Në aktivitetin ekonomik të një biznesi është mjaft e rendësishme pjesa e teknologjisë dhe e digjitalizimit. Në kohën e pandemisë pati një rritje të përdorimit të tyre nga sipërmarrje të ndryshme dhe ishte një zgjidhje dhe shpëtim për aktivitetin e tyre. Por ekspertët ngrenë shqetësimin për rënien e interesit me kalimin e karantinës. Erjon Curraj, ekspert i Transformimit Digjital këshillon binzeset që të ecin paralel me zhvillimin teknologjik.

Përdorimi i teknologjisë(echotech)

Përdorimi i teknologjisë(echotech)

“Kohët e fundit, sidomos me pandeminë, dihet tashmë botërisht që dhe Shqipëria ka kapur valën e digjitalizimit. Është e rëndësishme të kuptohet që digjitalizimi është këtu për të qëndruar. Atë nivel digjitalizimi që kanë birësuar, të përfshirë gjatë kohës së pandemisë kujtojnë se ishte thjesht një varkë shpëtimi që e bëri punën e vet dhe tashmë nuk duhet më. Por duhet të kuptojmë që digjitalizimi nëpër botë i bizneseve, ka ekzistuar shumë më para pandemisë dhe pse ka funksionuar sepse pikërisht kishte një nevojë dhe ishte një mënyrë, një aleat shumë i fortë i bizneseve për të qenë të qëndrueshme dhe për të fituar më shumë treg, për të ulur kostot dhe me rradhë. Kështu që, në Shqipëri, atë nivel që ne u munduam të krijonim dhe të afroheshim me vendet e zhvilluara perëndimore dhe më gjerë, jemi sërish duke e lënë pas. Kështu që ka nevojë për një ndërgjegjësim të fortë që bizneset të kapin sa më shumë këtë lloj përparësie që jep teknologjia dhe digjitalizimi për të qenë konkurues jo vetëm në tregun vendas, por ndoshta për të konkuruar në vendet e rajonit dhe më gjerë. Kështu që kjo është ajo që bën që jemi pas dhe kemi nevojë për më shumë ndërgjegjësim”- tha eksperti Curraj.

Teknologjia (starreviews )

Teknologjia (starreviews )

Nëse investojmë në teknologji sipas ekspertëve, kjo përkthehet në zhvillim dhe konkurrencë.

“Pati një ndërgjegjësim gjatë Covid-it, por e humbëm. Ky është problemi. Ndoshta në vendin tonë dhe në Ballkan nuk jemi shumë të qëndrueshëm në atë që bëjmë dhe kjo reflektohet dukshëm te bizneset, me teknologjinë. E përdorën sa ju duhej sepse duhej të bënin biznes, sepse kishte lockdown, ishte e mbyllur çdo gjë, pastaj e lanë. Patjetër që një pjesë shumë e vogël e këtyre bizneseve që kuptuan të mirat që sjell teknologjia, e kanë mbajtur këtë lloj ritmi dhe po vijojnë. Çështja nuk është se si do të përfitojnë 2-3 kompani në Shqipëri dhe kaq. Çështja është si ta bëjmë këtë lloj lëvizje të gjerë, të themi “popullore” për të gjithë bizneset në Shqipëri dhe jo të jetë vetëm ekonomia e vendit në rradhë, por të jemi të konkurrueshëm dhe atëherë do të ketë mirëqenie më të mirë ekonomike, njerëzit do të jenë më të ndërgjegjshëm e më tej”, theksoi ai

E ndërsa bizneset e mëdha e kanë gjetur rrugën drejt zhvillimit dhe madje janë në të njëjtat nivele me kompanitë e huaja, sfidë mbetet përdorimi i teknologjisë nga bizneset e vogla.

“Për të arritur nivelin e duhur dhe më të mirë të mundshëm të digjitalizimit të bizneseve në vend, ka disa probleme. Mund të fillojmë pikërisht te fakti që nëse do t’i ndanim bizneset midis bizneseve të vogla, mikro të vogla dhe të mesme, të standardit shqiptar dhe ato të mëdhatë, ka dallim shumë të madh. Bizneset e mëdha në Shqipëri nuk ndryshojnë fare pothuajse nga bizneset që janë jashtë në aspektin e brendësimit dhe përqafimit të teknologjisë. Kanë politika, kanë struktura të caktuara, investojnë e me rradhë. Kurse bizneset e vogla dhe të mesme për fat të keq se kanë këtë mundësi. Ka disa organizma, ka disa financime dhe programe të ndryshme që bëjnë këtë gjë, por nuk është se po përqafohet sot, kështu që bizneset e vogla kanë shumë probleme të kësaj natyre dhe e para vjen pikërisht mungesa e strukturave. Nuk kanë njerëz që të dinë ta përdorin teknologjinë.”-shprehet Curraj.

Eksperti E. Curraj (Facebook)

Eksperti E. Curraj (Facebook)

Me hapat që po ecën digjitalizimi dhe teknologjia është e rëndësishme që bizneset të kënë ekspertët përkatës në këtë fushë.

“ Dimë që sot ka teknologji që mund të ketë kosto të ulët për t’u përdorur, rrjetet sociale janë një prej tyre, bërja e faqeve të webit është një prej tyre etj. Të kësaj natyre, që kanë kosto të ulët, pra nuk është çështje financiare, por duhet njerëzit që të jenë aty të dinë ta përdorin. Sot nëse flasim me bizneset, i thua “Çfarë po bën me digjitalizimin, me teknologjinë në përgjithësi?” thonë “Po, e përdor.” “Si e përdor?”, “Ja, postoj diçka në Instagram.” Dhe kujtojnë se postimi në Instagram apo Facebook, Twitter e me rradhë është digjitalizimi për ta. Dhe ky është problem sepse sipërmarrësit duke menduar që tashmë e kanë përqafuar do të thotë që përdorin vetëm majën e ajsbergut të teknologjisë, që ata kanë mundësi të përdorin. Nuk po flas që të përdorin robotë, apo teknologji të avancuara, po flasim për ato teknologji që ata kanë mundësi, që i shkojnë për shtat staturës së tyre. Ata nuk po e përdorin siç duhet, s’po marrin maksimumin nga teknologjia. Ky problem është njëri prej tyre, pra stafi i kualifikuar për digjitalizim.”-perfundon eksperti.