Foto:VCG

Foto:VCG

Qysh nga Kongresi i 18-të i Partisë Komuniste të Kinës (PKK), Kina ka publikuar një sërë programesh dhe politikash në fushën e energjisë, duke formuar një sistem planifikimi strategjik për nxitjen e reformave energjetike. Krahas politikave mbështetëse, Kina ka bërë thellësisht reforma në këtë sektor, me synim që të shndërrohet nga një vend i madh energjetik në një fuqi energjetike. Me përpjekjet e pandërprera, Kina ka realizuar reforma historike në fushën e energjisë së pastër, të sigurt dhe efektive, duke u futur në fazën e zhvillimit me cilësi të lartë.

Çfarë është fuqia energjetike?

Tani në botë nuk ka një standard të njësuar se kur një vend mund të quhet fuqi energjetike. Duke marrë parasysh veçantinë e energjisë, një vend mund të cilësohet si një fuqi energjetike mbështetur në këto kritere thelbësore: së pari, duhet të jetë një vend i madh energjetik; së dyti, duhet të ketë aftësi të fuqishme vetëfurnizimi; së treti, duhet të ketë aftësi të fuqishme inovacioni energjetik ose të zotërojë teknologji moderne për eksplorimin dhe shfrytëzimin e energjisë.

Krahas këtyre, një fuqi energjetike duhet të ketë aftësi të mëdha në shndërrimin e energjisë dhe në përplotësimin e llojeve të ndryshme të energjive, si edhe të ketë edhe të drejtën e fjalës në arenën ndërkombëtare, të marrë pjesë në qeverisjen globale energjetike e në menaxhimin ndërkombëtar dhe të përballojë konkurrencën e tregut.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përse Kina duhet të bëhet një fuqi energjetike?

Energjetika është baza për ndërtimin e një shoqërie moderne. Kongresi i 19-të i PKK-së ka qartësuar strategjinë e “dy hapave” për ndërtimin e gjithanshëm të një vendi modern socialist. Në plenumin e pestë të Komitetit Qendror të 19-të të PKK-së, Kina paraqiti objektivat strategjikë që gjatë periudhës së planit të 14-të 5-vjeçar (2021-2025) të bëhet një vend i fuqishëm në shkencë, manifakturë, internet, transport, tregti, kulturë etj.

Sigurisht, për arritjen e këtyre objektivave, duhet të ketë një garanci të fuqishme energjetike dhe kthimi në një fuqi energjetike duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e objektivave strategjikë të Kinës. Duhet ditur që Kina renditet në vendin e parë të botës për energjinë ujore, energjinë e erës dhe energjinë diellore. Por, së bashku me përmasat e mëdha, Kina ka probleme të ndryshme, si rendimenti jo i lartë i shfrytëzimit e zëvendësimi i pamjaftueshëm i energjive tradicionale, dhe ka nevojë urgjente për të bërë kalimin nga sasia në cilësi.

Arritjet në revolucionin energjetik

Qysh nga viti 2013, Kina ka hartuar një sërë programesh dhe politikash për sektorin energjetik, duke thelluar reformat në sistemin e energjisë elektrike, naftës e gazit natyror dhe risitë në fushën e energjive të reja. Kështu, ka nisur në mënyrë të gjithanshme revolucioni energjetik.

Gjatë këtyre vjetëve, Kina ka vënë në zbatim disa projekte të mëdha energjetike, si hidrocentralet në Wudongde e Baihetan, baza kombëtare e energjisë së erës dhe energjisë fotovoltaike dhe linja e transmetimit të energjisë elektrike me tension ultra të lartë. Kjo ka nxitur revolucionin në prodhimin e energjisë.

Krahas prodhimit, ka nisur revolucioni edhe në konsumin e energjisë. Vitet e fundit, Kina ka shpejtuar heqjen dorë prej energjive të vjetra tradicionale, si ajo nga qymyrguri, duke i zëvendësuar me energji të reja. Nga sektori i automjeteve me energji të reja dhe ndërtimi i pikave të ngarkimit të baterive, deri te pajisjet elektroshtëpiake, zonat turistike dhe anijet elektrike, Kina ka filluar zëvendësimin e gjithanshëm të energjive të vjetra.

Përveç prodhimit dhe konsumit, Kina ka bërë revolucion edhe në teknologjinë energjetike. Është vënë në përdorim gjeneratori i brezit të 3-të i energjisë bërthamore "Hualong nr.1". Po ashtu, ka pasur përparime të mëdha tekniko-shkencore në eksplorimin e gazit natyror në shtresat e thella nëntokësore dhe në teknologjitë kyçe për eksplorimin e naftës rreshpore dhe të naftës në thellësitë detare. Krahas kësaj, Kina ka pasur përparim të mëdha edhe në teknologjinë e energjisë së hidrogjenit, rezervimin e energjisë dhe energjinë e përtëritshme.

Arritjet e revolucionit energjetik kanë favorizuar më shumë njerëz, duke zgjidhur problemin e mungesës së energjisë elektrike në zonat e varfra dhe të largëta. Sot, dhjetëra mijë centrale fotovoltaike kanë ndryshuar jetesën e njerëzve në zonat rurale.

Foto:VCG

Foto:VCG

Tani Kina ka ndërtuar rrjetin më të madh të energjisë elektrike me tension ultra të lartë në botë dhe sistemin më të madh të furnizimit me energji qymyrguri të pastër në botë. Krahas kësaj, Kina zë vendin e parë edhe në shumë sektorë të tjerë energjetikë, si energjia ujore, energjia e erës, energjia diellore dhe energjia bërthamore për sa i përket kapacitetit të gjeneratorëve.

(Jiang Lei)