Çmimet në vend do të jenë të larta jo vetëm këtë vit, por ato të vijojnë të jenë më të lartat në dy dekada të paktën deri në vitin 2027. Një parashikimi i bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e fundit të pasqyrës ekonomike globale, vlerëson se inflacioni mesatar në Shqipëri, në vitin 2022 do të jetë 5.5%, nga 2% që ishte mesatarja e vitit të kaluar. Çmimet pritet të jenë të larta edhe në vitin 2023, me normën e inflacionit që vlerësohet të jetë në 3.7%. Deri në 2027-n inflacioni pritet të qëndrojë në rreth 3%, në objektivin e Bankës së Shqipërisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar

Fondi Monetar Ndërkombëtar

Këto janë nivelet më të larta që nga viti 2004, kur FMN raporton të dhënat. Për periudhën 2004-2013, inflacioni mesatar është luhatur në 2.7%, ndërsa nga viti 2014 deri në 2021 është luhatur midis 1.3-2%.

Megjithëse pengesat pritet të lehtësohen përfundimisht pasi prodhimi do të nxitet në vende të tjera në përgjigje të çmimeve më të larta, duke shtuar njëkohësisht dhe kapacitetet, mungesat e furnizimit në disa sektorë pritet të zgjasin deri në vitin 2023. Si rezultat, FMN parashikon që inflacioni të mbetet i lartë për shumë më gjatë, si në tregjet e avancuara ashtu edhe në ato në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim.

FMN parashikon që rritja e çmimeve të ushqimit dhe karburantit do të dëmtojë familjet me të ardhura më të ulëta në nivel global, duke përfshirë këtu shtetet e Amerikës Jugore dhe Azisë.

Në raportin e fundit FMN ka përgjysmuar parashikimin për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2022. FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet ketë vit me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor. Ulja e parashikimit të FMN-së lidhet me luftën dhe ndikimin e saj në partnerët kryesorë të vendit si dhe situatën energjetike.

Guvernatori Gent Sejko (Banka e Shqipërisë)

Guvernatori Gent Sejko (Banka e Shqipërisë)

Në mars inflacioni në vend arriti në 5.7%, më i larti në dy dekada. INSTAT raportoi se inflacioni, apo Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, në muajin mars arriti në 5.7%. Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2002 dhe është shumë më i lartë se objektivi i shënjestruar prej 3% i Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, në Uashington. Më herët në një deklaratë për mediat guvernatori u shpreh se inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rritje tre muajt e parë të këtij viti.

"inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rritje në tre muajt e parë, sopas të dhënave të instatit ky Inflacion regjistroi nivelet në 3.7% dhe 3.9% respektivisht në muajt janar dhe shkurt. Ndonëse të dhënat zyrtare të plota mungojnë, informacioni i disponuar tregon një rritje të mëtejshme për muajin mars. Ecuria e inflacionit në Shqipëri është ndikuar nga rritja e çmimeve të ushqimeve, të naftës dhe të kostove të prodhimit dhe të transportit. Në terma makroekonomik trendi i rritjes së inflacionit pasqyroi rritje të shpejtë dhe qëndrueshme kërkesës, rritje të pagave dhe të punësimit si dhe rritjen e shpejtë të çmimeve në tregjet ndërkombëtare gjatë tre mujorit të fundit. Këto të dhëna kanë qenë të larta gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar dhe janë vën në presion nga tensioni gjeopolitik që shoqërojnë konfliktin në ukrainë. Ecuria e mëtejshme e çmimeve do të përcaktohet nga intesiteti dhe kohëzgjatja e këtij konflikti nga ndikimi që ai do të ketë mbi çmimet dhe tregtinë ndërkombëtare si dhe nga qëndrueshmëria e rritjes ekonomike në vend", u shpreh Guvernatori

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko

Lidhur me sektorin bankar, Guvernatori u shpreh se ai shfaqet i qëndrueshëm ndaj goditjeve dhe efekteve prej dy vitesh të pandemisë dhe se veprimtaria e tij vijon të zgjerohet mbështetur kryesisht nga depozitat, fitimi i tij është përmirësuar ndërsa likuiditeti mbetet i lartë. Falë planit të masave për reduktimin e kredive me probleme dhe angazhimit të Bankës së Shqipërisë tashmë raporti i kredive me probleme ka shënuar vlerën më të ulët në 15 vitet e fundit, 5%.

Ai shtoi se inflacioni në Shqipëri pritet të qëndrojë mbi objektivin e Bankës gjatë vitit 2022, në pasqyrim të goditjeve që vijnë nga çmimet e rritura në tregjet ndërkombëtare, megjithatë, kjo goditje do të ketë efekte të përkohshme. Në këtë kontekst, Guvernatori theksoi se rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe reduktimi i kërkesës së huaj, do të shoqërohen me norma më të larta inflacioni dhe rritje më të ngadaltë ekonomike krahasuar me vlerësimet e mëparshme të Bankës.

Guvernatori shprehet se sa i përket punësimit ëshët rritur ndërsa paga në sektorin privat është rritur me 10.2 për qind.

"Në veçanti të dhënat e Instat-it tregojnë se punësimi u rrit me 20.1 % me terma vjetore gjatë tre mujorit të parë të vitit 2021, ndërsa paga në sektorin privat u rrit me 10.2%. Norma e lartë e rritjes së pagave sugjeron se tregu i punës karakterizohet nga hapsira të pakta të pashfrytëzuara. Kompesimi i parashikimeve afatmesme tregon se ekonomia shqiptare do të vuaj pasojat e goditjes. Rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe reduktimi i kërkesës huaj do të shoqërohen me norma më të larta inflacioni dhe rritje më të ngadaltë ekonomike krahasuar me vlerësimet tona të mëparshme. Megjithatë vlerësimet e skenarit sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vijoj të rritet gjatë vitit 2022. Po ashtu projeksionet tona tregojë se rritja ekonomike do të mbetet në territor pozitiv edhe nëse rritja rezulton më e fortë sesa vlerësimet aktuale. Nga ana tjetër goditjet e ofertës dhe qëndrueshmëria e kërkesës së brendshme pritet të pasuerohen në norma më të larta inflacioni në të ardhmen. Sipas skenarit bazë të parashikimeve inflacioni do të luhatet rreth nivelit 5-6% për pjesën e mbetur të vitit 2022." tha ai

Takimi i guvernatori Gent Sejko në FMN (Banka e Shqipërisë)

Takimi i guvernatori Gent Sejko në FMN (Banka e Shqipërisë)

Përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe BB-së vlerësuan pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, në zhvillimin makroekonomik dhe stabilitetin financiar të vendit. Ata inkurajuan Bankën e Shqipërisë të vijojë monitorimin e vazhdueshëm të situatës, si dhe koordinimin e politikave nga autoritetet shqiptare duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur.

Gjatë takimeve, ata gjithashtu inkurajuan çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si një faktor kyç në përshpejtimin e reformave dhe zhvillimin e vendit.