Italia ka vijuar të jetë partneri kryesor i eksporteve shqiptare edhe gjatë vitit 2021. Të dhënat e INSTAT tregojnë se mallrat drejt këtij vendi vitin e kaluar përbënin rreth 42% të shitjeve totale jashtë vendit. Sipas detajeve të publikuara Kosova është prej disa vitesh partneri i dytë tregtar i Shqipërisë dhe i vetmi me të cilin ka suficit tregtar, me eksportet që janë më të larta sesa importet. Drejt Kosovës, në vitin 2021 u dërguan mallra me vlerë 38 miliardë lekë. Produktet kryesore që dërgohen në Kosovë janë kryesisht “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Minerale, lëndë djegëse dhe grupi “Ushqim, pije duhan”.

export (the economic times)

export (the economic times)

Në muajin Dhjetor 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me dhjetor 2020 janë: Italia (46,4 %), Kosova (0,1 %) dhe Gjermania (140,9 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Turqia (51,6 %) dhe Rusia (100,0 %). Gjatë këtij viti vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (26,1 %), Kosova (43,6 %) dhe Spanja (42,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Ukraina (14,7 %) dhe Rusia (49,3)- detajon Instat

Në vitin 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 369 mld lekë, duke u rritur me 35,6 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 801 mld lekë, duke u rritur me 32,3 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar në vitin që lamë pas kapi vlerën e 432 mld lekë, duke u rritur me 29,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020. Në analizën e bërë për muajin e fundit të vitit thuhet se në dhjetor 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 32 mld lekë, duke u rritur me 38,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe ulur me 14,5 %, në krahasim me muajin nëntor 2021.

Importet e mallrave arritën vlerën 88 mld lekë, duke u rritur me 43,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 9,1 %, në krahasim me muajin nëntor 2021.

Gjatë vitit 2021, importet janë rritur me 32,3 %, krahasuar me vitin 2020. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +6,0 pikë përqindje, dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,5 pikë përqindje

Në muajin dhjetor 2021, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me dhjetor 2020 janë: Italia (24,0 %), Turqia (52,4 %) dhe Greqia (46,6 %). Ndërsa vendi me të cilin importet kanë pasur uljen më të madhe është: SHBA (30,4 %). Gjatë këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (27,9 %), Turqia (48,6 %) dhe Kina (20,7 %). Ndërsa vendi me të cilin importet kanë pasur uljen më të madhe është: Ukraina (6,6 %)”- thuhet në njoftimin e Instat.

eksporte (DNA INDIA)

eksporte (DNA INDIA)

Në raportin e publikuar nga INSTAT bëhët edhe ndarja në përqindje e Tregtisë së jashtme të mallrave sipas disa vendeve të BE-së për të gjithë vitin që lamë pas dhe për muajin dhjetor në vecanti.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,3 %, të të gjithë tregtisë. Në dhjetor 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,7 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,3 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,2 %), Turqi (8,3 %), Greqia (8,3 %), dhe Gjermania (6,0 %). Shkëmbimet tregtare, për vitin 2021, me vendet e BE-së zënë 60,0 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Dhjetor 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,4 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,9 %), Turqia (7,8 %), Greqia (7,3 %) dhe Gjermania (6,4 %).”- thuhet në publikim.

Veç shkëmbimeve tregtare Instituti i Statistikave ka publikuar edhe çmimet në treg. Sipas shifrave, rritja e çmimeve në fundvit ka shtrenjtuar ndjeshëm koston e jetesës në vend. Instituti i Statistikave raporton se në dhjetor inflacioni ka arritur rekordin e 3.7%, niveli më i lartë në 11 vitet e fundit. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë, inflacioni ka qenë 1.1%.Në shtrenjtimin e kostos së jetesës ka ndikuar kryesisht rritja e çmimeve të ushqimeve, të cilat kontribuuan me 60 për qind të inflacionit të dhjetorit 2021. Kjo rritje e çmimeve te produktet ushqimore ka muaj tashmë që ka filluar të ndihet te konsumatorët, për shkak të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, por në dhjetor ndikoi edhe shtrenjtimi qe ndodh gjithmonë rëndom për shkak të festave të fundvitit. Rritje e çmimeve është konstatuar gjithashtu edhe te shërbimet e transportit dhe argëtimit.

eksporte

eksporte

Ndërkohë sipas matjeve që u zhvilluan me metodologjinë e Eurostat në muajin dhjetor 2021, rritja mesatare e çmimeve ishte 3.8% .Të dhënat krahasuese me vendet e Bashkimit Europian tregojnë se, inflacioni i dhjetorit në Shqipëri ishte poshtë mesatares europiane prej, 5.3%.Në Europë, rritja më e madhe ishte në Estoni me 12%, ndërsa më e ulëta në Zvicër me 1%.Në Shqipëri, rritja më e madhe e çmimeve prej 6,8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,9%, “Argëtim dhe kulturë” me 3,7%, “Komunikimi” me 3,1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6%.