Në vendimarrjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të rritet në nivelin 1.0%, norma e depozitës njëditore të mbetet e pandryshuar në nivelin 0.1% dhe norma e kredisë njëditorë të rritet në nivelin 1.9%.

Kreditë(realiteti post)

Kreditë(realiteti post)

Altin Tanku, Drejtor i Kërkimeve pranë Bankës së Shqipërisë sqaron me detaje se çfarë impakti ka kjo në ekonomi dhe tek qytetarët. Duket se qytetarët duhet të jenë më vigjilentë për të menduar për marrjen e një kredie të re.

“Rritja e normës bazë nga BSH nuk e shtrëngon poltiikën monetare. Ne kemi një politikë monetare shumë ekspansioniste për ekonominë, norma 1% është shumë e ulët krahasimisht me normën 6.25 që ka qenë në periudhën para krizës financiare globale ose 3-4% në periudhën e intervalit. Politika monetare e BSH-së mbetet ekspansioniste për të mbështetur aktivitetin ekonomik të vendit. Megjithëse pritet të jetë pozitive, është i pashmangshëm ngadalësimi i rritjes ekonomikes për shkak të luftës. Norma e interesit është instrumenti bazë i politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Është të themi instrumenti me të cilin ajo drejton të gjithë aktivitetin ekonomik ose sinjalizon se si duhet të shkojë ekonomia. Norma e interesit përfaqëson normën me të cilat bankat e nivelit të dytë mund të vijnë dhe të ndërveprojnë, të marrin kredi te Banka e Shqipërisë. Kjo normë interesi që është një normë orientuese, pra norma e bazës së politikës monëtare, duke ndërvepruar me bankat arrin pastaj të përcohet në të gjithë normat e interesit në ekonomi, në interesin e depozitave, në normën e interesit të kredive, në normën e interesit të shkëmbimeve që bankat bëjnë me njëra-tjetrën. Nëse norma e interesit të Bankës së Shqipërisë rritet, kështu do të rriten normat e kredisë dhe normat e depozitave. Që do të thotë, njerëzit do të jenë më të kujdesshëm në marrjen e kredisë dhe do të gjejnë më shumë përfitim në vendosjen e parave në depozita”- tha Tanku.

Gjithësesi kërkesa për kredi mbetet në nivele pozitive. Qytetarët dhe bizneset i janë drejtuar bankave për kredi. Efektet negative të asaj që po kalojmë tani pritet të ndjehen më vonë sipas ekspertëve dhe është mjaft e vështirë të përcaktohen tani.

“Kredia është rritur mbi 11% që është një tregues i rëndësishëm. Bilancet e bizneseve janë të shëndosha që do të thotë se kredia e keqe ose me probleme ka vazhduar të bjerë kështu që situata në tregun financiar është optimiste”.

Edhe institucionet e huaja, por edhe vetë qeveria ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike për këtë vit për shkak të goditjeve që po vijnë nga jashtë.

“Duhet thënë që rritja ekonomike do mbetet pozitive. Do ngadalësohet ritmi i rritjes ekonomike. Kjo është e pashmangshme sepse zinxhirët e prodhimit, tregtisë, lufta, rritja e cmimeve të lëndëve të para dhe mallrave të konsumit në tregjet globale, është e pashmangshme edhe në tregjet shqiptare”.

Altin Tanku nga Banka e Shqipërisë (BSH)

Altin Tanku nga Banka e Shqipërisë (BSH)

Pjesa më e madhe e mallrave të konsumit në vendin tonë vjen nga importi dhe kjo ka sjellë një ndikim te çmimi, por Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për të mos krijuar ngërçe apo vonesa në treg.

