Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

“Kyçi i shoqërisë së begatë është niveli i jetesës së fshatarëve”. Kjo është shprehja e famshme e thënë nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping kur vizitoi provincën Hainan në vitin 2013. Ajo ka përcaktuar drejtimin e programit të luftës kundër varfërisë në Kinë: konsolidimi i arritjeve kundër varfërisë. Në këtë bazë, ky program do të integrohet me programin për lulëzimin e zonave rurale.



Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Jo për bukurinë e jashtme

Para pak kohësh Xi Jinping-u shkoi përsëri në Hainan. Këtë herë Xi e vizitoi Hainan-in pas realizimit në Kinë të shoqërisë relativisht të begatë. Gjatë vizitës, ai theksoi që “duhet të ecim përpara pasi të konsolidojmë arritjet e deritanishme”. Kjo tregon se synimi i programit kundër varfërisë nuk është thjesht një përpjekje sa për t'u dukur.

“Pas realizimit të shoqërisë relativisht të begatë, nuk nisëm menjëherë programin për lulëzimin e zonave rurale, por përcaktuam një fazë kalimtare pesëvjeçare. Synimi është që të konsolidohen arritjet e programit kundër varfërisë dhe të integrohet ai më efektivisht me programin e lulëzimit rural,” theksoi Xi.

Në fakt, pas vitit 2020, në shumë konferenca dhe mbledhje kombëtare Xi e ka theksuar shpesh një gjë të tillë. Këtë herë, gjatë inspektimit në Hainan, Xi e përcaktoi konsolidimin e arritjeve si përparësinë kryesore të punëve, çka ka treguar konceptin e tij të nisjes nga gjendja objektive, të kryerjes së veprimeve konkrete dhe të mosinteresimit për pamjen e jashtme.

Programi për lulëzimin rural është një strategji kombëtare dhe për realizimin e tij ka vështirësi të mëdha, ashtu edhe për programin e luftës kundër varfërisë. Kjo punë nuk bëhet brenda natës dhe nuk mund të ketë fryte të shpejta. Shprehja e Xi Jinping-ut “Përparim pas konsolidimit” ka lëshuar sinjalin që duhet të nxitet në mënyrë të qëndrueshme strategjia e lulëzimit rural në bazë të konsolidimit të arritjeve të largimit nga varfëria. Punët duhet të bëhen hap pas hapi.


Foto:VCG

Foto:VCG


Metodat për konsolidimin e arritjeve

Atëherë, si të realizohet “përparimi pas konsolidimit" dhe "integrimi me lulëzimin rural”? Përgjigjja është e thjeshtë: sektori industrial është baza dhe kyçi.

Në vitin 2013, Parku Industrial i Trëndafilave në Hainan ka nisur modelin “kompani+kooperativë+fermerë” në mbjelljen e trëndafilave dhe në prodhimin e produkteve përkatëse, duke nxitur pasurimin e fshatarëve. Ky model është vlerësuar dhe është përhapur më tej.

Kur bëri vizitë në fshatin Shicha lidhur me industrinë e bimëve mjekësore, Xi theksoi që duhet të inkurajohen dhe të mbështeten banorët e fshatit të shfrytëzojnë burimet për bujqësinë me veçanti vendore, turizmin rural e ekonominë rurale, me synim që të shtohen të ardhurat e tyre.

Pas fushatës kundër varfërisë, Xi vizitoi zonat e varfra ku kishte qenë më parë, duke bërë inspektim mbi sektorët e veçantë vendorë. Kjo tregon që, në zemrën e tij, “konsolidimi” zë një pjesë të rëndësishme.

Nga programi i luftës kundër varfërisë deri në strategjinë e lulëzimit rural, Kina e ka ndryshuar objektivin strategjik, por kryetari i shtetit Xi e ka theksuar shumë herë që duhet të konsolidohen arritjet e programit të luftës kundër varfërisë dhe të nxitet integrimi efikas mes tij dhe programit të lulëzimit rural. Vetëm me këtë proces konsolidimi, niveli i jetesës së fshatarëve mund të ngrihet më lart dhe ata të përfundojnë mirë “një stafetë të industrive”.

Për konsolidimin e arritjeve kundër varfërisë, Xi kërkon që të krijohet sistemi i ndjekjes së gjendjes së fshatarëve që kanë dalë nga varfëria dhe sistemi mbështetës për ata që kanë vështirësi. Krahas kësaj, duhet të ruhen politika të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për punët kundër varfërisë dhe të qartësohen detyrat konkrete për punët përkatëse. Synimi, sipas Xi, është që të bëhet “lulëzimi rural me një bazë të fortë dhe të qëndrueshme”.


Foto:Xinhua

Foto:Xinhua


Standardi për efektivitetin e punës

“Kyçi për një shoqëri të begatë është niveli i jetesës së fshatarëve”. Kjo thënie e famshme e Xi Jinping-ut ka treguar konceptin e thjeshtë të tij për zonat rurale dhe është konsideruar si standardi i efektivitetit të punës për rigjallërimin rural.

Këtë herë në Hainan, Xi theksoi që fokusi i Kinës dhe i Partisë Komuniste të Kinës është që i gjithë populli i vendit të ketë një jetë më të mirë dita-ditës dhe që “duhet t'ia kushtojmë të gjitha forcat jetesës së mirë të njerëzve të thjeshtë”.

Kina po vepron siç ka deklaruar Xi: “Epoka shtron pyetje, ne japim përgjigje dhe populli i kontrollon përgjigjet tona”.

(Jiang Lei)