Foto:VCG

Foto:VCG

Prodhimi është pjesa kryesore e ekonomisë kombëtare, thelbi i zhvillimit dhe baza e fuqizimit të një vendi. Kina ka shpallur programin “Made in China 2025”, duke përcaktuar objektivin për t’u bërë një vend i fuqishëm në sektorin e prodhimit.


Programi strategjik i bazuar te prodhimi i fuqishëm

Në vitin 2021, sektori i prodhimit i Kinës pati zhvillim të mirë. Ai u rendit në vendin e parë të botës për 11 vjet me radhë, pati sistemin më të plotë industrial dhe zuri vendin e parë në botë për prodhimin e mbi 40 % të produkteve industriale kryesore.


Edhe pse gjendja industriale në botë nuk është e mirë, ky është një rast që teston fuqinë dhe vullnetin e sektorit të prodhimit të Kinës. Por gjendja ndërkombëtare po ndryshon shpejt dhe sfidat që përballon sektori i prodhimit i Kinës janë në rritje. Kështu që Kina, siç është theksuar në mbledhjen qendrore të punës ekonomike, duhet të “fokusohet te stabiliteti dhe të përparojë në bazë të qëndrueshmërisë”. Kjo është një përvojë e fituar nga e kaluara, që kërkon që zhvillimi të bazohet te gjendja e qëndrueshme dhe grumbullimi i energjive.


Foto:VCG

Foto:VCG

Elasticitet dhe vullnet përpara sfidave

Sipas “Raportit të Treguesit të Fuqisë Prodhuese 2021” të hartuar nga Akademia Inxhinierike e Kinës, më 2020, me gjendjen e ndërlikuar ndërkombëtare dhe detyrat e shumta reformuese brenda vendit, posaçërisht në kushtet e goditjes nga pandemia e COVID-19 dhe të mosmarrëveshjeve tregtare Kinë-ShBA, sektori kinez i prodhimit ka përballuar me sukses sfida të mëdha. Krahasuar me tetë vendet e tjera kryesore prodhuese (ShBA-ja, Gjermania, Japonia, Britania, Franca, Koreja e Jugut, Brazili dhe India), Kina ka treguar epërsinë e sistemit të plotë industrial. Epërsitë e përmasës industriale janë rritur, cilësia dhe efektiviteti kanë mbetur të qëndrueshme, gjallëria e inovacionit është shtuar, janë konsoliduar efektet fillestare të forcimit të bazës industriale dhe është praktikuar fuqishëm zhvillimi i gjelbër dhe me karbon të ulët. Renditja e këtyre nëntë vendeve në këtë tregues nuk kanë pasur ndryshim krahasuar me vitin 2019. Në raportin e fundit, Kina ende ndodhet në kategorinë e tretë, por distanca me vendet e dy kategorive të para është duke u pakësuar pandërprerë dhe rritja e Kinës në këtë drejtim po shpejtohet vazhdimisht.


Sipas këtij raporti, në periudhën 2015-2020, vlera e treguesit të fuqisë prodhuese të Kinës është rritur nga 105.78 në 116.02. Gjendja e përgjithshme e prodhimit është e qëndrueshme, pozitive dhe me reagim të shpejtë ndaj ndryshimeve në treg. Kina ka treguar aftësi të fortë në mobilizimin dhe organizimin e faktorëve prodhues, duke treguar elasticitet të fortë përpara sfidave të vështira.


Foto:VCG

Foto:VCG

Fuqi prodhuese në vitin 2025

Zv.kryetari i Akademisë Inxhinierike të Kinës, Zhu Gaofeng, u shpreh që në vitin 2020, sipas treguesit të fuqisë prodhuese, Kina është në nivel shumë të afërt me Japoninë. Me vazhdimin e prirjes së tanishme të zhvillimit dhe me parakushtin që gjendja makroekonomike të mos ndryshojë shumë, Kina mund të vazhdojë të nxitë strategjinë për kthimin në një fuqi prodhuese dhe në vitin 2025 mund të ngjitet në kategorinë e dytë, duke u futur në radhën e vendeve më të fuqishme prodhuese në botë.

Nëse shikojmë dekadat e fundit, mund të zbulojmë që sektori i prodhimit ka luajtur një rol kyç për zhvillimin e vrullshëm të Kinës. Pas kësaj qëndron vullneti dhe vendsomëria e Kinës për t’u shndërruar në një vend të fuqishëm prodhues.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina është për 11 vjet me radhë vendi më i madh prodhues, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për t'u shndërruar në një fuqi prodhuese. Sigurisht Kina ka pasur zhvillim të madh në shumë sektorë dhe në disa prej tyre zë vendin e parë në botë, megjithatë sfidat përpara saj për t'u kthyer në një vend të fuqishëm në sektorin e prodhimit janë të mëdha. Posaçërisht në kushtet kur ShBA-ja përdor "shkopin" tregtar, duke ndaluar bashkëpunimin mes ndërmarrjeve amerikane dhe atyre kineze, disa pajisje dhe përbërës kyçë të prodhimit u janë nënshtruar ose do t'u nënshtrohen bllokimeve e embargove tregtare.


Vështirësia duket shumë e madhe, por “Made in China” ka dhënë përgjigje të qartë, duke nisur projektin e krijimit të pavarur.


Foto:VCG

Foto:VCG

Nga sonda e Marsit deri në rrjetin satelitor "Beidou", nga anijet kozmike në Hënë deri në zhytësin në ujërat e thella detare, nga teknologjia bërthamore e brezit të 3-të deri në platformën e eksplorimit në thellësi të ujërave detare ... të gjitha këto vepra teknologjike janë krijuar në mënyrë të pavarur nga Kina dhe janë me të drejtën e pronësisë intelektuale. Kjo tregon hapin e vendosur të Kinës drejt shndërrimit në një prodhuese të fuqishme.


Për Kinën, sfidat kanë filluar dhe përpara ndodhen vështirësi, por edhe raste të reja!

(Jiang Lei)