Ekonomia shqiptare ka rezultuar një histori suksesi vitin që kaloi për sa i përket shifrave. Sipas të dhënave të INSTAT-it, në vitin 2021 ekonomia vendase ka shënuar një rritje të forte, duke e marrë veten pas tkurrjes që shënoi në 2020-n, për shkak të pasojave të pandemisë së Covid-19.

Foto:VCG

Foto:VCG

Konkretisht sipas shifrave të Institutuit të Statistikave. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 8.54%, në 2021, duke shënuar nivelin më të lartë të rritjes ekonomike vendase që nga viti 2001.

Por nga ajo që vihet re, reflektimi i kësaj rritje vjen krahasuar me shifrat negative të vitit pandemik 2020, kur ekonomia shqiptare u tkurr me -3.96%. Sektorët që performuan keq për shkak të kushteve ishin transporti dhe industria, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, të cilat u prekën direkt nga masat e marra nga pandemia dhe kufizimet që u aplikuan për të mbajtur nën kontroll situatën, për të mos përhapur virusin.


Foto:VCG

Foto:VCG

Të gjithë sektorët kanë shënuar rritje të fortë dy shifrore në vitin 2021.

Publikimi i shifrave për tremujorin e katërt bëri që të dalim edhe në vlerësimin paraprak të prodhimit të përgjithshëm bruto për vitin që kaloi.

Në tremujorin e fundit të vitit 2021 sipas INSTAT-it ekonomia shënoi një rritje prej 5,52 %, krahasuar me vitin 2020. Ky rezultat u ndikua nga të gjithë sektorët. Rritja në tremujorin e katërt u udhëhoq nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.


Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,82 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,03 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,73 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,27 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,26 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,19 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me +0,15 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,01 pikë përqindje,. Negativisht kontribuan aktivitetet: Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,29 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me -0,02 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +1,36 pikë përqindje. “



Foto:VCG

Foto:VCG

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2020, ishin:

“Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,93%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 0,02%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 16,12%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 5,95%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 5,42%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 1,68%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 12,00%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 4,06%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 2,02%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rritje me 5,27%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 11,66%.”


Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,17%.


“Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rritje prej 0,16%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rritje prej 3,26%. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rritje me 10,00%. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rënie prej 1,17%. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rritje me 0,79%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rënie prej 3,43%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 5,29%. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rënie prej 4,89%. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 0,36%.Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rritje prej 0,90%. Taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 2,23%.”

Foto:VCG

Foto:VCG

Pritet për t’u parë rritja ekonomike e këtij viti, ku kriza energjetike dhe ajo e çmimeve të rritura ka detyruar qeverinë të ulë pritshmëritë për rritjen ekonomike. Nga 4.2 % që parashikohej në fillim, të paktën deri tani pritshmëritë janë ulur në 3.5%.

Edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar me ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2022, si rrjedhojë e pasojave që do të japë në prodhimin e brendshëm bruto konflikti midis Rusisë ndaj Ukrainës. Sipas BERZH-it, ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor. Kujtojmë se BERZH është institucioni i parë që rishikon me ulje rritjen ekonomike të vendit, në një sinjal që pasojat e krizës globale të shkaktuara nga lufta do të ndihen gjatë në vend. Ndërkohë sipas raportit të Përditësimit Ekonomik Rajonl për vitin 2023 BERZH parashikon që produkti i brendshëm bruto (PBB) i Shqipërisë të rritet me me 3.5%.Parashikimi i rritjes ekonomike të bankës për vitin 2022 për rajonin e Ballkanit Perëndimor u ul me 0.9 pikë përqindjeje në 3.2%.

Sipas BERZH-it, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndikohen negativisht nga çmimet më të larta të naftës, disa nga rritja e çmimeve të gazit.