Pandemia e koronavirusit (COVID-19), pati një ndikim të rëndësishëm në ekonominë globale. Në vitin 2020, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) global u ul me 3.4 për qind, ndërsa parashikimi për këtë vit ishte 2.9 për qind rritje e PBB-së. Ndërsa qeveritë botërore po punojnë drejt një rikuperimi të shpejtë ekonomik, PBB-ja u rrit përsëri në vitin 2021 me 5.6 për qind. Sipas parashikimit për vitin 2022, GDP-ja globale duhet të rritet me 4.5 për qind në atë vit. Për Radio Ejani eksperti i ekonomisë Kristiano Bejko shprehet se pandemia ndikoi në veprimtaritë e ndërmarrjeve dhe jo vetëm.


Eknonomia dhe covid 19 (Njb magazine)

Eknonomia dhe covid 19 (Njb magazine)

“Do të themi që nuk është hera e parë që njerëzimi përballet me një fatkeqësi të tilli njerëzore. Le të kujtojmë në histori kolerën apo rubeolën. Sigurisht pati një efekt të fortë në ekonominë botërore, por siç e ka treguar edhe njerëzimi u arrit të përshtatet me anë të karantinës që u vendos kjo i dha një ndalimi këtij ndikimi të fortë të pandemisë. Sigurisht pati ndalim të veprimtarive të ndërmarrjeve të ndryshme dhe kjo pati ndikim në rënien e produktit të brendshëm bruto që është edhe përfaqësuesi i ekonomisë së një vendi. Pati një ndikim, por ai u arrit të përballohej nga shtete të ndryshme me anë të masave që këto shtete morën përgjatë pandemisë dhe valëve të ndryshme. Vaksinimi i dha gjithashtu një ndalim të dytë shumë fuqishëm. Pati ndikim, por u përballua dhe ishte i matur”, shprehet eksperti Bejko.


Ndërsa nuk ka asnjë mënyrë për të treguar saktësisht se cili do të jetë dëmi ekonomik nga pandemia globale e koronavirusit COVID-19, ekziston një marrëveshje e përhapur midis ekonomistëve se do të ketë ndikime të rënda negative në ekonominë globale.

Vlerësimet e hershme parashikonin se, nëse virusi do të shndërrohej në një pandemi globale, shumica e ekonomive të mëdha do të humbasin të paktën 2.9 për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto (PBB) gjatë vitit 2020. Nuk ishte vetëm pandemia që ndikoi, por edhe lufta solli luhatje në tregjet ndërkombëtare.

Lufta në ekonomi ka dy ndikime që janë skajore. Nga njëra anë është shkatërrimi, ndalim i veprimtarive të ndërmarrjeve, probleme në arenën ndërkombëtare. Nëse do të marrim rastin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës kjo gjë shkaktoi një rritje të çmimeve dhe pasojat e luftës janë të mëdha dhe sjellin shkatërrim në ekonomi. Nga ana tjetër mos harrojmë që lufta ka nevojë për armatime, për municione, këto kanë një kosto të lartë edhe duan financim. Nga njëra anë është ndikimi negativ mbi ekonominë, ndërsa ndikmi i dytë është i tërthortë dhe e ndihmon ekonominë, sepse do të ketë financim të municioneve dhe të luftës”, thotë Bejko.


Impakti i covid19 në ekonomi (news.usc)

Impakti i covid19 në ekonomi (news.usc)

Prodhimi agregat për ekonomitë e përparuara do të marrë më shumë kohë për t'u rikuperuar në ritmet e para pandemisë. Divergjenca që u hap në vitin 2021 midis tregjeve të përparuara dhe atyre në zhvillim pritet të vazhdojë, duke lënë disa gjurmë të përhershme nga pandemia. Inflacioni është bërë një rrezik i qartë dhe i pranishëm për shumë vende. Edhe para luftës, u rrit për shkak të rritjes së çmimeve të mallrave dhe çekuilibrave ofertë-kërkesë. Sipas ekspertit Bejko inflacioni do të mbetet i lartë për shumë gjatë.


