Profesioni i së ardhmes shpesh nis që në moshë të hershme, kur nisin dëshirat e para dhe ëndërrat për atë çfarë kërkon të ndërtosh. E tillë ka qënë historia për Majlinda Mata Kurtin, e cila që në moshë të vogël i rrinte pranë gjyshes dhe mamasë për të parë çdo realizim të tyre sa i përket stilimit të rrobave. E ndërsa në atë kohë thjesht kishte dëshirën të mësonte e të realizonte rroba për veten, Majlinda Mata Kurti ka atelienë e saj prej 13 vitesh dhe madje stilon edhe për figura të njohura të ekranit.

EM Couture (Foto personale)

EM Couture (Foto personale)

Stafi me profesionistë prej 8 personash në “EM Haute Couture” sjell me mjeshtëri punime 100% me dorë dhe gjithashtu edhe me makineri.

“ Historia ime fillon herët, që në moshë të vogël. Këtë profesion e kemi të trashëguar brez pas brezi që nga gjyshja ime, mamaja dhe pastaj unë. Më kujtohet që i qëndroja gjithmonë afër, duke i pyetur aq sa nganjëherë më bërtisnin sepse i mërzitja nga interesi i tepërt. Rrobat e mia që në moshën 14 vjeçare i stiloja dhe qepja vetë. Ishte vërtetë kënaqësi e madhe sepse ndjehesha e veçantë ngaqë stili i rrobave që vishja ishte unik.”- rrëfen Majlinda Mata Kurti.

Majlinda (Foto personale)

Majlinda (Foto personale)

Për të sjellë sa më perfekt punimet e veshjeve, Majlinda nisi edhe studimet në fushën e modës, duke pasuruar më shumë njohuritë mbi zanatin që kishte marrë nga gjyshja dhe mamaja. E teksa futej më shumë në botën e modës dhe pafundësisë së modeleve dhe stileve të veshjeve padyshim Majlinda si synim kishte bërjen realitet të një atelieje. Duket se fati e ka përkëdhelur edhe me gjysmën e saj, pasi bashkëshorti i Majlindës është ekspert në fushën e dizajnit.

EM (Foto personale)

EM (Foto personale)

“Si çdo gjë që ndryshonte me shpejtësi në Shqipëri, asokohe edhe moda vazhdoi të marrë formën e duhur, si të thuash më europjane”. Që ti përshtatesha ndryshimeve të kohës, i hyra studimeve në fushën e modës. Teknikat bashkëkohore dhe mjetet moderne për realizimin e patronave më dhanë shumë zgjerim njohurish dhe një dëshirë akoma më të madhe për zhvillim të mëtejshëm. Mbas studimeve u martova dhe pikërisht këtu nis edhe historia e brezit tonë. Pasioni i bashkëshortit ka qënë fusha e dizajnt dhe kështu i shkrimë pasionet tona dhe i bëmë një.”- thotë Majlinda.

Sot brandi i tyre gjendet në kryeqytet dhe ka fituar besimin e klientëvë të shumtë.

EM (Foto personale)

EM (Foto personale)

“ Ishte dëshira për të realizuar një brand tonin dhe i dhamë inicialet e emrave tanë “EM” (Ermir, Majlinda) dhe duke qënë se synimi është për “mode ose prerje e cilësisë se lartë” e plotësuam duke shtuar te brandi “ HAUTE COUTURE” pra “ EM Haute Couture”, na tregon Majlinda.

Pamje nga atelieja (Foto personale) (2)

Pamje nga atelieja (Foto personale) (2)

Përballë morisë së veshjeve që ofrohen apo kompanive të shumta që janë hapur, Majlinda është e prerë në ofrimin e cilësisë. Kryefjala e punimeve është garancia e produktit dhe realizimi ashtu si klienti e dëshiron.

Majlinda në atelienë e saj (Foto personale)

Majlinda në atelienë e saj (Foto personale)

“ Si vetë emri ajo çfarë u ofrojmë klientëve tanë është cilësia e lartë e rrobave si në aspektin e stilimit, ashtu edhe në qepje. Pjesë kontribuese në zhvillimin tonë është edhe stafi ynë. E them me kënaqësi se janë të mrekullueshëm. Punojnë me finesë dhe shumë delikatesë dhe kjo bën që klienti të jetë gjithmonë i kënaqur nga “EM Haute Couture”, që ofron që nga fustanet e mbrëmjes dhe deri tek kostumet dhe xhaketat. Punimet 100% me dorë dhe gjithashtu edhe me makineri.”, spjegon ajo.

Pamje nga atelieja (Foto personale)

Pamje nga atelieja (Foto personale)

Majlinda me “EM Haute Couture” synon të sjellë në Shqipëri trendet më të fundit të veshjeve dhe me çmime të përballueshme për xhepat e konsumatorëve. Synimi është padyshim kthimi i këtij brandi ndërkombëtar dhe shtrirja përtej kufijve të Shqipërisë dhe synimi drejt tregjeve të reja.