Foto:VCG

Foto:VCG

Rigjallërimi i zonave rurale është një strategji e rëndësishme zhvillimi e paraqitur nga Kina për herë të parë në vitin 2017. Tani, në kushtet e reja të epokës së re, Kina në "Dokumentin qendror nr. 1" për këtë vit ka bërë disa planifikime të reja që përshtaten me ndryshimin e gjendjes. Ndër to, siguria e furnizimit ushqimor është ngritur në një nivel të ri të punëve shtetërore dhe Kina do të përpiqet të mbrojë "vijën e kuqe" të moskthimit në varfëri në përmasa të mëdha, duke hartuar programe konkrete për ndërtimin e zonave rurale.

Në fillim të këtij viti Kina publikoi "Dokumentin qendror nr. 1" me titull “Vendimet për punët kryesore për nxitjen e gjithanshme të rigjallërimit rural 2022”. Ky është dokumenti i tretë qendror nr. 1 nga Kina për lulëzimin e zonave rurale, pas atyre të viteve 2018 dhe 2021.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në "Dokumentin nr. 1" për këtë vit, siguria e furnizimit ushqimor është ngritur në nivelin më të lartë. Të dhënat tregojnë që nga viti 2008 deri në vitin e kaluar, niveli i prodhimit të drithërave në Kinë u ngrit nga 530 milionë në 680 milionë tonë, me një mesatare rritjeje vjetore 1.9 %, ndërsa importi i ushqimeve është rritur nga 41.31 milionë në 165 milionë tonë, mesatarisht 11.2 % në vit. Ndërkohë, eksporti i ushqimeve nga Kina ka qenë i ulët, duke arritur nivelin më të lartë gjatë kësaj periudhe në vitin 2019, vetëm 4.34 milionë tonë.

Nëse llogarisim nivelin e vetëfurnizimit ushqimor duke shtuar prodhimin e importin dhe duke hequr eksportin, niveli i vetëfurnizimit ushqimor të Kinës është ulur nga 93.4 % në vitin 2008 deri në 80.9 % vjet. Sipas programit shtetëror për sigurinë ushqimore 2008-2020, Kina duhet ta ruajë këtë nivel mbi 95 %.

Për të garantuar sigurinë e furnizimit ushqimor, Kina ka marrë një sërë masash, si mbrojtja e tokës së punueshme, krijimi i gjithanshëm i tokave të kultivueshme me standard të lartë dhe klasifikimi i krahinave të vendit në tre kategori: krahinat e prodhimit, krahinat e shitjes e krahinat me ekulibër prodhim-shitje.

Krahas kësaj, do të garantohet rritja e fitimit të fermerëve nga kultivimi i tokës. Sipas masave përkatëse, qeveria do të blejë drithëra me çmim më të arsyeshëm dhe kjo do të sigurojë të ardhura më të mira për fermerët. Sipas "Raportit për zbatimin e buxhetit qendror dhe vendor të vitit 2021", Kina ka dhënë vjet subvencione me vlerë prej 20 miliardë juanësh për fermerët dhe parashikohet që në vitin 2022 kjo shifër do të rritet më tej.

Foto:VCG

Foto:VCG

Krahas sigurisë së furnizimit ushqimor, edhe moskthimi në varfëri është një mision kyç i Kinës për vitin 2022. Për këtë mision, në "Dokumentin nr. 1" janë bërë planifikimet përkatëse:

Së pari, do të përmirësohet sistemi mbështetës mbikëqyrës, me të cilin do të dallohen në kohë problemet ose rreziqet e mundshme dhe do të zbatohen shpejt masat ndihmëse. Së dyti, do të nxitet vazhdimisht rritja e të ardhurave të njerëzve që kanë dalë nga varfëria. Kyçi i moskthimit në varfëri është rritja e të ardhurave. Në këtë dokument përmendet rritja e përqindjes së fondeve mbështetëse kundër varfërisë në zhvillimin e sektorëve industrialë, me synim që të rriten të ardhurat e familjeve që janë nxjerrë nga varfëria. Së treti, do të shtohet mbështetja për qytezat kryesore të përfshira në strategjinë e “rigjallërimit rural” dhe zonat e sistemimit për familjet e zhvendosura nga zonat e varfra.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përveç sigurisë së furnizimit ushqimor dhe mbështetjes për moskthimin në varfëri, në "Dokumentin nr. 1" vihet në dukje që duhet të zbatohet me forca të mëdha veprimi i ndërtimit të zonave rurale.

Së pari, do të përmirësohet sistemi i zbatimit të programit për ndërtimin rural. Sipas të dhënave statistikore, më 2007 investimet e përgjithshme për ndërtimin e zonave rurale ishin 354.38 miliardë juanë dhe në vitin 2020, niveli u shtua në 1.15 trilionë juanë, me një rritje 9.5 % në vit.

Së dyti, do të vazhdojë plani 5-vjeçar për përmirësimin e mjedisit të banimit në zonat rurale, si përmirësimi i banjave rurale, trajtimi i ujërave të zeza dhe klasifikimi e riciklimi i mbeturinave.

Së treti, do të nxitet ndërtimi infrastrukturor në sektorët kryesorë të zonave rurale, si ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit rrugor, ndërtimi dhe rinovimi i rrjetit ujësjellës, konsolidimi i rrjetit energjetik, ndërtimi i rrjetit të energjisë së pastër dhe përmirësimi i cilësisë së banesave rurale.

Së katërti, do të shtohet mbështetja për shërbimet publike në zonat rurale, si arsimi parashkollor, komunitetet e shkollave urbano-rurale, komunitetet mjekësore e shëndetësore dhe shërbimet për të moshuarit. (Jiang Lei)