“Ka njëfarë ndikimi i cili varet nga sanksionet në fjalë, kujt i vendoset edhe cilët janë ata që kanë pasojat përfundimtare të këtyre sanksioneve. Pra pati një ndikim të fortë dhe shkaktoi inflacion, por të kemi parasysh që nga lufta kemi “bussines interruption” ose ndalim të veprimtarive të ndërmarrjeve. Pra kjo do të shkaktojë një ngadalësim të prodhimit dhe lëvizjes së mallrave në ekonomi. Kështu që këto do kenë më pak ofertë të mirash dhe shërbimesh në ekonomi, pra rritje të çmimeve sepse kërkesa do rritet dhe do shkaktojë këtë rritje të çmimeve. Kjo është pjesa e ndikimit të drejtpërdrejtë të luftës në ekonomi. Sanksionet pastaj kanë një anë tjetër sepse varet kujt i vendosen, pra do ketë një çoroditje të vendit kujt do t’i vendosen këto sanksione, thekson eksperti Bejko.

Eknomia botërore (newsminute)

Eknomia botërore (newsminute)

Çmimet botërore të grurit u rritën me 19.7% gjatë marsit, ndërsa çmimet e misrit shënuan një rritje prej 19.1% nga muaji në muaj, duke shënuar një rekord të lartë së bashku me ato të drithërave të tjera. Rritja e çmimeve të ushqimeve pritet të jetë mbi rritjen e viteve të kaluara 2020 dhe 2021. Gjatë këtij viti, çmimet e produkteve të shportës parashikohen të rriten midis 3.0 dhe 4.0 për qind, ndërsa produktet e tjera parashikohen të rriten midis 5.5 dhe 6.5 për qind. Por sa parashikohet që këto çmime të mbeten të larta?


“Faktori i parë për të cilin mund të bëj lidhjen kur shoh në perspektivë çmimet tregtare nga njëra anë dhe sistemin bankar nga ana tjetër, do të ishte kredia e konsumit ajo që është kryesorja në lidhje me individin e thjeshtë të shoqërisë apo edhe të një ndërmarrjeje të vogël. Me rritjen e çmimeve jo vetëm produktet që blejmë si konsumatorë, por edhe lëndët e para që ndërmarrjet do të blejnë për shërbimet, rritja e tyre do të ndikojë tek rritja e kostove. Kështu ndërmarrjet dhe individi duke qenë se ka rritje të kostos do të duan të mbajnë nivelin ekonomik që kishin para rritjes së çmimeve dhe kjo do të shkaktojë një vërshim më të lartë drejt kredisë së konsumit apo kredisë për bizneset e vogla. Pra do të ketë këtë ndikim jo doemos pozitiv, por do të nxisë kreditin në sistemin bankar”, thotë Bejko

Kristiano Bejko (foto personale)

Kristiano Bejko (foto personale)

Sipas ekspertit, rritja e çmimeve do të shkaktojë luhatje në tregjet ndërkombëtare.

“Nga ana tjetër rritja e çmimeve do të shkaktojë lëvizje, luhatje nëpër tregjet financiare dhe do gjendemi në një situatë të paqëndrueshme. Kjo shkakton atë që quhet pasiguri dhe sigurisht do të ndikojë në perceptimin e pasigurisë në marrjen e rreziqeve nga sistemi bankar. Pra do të jetë një ndikim i tërthortë që do të sjellë frikë dhe pasiguri, por ndoshta do t’i vërë frena kreditit. Pasi kur ka pasiguri japim më pak kredit. Pra do jenë dy ndikime nga dy kahe të ndryshme që ndoshta ndikimi përfundimtar nuk do jetë pozitiv, por ndoshta do të ketë një kompensim nga të dyja anët”, shpjegon eskperti i ekonomisë Kristiano Bejko.