Foto:VCG

Foto:VCG

Para hapjes së Olimpiadës Dimërore të vitit 2022, Komiteti Organizator i Pekinit bëri të ditur që sistemi thelbësor i të dhënave të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit ka realizuar lidhjen e plotë me platformën e teknologjisë “cloud”. Me platformën “cloud”, i gjithë transmetimi i garave, publikimi i informacioneve, akomodimi dhe ushqimi për sportistët dhe të dhënat mbi transportin mes zonave olimpike janë kaluar në “cloud”.

Kjo është olimpiada e parë dimërore, të gjitha informacionet mbi të cilën janë vendosur në “cloud”. Një arritje e tillë ka fituar vlerësim nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, i cili theksoi që “kjo është hera e parë në historinë olimpike” dhe se “po krijojmë histori në Pekin”.

Sipas Komitetit Organizator Olimpik të Pekinit, kjo është olimpiada e parë, ku përdoret platforma “cloud”, e cila ka zëvendësuar sistemin tradicional IT në organizimin dhe menaxhimin e lojërave olimpike.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në një konferencë për shtypin të zhvilluar në Qendrën e Medies të “Pekin 2022”, presidenti i KON-it Bach u shpreh se historia olimpike është më shumë se 120 vjet dhe ajo në fakt është historia e luftës së njerëzimit për nivel më të lartë, më të shpejtë dhe më të fuqishëm, si edhe një histori e aplikimit të teknologjive të ndryshme. Nëse e shohim këtë histori të gjatë, mund të ndiejmë që olimpiada është një veprimtari tradicionale, por me mbështetjen digjitale, po ndriçohet me një dritë të re. Olimpiada Dimërore e Pekinit, me një nivel të paparë digjitalizimi, u ka përçuar më shumë njerëzve kulturën e bukur olimpike.

“Me algoritëm të bazuar te platforma 'cloud', Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit janë transmetuar për të gjithë botën dhe kjo ka krijuar një standard krejtësisht të ri për lojërat e ardhshme olimpike,” u shpreh Bach.

Foto:VCG

Foto:VCG

Po ku janë dallimet mes olimpiadës tradicionale dhe një olimpiade në 'cloud'?

Siç dihet, “Pekin 2022” është zhvilluar me konceptet “teknologjike" dhe "e gjelbër”, çka është një veçanti e dukshme e këtyre lojërave olimpike dimërore. Nga transmetimi me “cloud” në “Tokio 2020”, deri në “Pekin 2022”, ku i gjithë sistemi thelbësor është vendosur në “cloud”, Olimpiada Dimërore e Pekinit është e para në historinë olimpike ku është bërë vendosja e përgjithshme e sistemit thelbësor në “cloud” dhe algoritmi me “cloud” është bërë projekti kinez për digjitalizimin e lojërave olimpike në organizim e rregullim, transmetim inteligjent dhe zhvillim të gjelbër e ekologjik.

Në “Pekin 2022”, shërbimet “cloud” ofrohen nga "Alibaba". Përgjegjësi teknik i kësaj kompanie Wang Haoran prezanton që në të kaluarën, për organizimin e lojërave olimpike, duhej të ndërtoheshin salla për pajisjet tradicionale IT, të cilat hiqen plotësisht pas përdorimit të shkurtër gjatë lojërave. Kështu, platforma “cloud” është një masë e rëndësishme për zhvillimin e gjelbër të lojërave olimpike. Zëvendësimi i sistemit IT me algoritëm “cloud” do të thotë që kostoja e infrastrukturës në këtë drejtim do të ulet shumë dhe do të shkurtohet procesi i kërkimeve për aplikacionet dhe vendosjen e pajisjeve përkatëse.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Qendra e të dhënave olimpike në 'cloud' nga 'Alibaba' përdor energji të gjelbër dhe me mbështetje teknike, është bërë shembulli i parë në Kinë me efektin e shfrytëzimit të energjisë elektrike më pak se 1.2. Kjo e bën qëndrën e të dhënave olimpike më efikase, më të gjelbër dhe më ekologjike. Në krahasim me sallat tradicionale për pajisjet IT, në këtë qendër është realizuar ftohja 100% pa makina ftohëse dhe harxhimi i energjisë është ulur mbi 70%,” thotë Wang Haoran.

Krahas këtyre, një ndryshim tjetër i rëndësishëm është që transmetimi i Lojërave nuk u var nga satelitët, por u realizua me “cloud” për qindra milionë shikues në mbarë botën.

Foto:VCG

Foto:VCG

Siç mësohet, në “Pekin 2022”, të gjitha garat janë transmetuar me teknologjinë 4K, dhe disa gara të rëndësishme me 8K. Janë transmetuar gjithsej mbi 6 mijë orë për shikuesit e mbarë botës. Me këto teknologji dhe me platformën “cloud”, qoftë në lëvizjet e vështira në ajër nga platformat e kërcimit me ski, qoftë në momentet e bukura të patinazhit të shpejtësisë, shikuesit mund të shohin detajet me ngadalësimin e lëvizjeve ose në mënyrë panoramike. Kjo ka qenë vërtet një eksperiencë e bukur. (Jiang Lei)