Krenar Myrteza është themelues i “Korça Info Shop”, një nga portalet më të mëdha të punësimit në qytetin e Korçës. Nga periudha 2019-2022 numërohen 2000 të punësuar ndërmjet këtij portali Krenar Myrteza ka themeluar gjithashtu website-n "Discover Korça", një portal në të cilin mund të njiheni më tepër me këtë qytet, në juglindje të Shqipërisë.

Krenar Myrteza (burimi facebook)

Krenar Myrteza (burimi facebook)

CMG : Si e njihni ju veten dhe si ju shohin të tjerët?

Krenar Myrteza : Unë e shoh shpesh veten për t’i bërë një përshkrim dhe me rezulton që jam një njeri tepër i drejtë dhe duke qenë i tillë shpesh njerëzit gjejnë hapësira për të më bërë të ndihem jo mirë. Kjo më bën të reflektoj dhe të mësoj

CMG : Cilat cilëson si vitet më të bukura të tuat?

Krenar Myrteza: Të gjjtha vitet janë të bukura dhe kanë veçantinë e tyre, por ato që do cilësoja si vite me kujtime dhe gjëra që nuk kthehen më kurrë është fëmijëria.

Në fëmijëri ne kishim edhe gjëra fizike me vlerë, por më e rëndësishmja dashurinë e disa njerëzve që tani nuk jetojnë, apo janë pjesë e jetës sonë.

CMG :Si ka qenë shkurt rrugëtimi juaj i jetës?

Krenar Myrteza : Rrugëtimi im i jetës ka qenë siç duhet të jetë në fakt ai rrugëtim. "Një luftë, por me një finish të mirë ".

Krenar Myrteza (burimi facebook)

Krenar Myrteza (burimi facebook)

CMG: Cilët janë njerëzit që të kanë mbështetur më tepër gjatë gjithë kësaj kohe?

Krenar Myrteza : Unë jam ai njeriu që mbështes shumë në jetë dhe kur unë kam pasur nevojë ata më janë gjendur pranë. Një tjetër tipar i imi është që nuk tregoj gjendjen time sido që të jem, ndaj ata që janë të aftë ta kuptojnë dhe zbërthejnë atë janë familja ime.

CMG :Çfarë mendoni ju për njerëzit që zgjedhin të emigrojnë jashtë vendit?

Krenar Myrteza: Unë karrierën time e kam nisur që pas moshës 17- vjeçare dhe deri tani, ndaj nuk mund të flas për njerëzit e tjerë se si e shohin ata jetën.

Di të them që nuk ikin apo largohen pa arsye, ndoshta nuk e kanë gjetur veten këtu në Shqipëri dhe e shohin veten në një tjetër vend.

Nuk e shoh zgjidhje të mirë të ikësh nga vendi, por nëse nuk ke mundësi tjetër pse mos ta provosh.

CMG : Cila është një ditë e jotja tepër e lumtur?

Krenar Myrteza : Çdo ditë është e tillë, mjafton të shohim në brendësi të saj. Por do thoja që një ditë e lumtur është kur unë bëj gjithashtu dikë të lumtur.

Krenar Myrteza (burimi facebook)

Krenar Myrteza (burimi facebook)

CMG : Jeta është punë apo fat?

Krenar Myrteza : Jeta është punë.

Edhe nëse eshte fat që ti po ecën në një rrugë të shtruar do të dalë dikush tjetër që ka punuar shumë fort për atë rrugë, që do të të mundë sepse ka punuar fort. Ndaj jeta është punë!

CMG :A ndiheni i realizuar?

Krenar Myrteza : Jo, nuk ndihem! Kam arritur vetë shumë, por nuk jam realizuar.

CMG : Pse ke këtë lidhje dhe dashuri për natyrën?

Krenar Myrteza : Unë jam rritur në fshat, por në atë fshatin e vërtetë që nuk i ke të gjitha kushtet. Ndaj do të thoja që i vogël unë jam lidhur me natyrën dhe vijoj që ta kem tashmë këtë lidhje. Fshati të bën njësh me të.

CMG :Çfarë i sugjeron turistëve që vijnë në Korçë?

Krenar Myrteza: Të marrin një palë këpucë të forta, një çantë shpine dhe t’i ngjiten vendeve malore. Korça nuk është për t’u parë vetëm brenda qytetit, por anë e kënd saj.

Portali i punesimit themeluar nga Krenar Myrteza (burimi facebook)

Portali i punesimit themeluar nga Krenar Myrteza (burimi facebook)

CMG : Cila do të ishte një këshillë për bizneset në qytetin e Korçës?

Krenar Myrteza : Për bizneset në Korçë unë do të sugjeroja që ta shohin të punësuarin si një punonjës, që duhet të avancojë në punë. Njeriu ka nevojë për t’u rritur profesionalisht dhe kjo është një kulturë e cila duhet të mbizotërojë tek punëdhënësit.

CMG :A të ofron Korça mundësi të jesh lider?

Krenar Myrteza : Po nëse këta të rinj kanë dëshirën e plotë për të punuar. Duke qenë që Korça është një vend i vogël mund të jenë lidera të së ardhmes. Ndërsa vendet e mëdha nuk ta ofrojnë këtë gjë, pasi ka konkurrencë të lartë.

E vetmja gjë që mungon apo duhet parë me vëmendje është fakti që duhet të pranojnë për t’u rritur profesionalisht.

CMG : Çfarë do të rekomandoje për vizitorët që e duan Korçën?

Krenar Myrteza: Do të rekomandoja që të mos ndalen vetëm në Pazarin e Korçës apo vetëm në katedralen e saj. Ka shumë vende të tjera për t’u vizituar siç mund të jenë Prespa, Shipska dhe Vithkuqi. Këto janë destinacione pak të njohura, por që ja vlejnë të vizitohen nga turistët që duan ta njohin edhe pak më tepër Korçën.

Intervistoi Megi Mëhilli