dhe të zonës së Ballkanit, njohja e gjerë e gjuhës italiane, afrimitetet kulturore janë kushte që tradicionalisht i bëjnë Italinë dhe Shqipërinë partnerë ekonomikë natyrorë. “Rome Food Excel”, i zhvilluar nga 24 deri më 27 Prill 2022 në Fiera Roma, është panairi i vetëm dhe më i rëndësishëm në Romë, kushtuar sektorit të ushqimit dhe verërave.

“Roma Food Excel” është një event ekselence, i dedikuar tërësisht industrisë ushqimore, i krijuar për të bashkuar aktorët kryesorë të sektorit në një zgjidhje të vetme dhe për të zbuluar të rejat e këtij sektori.

Kompanitë italiane kanë përfaqësuar tradicionalisht më shumë se gjysmën e të gjitha kompanive të huaja aktive në Shqipëri, duke përbërë një pjesë të rëndësishme të sistemit shqiptar të prodhimit dhe punësimit. Grupet industriale të mesme dhe të mëdha janë vendosur kryesisht në sektorët e energjisë, çimentos, agro-ushqimore dhe bankare. Pjesmarrëse në “Roma Food Excel”, administratorja e “Balcando”, kompanisë italo-shqiptaro, Fabiola Ismaili tregon rreth investimeve të kompanisë së saj.

“Kompania ime quhet Balcando dhe është një kompani e të drejtës italiane, por që operon midis të dyja vendeve tona, Italisë dhe Shqipërisë. Në fillim kishim më tepër klientë italianë, që donin të investonin në Shqipëri, kurse në vitet e fundit kemi vënë re gjithmonë e më tepër kërkesa prej kompanive shqiptare për investime në Itali. Është një kompani, e cila ofron konsulencë ligjore, fiskale, përkthime, sepse edhe përkthimet janë mjaft të rëndësishme në biznese në hartimin e kontratave si dhe një sërë orientimesh sa i përket gjetjes së personelit, në të dyja vendet reciproke. Panairi Roma Food Excel u prit me shumë interes nga të gjitha kompanitë që operojnë në fushën e agrifood. Për shkak të mungesës dhe të boshllëkut që është krijuar në këtë sektor të rëndësishëm, siç është ai i panaireve gjatë viteve të pandemisë, kompania jonë Balcando ndihmoi organizuesit e këtij panairi për pjesmarrjen e të gjitha kompanive shqiptare të interesuara në këtë sektor kaq të rëndësishëm. Në këtë panir morën pjesë më shumë se 50 bayers shqiptarë, të cilët u koordinuan në pjesmarrëjen e tyre nga ana e Dhomës së Tregtisë të Tiranës si dhe nga Shoqata e Bukës dhe Pastiçerisë. Në të njëjtën kohë pati edhe pjesëmarrje të kompanive në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe eksperienca e tyre qe e rëndësishme, sepse ishte një moment shkëmbimi eksperiencash të përbashkëta mes kompanive italiane dhe shqiptare”, u shpreh sipërmarrësja Ismaili.

Kompanitë shqiptare kanë marrë pjesë në këtë panair në forma të ndryshme për të sjellë më tepër i inovacion, ndërsa pjesmarrëse ishin “Bancando”, Bashkia Durrës, Dhoma Kombëtare e Tregtisë dhe Online Marketing Academy (OMA).

“Në datën 25 prill kompania jonë Balcando krijoi një konferencë me titullin “Shqipëria dhe Italia partnerë natyralë” gjatë së cilës iu prezantua bizneseve italiane apo të tjerave të ardhura nga jashtë këtij panairi, mundësitë e shumta për investime në vendin tonë. Në të njëjtën ditë Shoqata e Akulloreve Italiane, për të nderuar të gjithë pjesëmarrësit shqiptarë në këtë panair krijoi dy shije të reja, të cilat i quajti “e mira” dhe “baklava”. Po kështu e njëjta shoqatë i dha një titull falënderimi të gjitha enteve pjesmarrëse në këtë panair, duke filluar nga Bashkia e Durrësit, Dhoma e Tregtisë dhe Shoqata e Bukës dhe e Pastiçerisë. Pjesëmarrja e bizneseve shqiptare qe shumë e rëndësishme, sepse i hapi rrugë dhe pjesmarrjeve të tjera në panairet e viteve të ardhshme si në Itali ashtu edhe në Shqipëri”, tha ajo.

Pamela Germani, përfaqësuese e OMA (Online Margeting Academy) na rrëfen rreth eksperiencës së tyre në këtë panair.

“OMA ofron trajnime të specializuara në fushën e marketingut digital si social media marketing, advertising, e-commerce dhe mundësi të tjera në botën digjitale, ku individët jo vetëm kanë mundësinë të trajnohen dhe të marrim informacione rreth këtyre fushave, por gjthashtu të punojnë si freelencer në tregjet ndërkombëtare. Gjithashtu OMA ofron dhe mundësinë e menaxhimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare pra menxhim të rrejteve sociale, website, email marketing etj.

“Roma food excel” ishte një panair i kategorisë Horeca, ku ne patëm mundësinë që të kontaktonim me bizneset e interesuara rreth marketingut digjital, rreth metodave të reja sesi ata mund të rrisinin shitjet nëpërmjet këtij marketingu. Patjetër që në industrinë në të cilën ne operojmë është më e thjeshtë që të eksportojmë shërbimet jashtë, sepse ne aktualisht punojmë me bizneset e huaja, por duke pasur mundësinë e një prezence në panair, kontakti i drejtpërdrejtë na u mundësua dhe t’i ofronim shërbimet tona me intersin për të patur një kosto më të reduktuar, përsa i përket këtyre shërbimeve” theksoi ajo.

Bashkia e Durrësit këtë vit i është bashkuar Panairit ndërkombëtar “Roma Food Excel 24-27 prill 2022”. Pjesëmarrja në këtë panair ndërkombëtar, bëhet në kuadër të zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim promovimin e produkteve dhe shërbimeve turistike si njësi akomoduese, bar-restorante, kulinari, agroturizëm etj.

“Kontaktet nëpërmjet panairit Roma food Excel na sollën bashkëpunime me kompanitë italiane me të cilat urojmë të kemi një bashkëpunim afatgjatë dhe të frytshëm dhe pse jo më pas të zgjerohemi në territorin italian për t’ia ofruar këto shërbime të marketingut digjital nga Shqipëria. Pjesëmarrja në panaire të tilla është e domosdoshme jo vetëm për biznese që janë të fushës, por edhe për biznese të tjera të cilat mund të ofrojnë shërbime të kategorisë Horeca dhe të kenë mundësi të lidhin bashkëpunime të frytshme dhe afatgjata, tha Ismaili.

Në aspektin numerik, bazuar në të dhënat e disponueshme të para Covid-it, prania e kompanive italiane aktive në Shqipëri arriti në rreth një mijë, me një sërë aktivitetesh të larmishme kryesisht në sektorin e prodhimit, energjisë, ndërtim, përpunim dhe prodhim ushqimor, shërbime, konsulencë dhe inovacion. Bazuar në të dhënat e INSTAT, në vitin 2020 kishte rreth 3011 sipërmarrje të vogla dhe të mesme me kapital të përzier italo-shqiptar, nga të cilat 2058 sipërmarje 100% italiane. Nga numri total i shoqërive me kapital të huaj dhe të përzier, në periudhën 2017-2019 Italia do të kishte thithur peshën më të madhe të punësimit (53.3%) dhe xhiros (25.3%).