Foto:VCG

Foto:VCG

Më 4 shkurt, u zhvillua në Pekin ceremonia e hapjes e Olimpiadës Dimërore të Pekinit 2022. Maskoti olimpik Bingdundun është bërë një produkt shumë i preferuar dhe, krahas tij, një tjetër produkt ka tërhequr mjaft vëmendje e njerëzve. Ky produkt është RMB-ja digjitale.

Gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, qytetarët kinezë dhe të huajt që vijnë në Kinë mund të përdorin këtë produkt digjital të monedhës kineze. Me RMB-në digjitale, mund të bëhen pagesa të vogla në mënyrë shumë të volitshme. P. sh., për arsye të rregullores olimpike mbi të drejtat e markave olimpike dimërore, në objektet olimpike mund të përdoren pagesat me VISA dhe para në dorë. Për njerëzit që janë mësuar me pagesat e lëvizshme, përdorimi i RMB-së digjitale mund të krijojë më shumë lehtësi, dhe ata nuk kanë nevojë të marrin para në dorë dhe para të thyera. Ndërkohë, të huajt që vijnë në Kinë kanë një mundësi të re pagese.

Foto:VCG

Foto:VCG

RMB-ja digjitale mbështet mënyra të shumta pagese, si “Tap” and “Pay”, pagesat me skanim dhe pagesat në internet. Me RMB-në digjitale mund të bëhen pagesat pa kontakt, çka plotëson shumë mirë kërkesat antiepidemike gjatë Lojërave Olimpike Dimërore dhe garanton një olimpiadë të sigurt. Kjo është një epërsi e veçantë e monedhës digjitale.

Për RMB-në digjitale njerëzit mund të përdorin “portofolin e fortë” ose “portofolin e butë”. Aplikimi për portofol të fortë është shumë i lehtë, dhe mund të bëhet në pikat e shërbimeve të Bankës së Kinës (BOC), makinat e posaçme për portofol të fortë dhe hotelet e përcaktuara.

“Portofoli i butë” mund të aplikohet në dyqanet e aplikacioneve në internet. Për arsye që monedha digjitale është me teknologjinë loose coupling, aplikimi për portofolet e monedhës digjitale nuk ka nevojë për llogari bankare. Nëse njerëzit bëjnë pagesa të vogla të përditshme vetëm me numrin e tyre të celularit, ata mund të bëjnë aplikime për katër lloje portofoli me monedha digjitale (portofol me identitet të ndryshëm; portofol individual ose publik; portofol i butë ose i fortë; portofol kryesor ose nënportofol).

Foto:VCG

Foto:VCG

Për sa u përket të huajve, ata mund të aplikojnë për portofolet me monedha digjitale, mund të hapin katër llojet e portofolit me monedha digjitale duke regjistruar aplikacionet me numrin e tyre të celularit. Ata mund të këmbejnë RMB-në digjitale me para në dorë ose karta të huaja bankare.

Në fakt, më përpara, aplikacioni për RMB-në digjitale është futur në dyqanet e aplikacioneve në celular të Kinës. Të huajt që përdorin “iPhone” mund të regjistrohen për një identitet “Apple” në Kinë, të bëjnë kërkim për “RMB digjitale” ose fjalën kyçe “ecny” në “dyqanin e aplikacioneve” dhe të instalojnë aplikacionin e RMB-së digjitale në celularët e tyre. Ndërsa ata që përdorin smartfona me “Android”, mund të vizitojnë faqen zyrtare të RMB-së digjitale (kodi i skanimit ofrohet nga Banka e Kinës), ku mund të bëhen drejtpërdrejt shkarkimet dhe instalimet.

Foto:VCG

Foto:VCG

Aplikacioni për RMB-në digjitale mbështet regjistrimin me numrat e celularit nga pothuajse 100 vende pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Me numrat e këtyre vendeve, njerëzit mund të aplikojnë për portofol me monedha digjitale.

Tani, në aplikacionin për RMB-në digjitale, është shtuar funksioni “Tap it”. Për përdoruesit që kanë shkarkuar aplikacionin për RMB digjitale, ata mund të përdorin “Tap it” me “portofolin e fortë”. Me këtë funksion të veçantë, portofoli i fortë dhe portofoli i butë mund të lidhen bashkë në smartfon, ku përdoruesit mund të bëjnë menaxhimin e portofolave dhe kjo është një mënyrë më e sigurt për konsumatorët. (Jiang Lei)