Pamela Germani ka lindur në Durrës në vitin 1991 dhe ka ndjekur Në vitin 2012 ajo është punësuar në një kompani ndërkombëtare në fushën e Sigurimeve Private ku ka punuar në fushën e Marketingut dhe Network Marketing për rreth 3 vite. Ajo është e licencuar si broker nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për Sigurimet Jete dhe Jo jete.

OMA (Facebook)

OMA (Facebook)

Përgjatë kësaj periudhe, nga viti 2012 e deri tani Pamela ka ndjekur trajnime të avancuara në fushën e Marketingut Digjital kryesisht në ShBA dhe në shtete të tjera, të cilat i kanë mundësuar një profesion të ri në tregun global, siç është profesioni i Marketingut Digjital. Kjo eksperience filloi si një menyre e re për të promovuar produktet dhe shërbimet e kompanisë ku ka punuar në atë kohë në rang global.

Në Maj të 2016-tës lindi interesi për këtë profesion dhe për këtë arsye u krijua Online Marketing Academy apo ndryshe OMA e cila tashmë ka ndihmuar më shume se 1500 individë të formohen si Menaxhere të rrjeteve sociale dhe ta ofrojnë kete sherbim online si Freelancer (apo të vetëpunësuar) në të gjithë botën për biznese të ndryshme në platforma ndërkombëtare.

P. Germani (Fb)

P. Germani (Fb)

CMG : Pamela, sa e njihni ju veten tuaj?

Pamela Germani : Unë e njoh veten si vajzë tepër të guximshme. Pavarësisht sfidave në të cilat kam ecur dhe që s’kanë qenë të pakta, kam ndërtuar gjithçka që kam dashur. Jam përpjekur që përherë të ndihmoj të tjerët për t’u punësuar online dhe për të pasur mundësi për t’u përhapur. Për një jetë më të mirë duhet parë gjithmonë marketingu digjital. Të theksuar kam pasur këmbënguljen dhe kohën.

CMG: Cili ka qenë projekti juaj i parë që ju ka hedhur në treg?

Pamela Germani: Ka qenë një projekt të cilin unë e kam marrë përsipër online, nëpërmjet platformës freelancer.

Ngarkesa i përkiste tipikisht “data entry” dhe unë duhet të nxirrja të dhëna për një rast studimor dhe mu besua në këtë fushë. Më pëlqeu tepër idea që vetëm nëpërmjet një kompjuteri ti ke mundësi të shumta për t’u përfshirë dhe për të bërë një punë në nivel ndërkombëtar kështu që nisa një rrugëtim të ri timin.

CMG:Kur themi se një i ri " duhet t’i bëjë gjërat ndryshe, çfarë duhet të kemi parasysh?

Pamela Germani: Duhet të bëjë më tepër gjëra për veten. Të ketë më tepër shpirtin e iniciativës dhe ta ndërtojë profesionin e vet në bazë të trendeve të kohës, që gjithnjë përparon sidomos kur bëhet fjalë për profesionet në teknologji. Azhurnimi me profesionin është shumë i rëndësishëm. Njeriu duhet të mësohet me gjërat e reja. Kjo duket si klishe, por duhet të funksionojë kështu. Teknologjia është pjesë e jetës dhe duhet që gjithnjë e më shumë çdo njeri të kërkoje nga vetja. Konsistenca në atë që bëjnë është tepër e rëndësishme

P. Germani (Facebook)

P. Germani (Facebook)

CMG : Çfarë të motivon për t’u marrë me këtë fushë?

Pamela Germani: Fakti që ne tani po kalojmë në të tjera standarde jete dhe ushtrimi të profesionit. Nuk është më e nevojshme që të udhëtojmë në një shtet tjetër apo të jemi fizikisht atje Tashmë kemi një aset tepër të madh dhe mundemi që punën që do të bënim atje ta bëjmë nga shtëpia. Mjafton të jemi në njohuritë e duhura. Sot për të pasur të ardhura më të mira mjafton të kualifikohemi dhe kjo mua më motivon tepër, jo vetëm në aspektin individual por edhe për ata që duan të zhvillohen.

