Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë dy sesioneve të vitit 2022, Kina publikoi raportin e punës së qeverisë për vitin 2022, ku është përcaktuar objektivi që këtë vit rritja e GDP-së të jetë rreth 5.5 %.

Kjo ka pasqyruar një qëndrim më aktiv të Kinës për stimulimin e ekonomisë kombëtare të bazuar te stabiliteti. Shifra 5.5 % tregon që punët ekonomike të Kinës do të fokusohen si te cilësia, edhe te sasia, dhe ky është një nivel rritjeje aktiv dhe praktik. Analistët janë të mendimit që kjo do të thotë se qeveria kineze do t’u kushtojë më shumë forca çështjeve ekonomike, me synimin që të stabilizohet gjendja makroekonomike, duke e ruajtur ekonominë e vendit në një sferë të arsyeshme.

Në raportin e mbajtur nga kryeministri kinez Li Keqiang para Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) është lëshuar sinjali që në vitin 2022 ekonomia kineze do të formojë prirjen “stabiliteti është i pari dhe zhvillimi bazohet te stabiliteti”, do të çlirohet gradualisht energjia për stabilizimin e rritjes, si edhe rritja ekonomike për tërë vitin do të jetë me ritëm të ulët në fillim dhe të shpejtë në fund. Po ashtu, Kina do të forcojë zbatimin e politikave monetare, ndërsa ndërtimi infrastrukturor do të ketë mëkëmbje të fuqishme në gjashtëmujorin e parë. Ndërkohë, politikat e qeverisë kineze do të fokusohen tek investimet me cilësi të lartë, do të thellohet inovacioni, do të stimulohet kërkesa e brendshme, do të shpejtohet formimi i modelit të ri të zhvillimit, si edhe do të bëhet zhvillimi i gjelbër me lëshim të ulët karboni. Krahas kësaj, do të parandalohen rreziqet financiare.

Foto:VCG

Foto:VCG

Me përcaktimin e objektivit do të vendoset edhe niveli i rregullimeve. Për vitin 2022, objektivi i rritjes është vendosur rreth 5.5 %, çka ka treguar prirjen më aktive të ekonomisë kineze që synon rritjen e bazuar te stabiliteti. Në vitin 2020, për shkak të goditjes pandemike, rritja ekonomike e Kinës arriti një rekord të ulët prej 2.2 %. Mbi këtë bazë të ulët dhe me mëkëmbjen ekonomike, në 2021-shin rritja ishte 8.1 %, duke e kaluar objektivin e vitit, që ishte 6 %.

Mirëpo sivjet ekonomia kineze përballon tre presione kryesore: tkurrjen e kërkesës, ndikimet në ofertë dhe dobësimin e besimit. Këto tre presione janë formuar nën ndikimin e tregut të jashtëm, si edhe të tregut të brendshëm. Ndikimet kyçe të tyre janë te subjektet e tregut, veçanërisht bizneset private të mesme e të vogla, që përballen me një perspektivë të dobët zhvillimi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Për të përballuar këto tre presione, në raportin e punës është vënë në dukje që “përcaktimi i objektivit të rritjes ekonomike bazohet në stabilizimin e punësimit, sigurimin e jetesës së popullit dhe parandalimin e rreziqeve dhe është integruar me rritjet e viteve të fundit dhe kërkesat e planit të 14-të 5-vjeçar. Ky objektiv është rritje e mesme dhe e shpejtë mbi një bazë të lartë ekonomike, çka tregon qëndrim aktiv të Kinës. Për arritjen e këtij objektivi duhet të bëhen përpjekje të mundimshme”.

Në krahasim me objektivin 6 % të vitit 2021, shifra 5.5% mund të quhet një objektiv më ambicioz, pasi tani ekonomia kineze ndodhet në një fazë mëkëmbjeje dhe shifra 5.5 % në bazë të rritjes së madhe 8.1 % të vitit 2021 në fakt do të jetë një rritje e shpejtë dhe do ta kalojë rritjen mesatare gjatë dy vjetëve të kaluar, që është 5.1 %.

Foto:VCG

Foto:VCG

Është parashikuar që në tremujorin e 2-të të këtij viti, ekonomia kineze do të futet në raundin e ri të mëkëmbjes dhe një objektiv i tillë tregon që qeveria kineze do t’i kushtojë rëndësi sasisë dhe cilësisë. Ky është një sinjal aktiv dhe praktik. Me këtë objektiv, do të hartohen dhe publikohen politika të shumta mbështetëse, me synim që të stabilizohet makroekonomia dhe të ruhet ekonomia kombëtare në një sferë të arsyeshme. Kështu, do të ketë një gjendje më të qëndrueshme dhe Kina do të futet në një fazë të re zhvillimi. (Jiang Lei)