Vala e rritjes së çmimeve është shtrirë në shumë shërbime, por ka prekur edhe çmimet e produkteve të shportës në Shqipëri. Kjo gjë faktohet edhe nga të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), sipas të cilit muajin që lamë pas inflacioni shkoi në 3.9 për qind, duke regjistruar rritje, jo vetëm në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por edhe me muajin janar, kur vlera e inflacionit ishte 3.7 për qind.

Çmimet supermarket (Bota sot)

Çmimet supermarket (Bota sot)

Referuar të dhënave të INSTAT, rritja më e lartë e çmimeve është shënuar në grupin transport, me gati 10,4 %, kjo e lidhur edhe me rritjen e çmimit të hidrokarbureve. Më pas renditen çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, të cilat u rritën me 6,9 për qind. Këtu përfshihen (buka, mishi, peshku, qumështi dhe nënproduktet e tij, frutat dhe zarzavatet, pijet joalkoolike, si dhe ëmbëlsirat.)

“Krahasuar me muajin shkurt 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 10,4 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,9 %, “Komunikimi” me 3,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,2 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,8 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,1 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 %, “Shërbimi arsimor” me 0,5 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 %. Ndërsa, grupi “Shëndeti” shënoi një ulje me 0,1 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 16,4 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 10,1 %, “fruta” me 7,0 %, “bukë dhe drithra” me 6,8 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 6,7 %, “mish” me 3,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,3 %, etj”, theksohet në raportin e INSTAT.

Inflacioni- (pamfleti)

Inflacioni- (pamfleti)

Në raportin e shpërndarë thuhet se brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit ‘zarzavate përfshirë patatet’ u rritën me 16.4 për qind, pasuar nga nëngrupet ‘vajra dhe yndyrna’ me 10.1 për qind, ‘fruta’ me 7.0 për qind, ‘bukë dhe drithëra’ me 6.8 për qind, ‘sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira’ me 6.7 për qind, ‘mish’ me 3.9 për qind, ‘qumësht, djathë dhe vezë’ me 3.3 për qind etj.

“Krahasuar me muajin janar 2022, çmimet e grupit ‘Ushqime dhe pije joalkoolike’ u rritën me 3.2 për qind, pasuar nga grupet ‘Transporti’ me 1.8 për qind, ‘Mallra dhe shërbime të ndryshme’ me 0.6 për qind, ‘Pije alkoolike dhe duhan’ me 0.4 për qind, ‘Hotele, kafene dhe restorante’ me 0,3 për qind dhe ‘Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’ me 0.2 për qind. Po ashtu theksohet se grupi ‘Argëtim dhe kulturë’ shënoi një ulje me 1.4 për qind pasuar nga grupet ‘Veshje dhe këpucë’ me 0.5 për qind dhe ‘Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji’ me 0.1 %” vijon raporti.

Rritja e çmimeve (syri.net)

Rritja e çmimeve (syri.net)

Nëse këtë kohë bën blerje në supermarketet shqiptare do të përballesh me rritjen e çmimeve të disa artikujve si vaji qumështi dhe nënprodukte të drithrave. Konsumatorët po përballen edhe me shtrenjtimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij. Sipas deklaratës për mediat të presidentit të Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit Donjaldo Hoxha janë disa faktorë që kanë sjell këtë rritje çmimesh.

“Janë rritur të gjitha kostot e lëndës së parë ushqyese. Është rritur misri, soja, drithërat e çdo lënde tjetë rushqyese. Kjo ka bërë që çmimi i qumështit në Shqipëri të jetë me kosto goxha më të lartë se sa ai që është në rajon. Në këtë kohë që flasim, qumështi ka vlera 52-55 cent dhe kjo impakton çmimin e lëndës së produktit final. Një element i rëndësishëm që ka ndikuar në kosto është dyfishimi i çmimit të energjisë elektrike për operatorët që operojnë në industrinë e përpunimit të qumështit”, shprehet presidenti u Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit Donjaldo Hoxha

INSTAT (Foto Instat)

INSTAT (Foto Instat)

Në intervistën për mediat përfaqësues të Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të qumështit thonë se për të shmangur rritjen e mëtejshme të çmimeve, industria e përpunimit të qumështit i ka nisur dy kërkesa qeverisë për të ndërhyrë, sepse sektori i blegtorisë është në një situatë shumë të vështrë.

“Kërkesa e parë ka qenë për një rimbursim 10 Lekë për fermerët dhe blegtorët shqiptarë që dorëzohet në qendrat e licensuara të grumbullimit dhe përpunimit. Gjithashtu kemi kërkuar TVSH prej 6% në industrinë e përpunimit të qumështit. Të njëjtën gjë bën edhe rajoni, konkretisht Kosova me 5% dhe Maqedonia e Veriut me 8%. Kjo do të bënte të mundur që mos të kishim një rritje të mëtejshme të çmimeve dhe njëkohësisht kemi kërkuar që të hiqet akciza e re e propozuar për gazin, 6 Lekë/litër e cila hyn në fuqi nga data 1 Korrik 2022”. – thotë Donjaldo Hoxha, nga shoqata Industria e Përpunimit të Qumështit.

Produkti vendas mbulon rreth 90% të nevojave të kësaj industrie, në varësi të kërkesës së tregut vendas importi i qumështit varion nga 5-15