CMG: Si e shihni zhvillimin e tregut se teknologjisë në Shqipëri?

Pamela Germani : Tashmë është bërë e udhës që me nxjerrjen në pah të çdo risie t’i marrim edhe ne dhe e kapim elementin. Ai po zhvillohet me hapa gjigante dhe bizneset janë duke përfituar nga teknologjia për t’u azhurnuar me gjërat e reja në çdo kohë. Kanë treguar që është një kulturë në zhvillim e sipër.

CMG : Rëndësia e rrjeteve sociale në një biznes si shihet?

Pamela Germani: Është e rëndësishme që rrjetet sociale të menaxhohen siç duhet. Çdo vit e më shumë marrin prioritet e përmirësohen. Biznesi e ka kuptuar tashmë që duhet të shkojë tek konusmtari edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Duhet ende një ndërgjegjësim, sa i përket rrjeteve sociale. Ata duhen të bëjnë gati një fond të caktuar për t’i menaxhuar rrjetet sociale siç duhet. Sikundër kanë fondet e tyre për në media televizive apo radio, duhet të kenë një fond të paracaktuar për këtë pjesë. Nuk ka më asnjë biznes që të mos e kuptoje logjikën se nuk ka rëndësi të kesh një dyqan fizik. por tashmë mjafton të jesh i gatshëm të ndërtosh imazhin nëpërmjet rrjeteve sociale. Kosto më pak, fitime më shumë. Për t’i ardhur në ndihmë biznesit ndonjëherë duhet të kopjosh edhe stile të veçanta nga vende më të zhvilluara se ne. Ky moment pas pandemisë është momenti i duhur për t’u zhvilluar online sepse nëpërmjet pandemisë e kuptuam që mundemi. Dyqanet online tani janë tepër të zhvilluar sepse konsumatori ndoshta nuk ka kohë të vijë në dyqan, por i viziton online. Kështu shitjet për bizneset që kanë punuar në këtë formë i kanë rritur shitjet

CMG:Çfarë duhet të përmirësohet në aspektin e zhvillimit të teknologjisë në Shqipëri?

Pamela Germani: Mendoj që bizneset duhet t’i japin përparësi marketingut digjital. Marketimi online nuk është tani vetëm një zgjedhje, por është gati detyrim për çdo biznes. Konkurrentët në çdo kohë janë gati për të sfiduar këdo që e neglizhon këtë pjesë, kështu që është momenti që secili të mendojë në formë alternative.

CMG: Aktualisht ju me çfarë po merreni?

Pamela Germani : Unë po merrem me menaxhimin e rrjeteve sociale për të gjeneruar dhe rritur shitjet. Po i alternoj detyrat e mia, por fokusin e kam në procesin e shitjeve.

Veprimtari e OMA (Facebook)

Veprimtari e OMA (Facebook)

CMG:Çfarë është "OMA"?

Pamela Germani: OMA është ndërtuar pikërisht për t’i ardhur në ndihmë marketingut digjital. E kam ndërtuar që njerëzit të fokusohen më tepër në shitblerje digjitale. OMA trajton dhe informon mbi funksionimin e biznesit online. Ne kryesisht punojmë me bizneset e huaja nga e gjithë bota, duke menaxhuar dhe punuar mbi rritjen e shitjeve të bizneseve të ndryshme.

CMG: Pse duhet punuar Freelancer?

Pamela Germani: Sepse është trendi i momentit. Gjithçka po kalon online dhe këto janë disa para më shumë dhe janë punë alternative shumë të mira. Menaxhimi i rritjeve sociale po kthehet në një profesion tashmë. Nëse ti di të shesësh është një arritje e madhe. Gjithçka arrihet vetëm nëse studiojmë dhe vetëm nëse kualifikohemi. E tashmja dhe e ardhmja do të jetë freelance.

Intervistoi Megi Latifi