Industria e turizmit zë një vend të rëndësishëm në ekonomi, duke qenë një ndër burimet kryesore për zhvillimin e vendit. Turizmi sjell një kontribut të rëndësishëm në tre dimensione të zhvillimit të qëndrueshëm, duke krijuar vende pune, gjeneruar mundësi tregtare për të njohur nevojat dhe mbështetur aktivitetet e turizmit, si dhe për të krijuar kapacitete të rëndësishme që promovojnë përparësitë për ruajten mjedisore dhe larminë kulturore.

Muzeu në libër, burimi Facebook)

Muzeu në libër, burimi Facebook)

Parqet arkeologjike, muzetë dhe kalatë janë ndër më të vizituarit në vend dhe si rrjedhojë sjellin të ardhura. Numri i vizitorëve në parqet kombëtare arkeologjike ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë periudhës janar-mars 2022.

Sipas statistikave të publikuara nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti në këtë periudhë regjistrohen 13 508 vizitorë, ndërkohë që në janar-mars 2021 u regjistruan 8117 vizitorë dhe në të njëjtën periudhë të vitit 2020 regjistrohen 10 298 vizitorë.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Apollonisë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit dhe jo vetëm, i cili këtë sezon turistik po tërheq një numër të konsiderueshëm vizitorësh vendas e turistë të huaj.

Drejtoresha e këtij parku Ornela Durmishaj për Radio Ejani, shprehet se numri i vizitorëve është rritur krahasuar me vitin 2021.

Krahasur me vitin e kaluar, numri i vizitorëve është shtuar në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Apollonisë, pra gjatë këtij viti ka 3700 vizitorë më shumë krahasur me 1360 vizitorë që ishin vitin e kaluar. Gjithashtu edhe të ardhurat janë shtuar, duke shkuar mbi 10 milionë më shumë se tre mujori i parë i vitit 2021. Pra ky tre mujor i këtij viti ka një rritje mbi 50% të vizitorëve, por dhe të të ardhurave gjithashtu”, shprehet Durmishaj

Vizitorët gjatë tre mujorit, burimi Facebook)

Vizitorët gjatë tre mujorit, burimi Facebook)

Në krahasim me të njëjtën periudhë, janar-mars të viteve 2020 dhe 2021 kemi një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve dhe të ardhurave në të gjitha parqet kombëtare arkeologjike, që përkthehen në më shumë investime, mirëmbajtje për to dhe shërbime për vizitorët. Në janar-mars 2022 janë mbledhur mbi 4 milionë lekë, ndërkohë që në vitin 2021 për të njëjtën periudhë u mblodhën 1.6 milionë lekë të ardhura.

Sipas statistikave të publikuara nga ministrja edhe të ardhurat kanë pësuar rritje progresive me rritjen e numrit të vizitorëve. Ndërsa në Parkun e Apollonisë ka një shtim të të ardhurave dhe vizitorëve, gjatë kësaj periudhe ky park ofron një sërë aktivitetesh.

Aktivitet janë të shumta, duke filluar nga ekspozitat fotografike, të cilat kanë nisur prej muajit shkurt njëkohësisht kemi dhe ekspozitën që i dedikohet Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe Luginës së Vjosës. Duke filluar me muajin prill- maj aktivitetet do të jenë të shumta, do të kemi një trupë baleti, e cila do vihet në skenë në Odeonin e Apollonisë" thotë Durmishaj.


Rihapja e muzeut arkeologjik, përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e cilësisë së shërbimit në Parkun Kombëtar të Apollonisë janë disa nga faktorët që kanë çuar në rritjen e numrit të vizitorëve. Por dhe peizazhi magjepsës, objektet dhe monumentet e shumta që mbart, vula e zhvillimit të antikitetit, e bëjnë qytetin antik që të jetë në vëmendje të vizitorëve. Së fundmi duke krijuar edhe një program për të sjellë historinë më pranë fëmijëve, drejtuesja e këtij parku shprehet se nëpërmjet orëve edukative fëmijët do të njihen më nga afër me objektet arkeologjike të parkut.




“Programi në Valixhe është një nga programet e ideuara që ka në fokus edukimin e fëmijëve dhe nxënëseve me njohuritë bazë rreth qytetit të tyre si dhe njëkohësisht njohja me objektet arkeologjike që ne kemi në muzeun tonë dhe pikërisht këto objekte çohen tek ata në dy mënyra. E para nëpërmjet objekteve tri dimensionale dhe tjetra në formën e një libri me informacione, ku mësojnë se çfarë është qyteti antik i Apollonisë si është zhvilluar dhe çfarë përfaqësonte. Njëkohësisht ata mësojnë të argëtohen dhe të bëhen pjesë e një ore mësimore edukative, duke mësuar se çfarë është një objekt arkelogjik”, tregon ajo

Orenla Durmishaj, drejtuese e Parkut, burimi facebook)

Orenla Durmishaj, drejtuese e Parkut, burimi facebook)

Parqet, muzetë dhe kalatë janë pasuritë të cilat janë frekuentuar më së shumti nga vizitorët vendas dhe të huaj. Jo vetëm në mënyrë fizike, por tashmë Parku Arkeologjik i Apollonisë, muzeu dhe qëndrat historike mund të vizitohen në mënyrë virtuale nëpërmjet aplikacionit.
Shkarkimi i aplikacionit është falas, një guidë që ju shoqëron kudo, në park dhe muze, por edhe përtej tij gjithashtu. Aplikacioni mundëson një vizitë virtuale, një praktikë që rezultoi mëse e domosdoshme gjatë këtij viti në kushtet e masave kufizuese ndaj pandemisë, që bënë të mundur për shumë të apasionuar pas udhëtimeve të mos lënë shtëpinë, por në të njëjtën kohë të gjenden pranë thesareve të trashëgimisë shpirtërore e historike.

Nëpërmjet aplikacionit njerëzit mund të marrin informacionet e nevojshme, por edhe mund ta vizitojnë parkun në formën virtuale. Ky opsion gjendet edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës”, sqaron Dyrmishaj.

Parku Arkeologjik i Apollonisë ka qenë ndër më të vizituarit nga turistët vendas dhe të huaj, qoftë në opsionin fizik por edhe atë virtual.