E njohur për prodhimin e kostumeve popullore dhe objekteve tradicionale karakteristike, Zadrima është shndërruar në një nga qendrat kryesore të zejtarisë në Shqipëri. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes një studimi specifik evidentoi potencialin e artizanatit në këtë zone, që po shndërrohet në një burim të ardhurash për ekonomitë familjare dhe një bazë interesante edhe për eksportet. Rikthimi i kulturës së zejtarisë në qytetin e Lezhës duket se është kthyer në një burim të ardhurash për familjet atje. Sipas MBZHR, punishtet e vogla po rrisin shitjet falë edhe numrit të madh të vizitorëve në njësinë agroturistike, teksa zinxhiri i vlerës duke përfshirë hallka të bujqësisë, blegtorisë, përpunimit dhe zejtarisë po zgjon një zhvillim shumë dimensional në këtë krahinë. Madalena Gega njohëse e kulturës së zejtarisë në Lezhë tregon në një intervistë televizive më shumë rreth zhvillimit të këtij zanati.

Punime endje(po.al)

Punime endje(po.al)

“ Kjo përfshin një kontekst të gjerë të ndryshimeve. Ka patur zhvillim të shpejtë të turizmit në 10 vjeçarin e fundit, kulinaria dhe kjo ka bërë që shumë vizitorë të jenë të pranishëm në vendin tonë. Zejet dhe zanati janë pjesë e rëndësishmë e trashëgimishtë dhe në këtë kontekst s’ka si mos të zhvillohej ky sektor”- thotë Gega

Zejtaria në Zadrimë(po.al)

Zejtaria në Zadrimë(po.al)

Edhe pse ende janë pak punishte shpresat janë për zgjerim të këtyre bizneseve.

“Aktualisht janë shumë nisma, por në formë biznesesh familjare janë 5 të vendosur në fshatrat e Zadrimës, ndër to 2 qëndra përpunimi balte dhe sapuni. Është një zonë që tezgjahun e ka traditë dhe po ashtu edhe baltën. Specifika e punës shumë vjeçare ka pasur vemendje të shtuar nga autoritetet locale. Kjo ka bërë që edhe subjektet të formalizohen. Pjesa më e madhe janë biznese familjare. Aty janë edhe pikat e shitjes. Së fundmi kanë zgjeruar pika edhe në shumë qytete në Shqipëri. Jo biznese të mirëfillta familjare, por po kthehen në më të mëdha në bashkëpunim me shumë gra e zonja. Produktet modelohen dhe bëhën artikuj të mirëfilltë.”- sqaron Madalena Gega.

Ekspozimi i artizanatit të Zadrimës në Itali (Shqiptarja.com)

Ekspozimi i artizanatit të Zadrimës në Itali (Shqiptarja.com)

E gjithë kjo sjell ndikim pozitiv në ekonomi dhe në impaktin social.

“Në gjitha punishtet mund të jenë afro 25 gra në Zadrimë të Lezhës. Por ka edhe që punojnë në mënyrë individuale, që nuk janë të pëfshira në punishte dhe kanë mënyrat e tyre te tregtimit. Së pari është një punë zanat, i cili identifikon zonën dhe ka shume benefite. I pari në nivel ekonomik, ka sjellë rritje ekonomike tek familjet që nuk kanë patur mundësi të tjera. Ka edhe impakt social sepse është një profesion që mund të bëhët lehtësisht në ambjente familjare pa asnjë problem”, shton ajo.

Punime artizanale(po.al)

Punime artizanale(po.al)

Interesi ka nisur të jetë jo vetëm nga emigrantët, por edhe të huajt.

“Ka edhe brenda Shqipërisë por edhe ata që vijnë nga jashtë, sidomos nga shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Gradualisht këto biznese janë zgjeruar, ky fluks njerëzish që blejnë është rritur dhe ka më shumë marketing. Fluksi më i madh mbetet në verë. Secila prej punishteve ka karakteristikat e veta. “-thotë Gega

Punime të grave zadrimore (Info Alb)

Punime të grave zadrimore (Info Alb)

Studimi i Ministrisë së Bujqësisë evidenton se, zejtaria në Zadrimë përbëhet kryesisht nga disa punishte të vogla, të cilat prodhojnë veshje tradicionale, çanta dore, perde, objekte zbukurimi të ndryshme me motive të vjetra popullore. Produktet janë një kombinim midis tradicionales dhe modeleve moderne, të cilat po gjejnë treg shitjeje së fundi në pikat agroturistike të kësaj zone, duke u shndërruar në potenciale që tërheqin mjaft turistët dhe zgjerimin e tregut. Ekspertët vlerësojnë se agroturizmi i kombinuar më zejtarinë, është shembulli më i mirë se si mund të nxitet zhvillimi i qëndrueshëm në zonat rurale.