Furnizimi me miell vazhdon të jetë një nga shqetësimet e qytetarëve shqiptarë dhe pjesë e diskutimeve kohët e fundit, pas nisjes së pushtimit rus ndaj Ukrainës, duke qënë se këto janë vende të mëdha eksportuese të drithrave në Shqipëri. Shumë qytetarë në vend kanë nisur të mbajnë rezerva në shtëpi për shkak të pasigurive. Për mediat shqiptare Adi Haxhiymeri, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Miellit ka folur për faktorët që ndikuan përgjatë 6 muajve për furnizimin me grurë dhe ndikimin ekonomik që do ketë në Shqipëri konflikti ruso-ukrainas. Sipas tij nuk do ngelemi pa furnizime, por do ketë rritje çmimesh.

Gruri(agronews.al)

Gruri(agronews.al)

“Këtu kemi të bëjmë me Rusinë, eksportuesin kryesor të grurit në botë dhe Ukraina që tek gruri zë vend të tretë ose të katërt, por shumë të rëndësishëm, pasi të dyja bashkë për drithëra janë mbi 25% të prodhimit botëror. Bazën e importit të grurit e kemi në Rusi, pasi ofron për ne vendin më të mirë të raportit cilësi/çmim. Ka karburantet e veta, pesticidet e veta, ka koston e jetesës së ulët, prodhon sasi të madhe dhe çmim të ulët. Lufta na godet edhe ne pasi është korridor i rëndësishëm, furnizohet pjesa më e madhe e vendit. Nuk jemi për të dhënë alarm, sepse kompanitë kanë ditë të tëra që po punojnë për sistemimin në tregje të reja, mundësi të reja në rajon, pastaj më larg. Mendojmë se me sasi do furnizohemi, kemi patur vështirësi me disa shtete si përshembull Serbia, që bllokoi që në tetor bursën e grurit. Vetem ajo që do ndikojë do jetë çmimi, atë s’e kemi më në dorë.” –tha Adi Haxhiymeri.

Veç problemeve të pandemise dhe konfliktit tani shtohet dhe prodhimtaria e ulët e grurit.

Në kuadrin e drithërave, veçanërisht të grurit jemi në një moment stuhie përfekte. Pandemia kaloi si situatë, por brenda 6 muajsh ka arsye të forta sa i përket grurit, pasi ishte një vit me prodhimtari shumë të ulët, u konstatua prodhim 25 milion ton grurë më pak. Kjo bëri rritjen e parë të çmimit në bursë, që ishte shumë i konsiderueshëm. Pas kësaj na ndodhi problemi i energjisë, naftës dhe transportit, ndërsa goditja e tretë është që ky treg merr nga lufta Rusi-Ukrainë. Pra ndodhën tre gjëra shumë të forta brenda 6 muajsh. Luftë ka patur edhe më pare, por në Iran dhe Irak, ku këto tregje kanë qenë të papërfillshme. Ato tregje kanë përparësi se sasinë e naftës e shton apo e ul. Gruri është një gjë që prodhohet një herë në vit, nga momenti që korret nuk shtohet më, por vetëm pakësohet deri në korrjet e ardhshme. Problemi më i madh është se kjo gjë ndodhi në korridorin më të rëndësishëm, jo vetëm për produktet e energjisë, por edhe ato bujqësore kryesisht drithëra, ky hynë gruri, misri, vaji etj. “ tha Haxhiymeri.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Miellit Adi-Haxhiymeri- (Monitor)

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Miellit Adi-Haxhiymeri- (Monitor)

Në këtë situate nuk përjashtohen abuzimet me çmimet.

“Ka edhe moment abuzimi. Duke filluar nga e premtja, çmimi në bursë u rrit, përveç rritjes së kërkesës. Janë 6 milion ton të bllokuara në Ukrainë dhe 7-8 milion ton në Rusi. Mendoj se shtete si Franca dhe Bullgaria mund ta kompensojnë situatën. Ndërsa rritja e çmimit te miellit në disa qytete nuk ka të bëjë fare me grurin, por kompanitë nuk i kontrollojmë dot”-tha Adi Haxhiymeri

Buka (agroweb

Buka (agroweb

Në tregun vendas ka nisur të reflektohet rritja e çmimit të miellit. Por kjo rritje sipas drejtuesit të Shoqatës së Përpunuesve të Miellit nuk ka ardhur nga rritja e çmimit të grurit për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, por nga rritja e çmimit të energjisë për fabrikat e miellit. Në intervistë Haxhiymeri theksoi se “Situata për prodhuesit e miellit është shqetësuese, sepse sa më shumë të zgjatet konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës aq më shumë vështirësohet sigurimi i grurit edhe pse ata janë duke parë tregje të tjera. Por çmimi i grurit në bursë është rritur ndjeshëm dhe gruri që do të merret do jetë më çmime më të larta. Gjatë një viti, Shqipëria importon rreth afro 250 mijë ton grurë.