Është e vërtetë, do të ketë ndikim në ekonomi. Një pjesë e mirë e konsumit tonë vjen nga mallrat e importit, si për konsumin e mallrave ushqimore, për konsumin e mallrave ose lëndëve të para siç është energjia dhe rrjedhimisht, duke ardhur nëpërmjet importit kjo do të shkaktojë një ndikim edhe në rritjen e çmimeve të shportës së konsumit, pasi jo vetëm mallrat që konsumojmë, por edhe energjia bëhet pjesë padashje e prodhimit, e transportit dhe reflektohet dhe kjo në çmimet e konsumit. Është një fenomen që nuk i shmangemi dot. Banka e Shqipërisë është e përgatitur, që nëpërmjet politikave të veta monetare dhe jo vetëm monetare, por të gjithë politikave të tjera, instrumentave që ajo ka në dorë, ta adresojë dhe t’i qëndrojë në kokë këtij problemi.”- sqaroi Tanku.

Aty ku Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë është pikërisht inflacioni.

“Indikatori kryesor i luftës që Banka e Shqipërisë u bën rritjes së cmimeve, inflacionit, sepse ky është dhe objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është pikërisht zhvendosja e vëmendjes nga bilanci i familjëve dhe ndërmarrjeve dhe nga mbështetja e kredisë dhe ekonomisë, te fokusi te çmimet. Vendimi i politikës monetare për rritjen e normës së interesit identifikon pikërisht këtë qëndrim të Bankës së Shqipërisë dhe këtë objektiv kryesor të Bankës së Shqipërisë, në mënyrë që të mbajë jo vetëm çmimet tani, por të kontrollojë dhe pritshmëritë për çmimet në të ardhmen dhe gjithashtu mirëfunksioni i tregjeve në të gjitha nivelet, në tregjet financiare, në mënyrë që të mos krijohen ngërçe në treg, në mënyrë që të mos krijohen vonesa, por që tregjet të jenë likuide, të mirëorganizuara dhe eficente.”- thote Tanku.

Sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë për të parë efektin e krizës në Ukrainë është pak shpejt. Përgjithësisht efekti shfaqet në periudha 6-mujore, 1-vjecare, 2/3-vjecare. Kështu funksionon makroekonomia. Megjithatë duhet thënë që kërkesa për kredi vazhdon të jetë e lartë. Banka zhvilloi edhe “Javën e Parasë”, që ka si synim ndergjegjësimin e brezave në menaxhimin e financave.

“Çdo vit Java e Parasë ka si risi ndryshimin e tematikës. Më parë ne jemi fokusuar tek “Leku i ri, leku i vjetër”, këtë vit tematika ishte “Tregohu i kujdesshëm me paratë e tua, për të ndërtuar të ardhmen tënde”. Është një mesazh shumë i rëndësishëm sepse edukimi financiar është një nga parakushtet e suksesit e një jete të suksesshme ekonomike financiare të individit.”


Veprimtaria Java e parase (BSH)

Veprimtaria Java e parase (BSH)

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka deklaruar se po merren masa për të frenuar thellimin e pabarazive në Shqipëri.

“Ka një mënyrë konkrete. Në fakt pabarazia ka shumë dimensione, vjen nga shumë drejtime. Pabarazia mund të vijë nga trashëgimia, nga mungesa e mundësive, nga vendndodhja gjeografike, demografia etj faktorë me rradhë. Disa nga këto adresohen nga politika strukturore makroekonomike në nivel qeveri ose në nivel vendi, por banka luan një rol të rëndëishëm sepse ajo që njërëzit janë të barabartë janë idetë, dëshirat për punë. Por shpesh disa njerëz i kanë mundësitë dhe të ardhurat për t’i materializuar këto ide në biznes apo në përfitim, disa individë të tjerë mund të mos i kenë të ardhurat. Atëherë është tregu financiar, janë instrumentat financiarë të cilat u krijojnë mundësi njerëzve, te themi diku nëpërmjet kredisë nëse janë biznese, diku nëpërmjet shoqatave të kursim kredisë apo diku nëpërmjet instrumentave të tjerë financiarë, këto individë, familje apo biznese mund të drejtohen për të shfrytëzuar burimet financiare dhe për të vënë në jetë idetë që ato kanë. Banka e Shqipërisë ka marrë hapa konkretë në këtë drjetim që të mundësojë individëve që të përfitojnë nga këto instrumenta financiare. “- theksoi Tanku.