Prej disa ditësh tashmë rritja e çmimeve është ndjerë në disa prej produkteve bazë të shportës dhe jo vetëm. Ndërsa shihet se kjo rritje e çmimeve ka ndihmuar arkën e buxhetit, të mbledh më shumë të ardhura nga tatimi mbi vlerën e shtuar, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes së arkëtimeve në buxhet për tre muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të ardhurat totale për 3-mujorin e vitit 2022 janë realizuar në masën 139 miliardë lekë ose 104.4 % të planit të 3-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me 30 miliard lekë, ose 27.4% më shumë. Nga kjo rritje, rreth 13 miliardë lekë, apo gjysma e shtesës erdhi nga TVSH-ja.

(Ministrja e Financave dhe Ekonomise, Delina Ibrahimaj, burimi facebook)

(Ministrja e Financave dhe Ekonomise, Delina Ibrahimaj, burimi facebook)

Ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se në dy muajt e parë të vitit ka patur rritje të të ardhurave me 18.1 miliardë lekë, ndërsa në 6 muajt e parë të 2022 do të përmbyllet i gjithë procesi i fiskalizimit.

"Në dy muajt e parë janar-shkurt, kemi pasur rritje të të ardhurave me 26 % krahasuar me vitin2021, ndërkohë që kjo rritje me vlerë monetare përkthehet në 18.1 mld lekë më shumë. Rritje kanë pësuar si të ardhurat tatimore dhe doganore ashtu edhe të ardhurat nga fondet speciale. Në këtë rritje çmimet e rritura kanë pasur një kontribut me 1.9 miliard lekë. Reforma e fiskalizimit ka vijuar ecurinë pozitive ku biznesi i madh është pajisur me certifikatë fiskalizimi, ndërsa 81 % e biznesit të vogël ka bërë fiskalizimin. Pra sipas pritshmërie tona në fund të 6 muajve të parë të 2022 do të përfundojmë fiskalizimin për të gjithë subjektet", u shpreh ministrja Ibrahimaj.

(Shpenzimet, të ardhurat, suficiti, burimi Ministria e Financave dhe Ekonomisë)

(Shpenzimet, të ardhurat, suficiti, burimi Ministria e Financave dhe Ekonomisë)

Rritja e lartë e çmimeve gjatë fundit të vitit të kaluar ka shqetësuar më së shumti familjet me të ardhura të mesme e të ulëta, por për arkën e shtetit ka sjellë 1.9 miliard lekë shtesë. Lajmin e konfirmoi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në konferencën e përmuajshme për mediet.

"Përsa i përket treguesve për 2 muajt e parë të vitit kemi pasur një rritje të të ardhurave me 26 % në krahasim me vitin 2021. Në këtë rritje dhe të ardhurave doganore dhe tatimore, çmimet e rritura kane pasur kontribut 1.9 miliardë lekë, ndërkohë që pjesa tjetër ka ardhur si rezultat i përshpejtimit të aktivitetit ekonomik si dhe të miradministrimit fiskal", tha ministrja

(Shpenzimet korrente dhe kapitale, Burimi Ministria e Financave dhe Ekonomisë)

(Shpenzimet korrente dhe kapitale, Burimi Ministria e Financave dhe Ekonomisë)

Sa i përket bordit të ngritur për çmimet e produkteve bazë, ministrja deklaron se prej 1 prillit kanë qenë nën monitorim vetëm 4 produkte, për të cilat është tentuar çmimi i referencës.

"Bordi do të mbajë nën vëzhgim 4 produkte kryesore, miellin orizin kokërrgjatë, sheqerin dhe vajin e lulediellit. Për secilin nga këto produkte janë përcaktuar disa marzhe që kompanitë duhet ti aplikojnë dhe kemi vendosir që të dalim me disa çmime referncë për këto produkte. Jemi në diskutime për aplikuar të njëjtën metodologji edhe për inputet bujqësore" shprehet ministrja Ibrahimaj.

Tatim fitimi, tatimi mbi të ardhurat personale dhe akciza rezultojnë me rritje në tre muajt e parë të vitit. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj e vlerësoni këtë ecuri si një performancë pozitive të ekonomisë. Duke thënë se vëmendja do të jetë për të ruajtur parametrat fiskalë dhe ecurinë pozitive të të ardhurave.

(Të ardhurat e përgjithshme, Burimi Ministria e Financave DHE Ekonomisë)

(Të ardhurat e përgjithshme, Burimi Ministria e Financave DHE Ekonomisë)

Sipas njoftimit të ministrisë, të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, u vlerësuan në masën 123.6 miliardë lekë, 25.5 miliardë ose 26% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 5.3 miliardë ose 4.5% më shumë se plani 3-mujor për vitin 2022. Në këtë realizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve.
Të ardhurat doganore u realizuan në vlerën 48.3 miliardë lekë, 10 miliardë lekë ose 26.2% më shumë se 3 muori 2021, si dhe 181 milionë lekë ose 0.4 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 3 mujorin e këtij viti.