Foto:VCG

Foto:VCG

Është shumë e nevojshme që të caktohet objektivi i rritjes ekonomike në prag të vitit të ri.

Për Kinën, duhet të ketë rritje ekonomike si një fuqi mbështetëse për realizimin e objektivave afatgjatë, si për periudhën e planit të 14-të 5-vjeçar dhe niveli i ri i vëllimit të përgjithshëm ekonomik deri në 2035. Ndërsa për afat të shkurtër, caktimi i një objektivi ekonomik është në të mirë të punëve drejtuese për zhvillim ekonomik e shoqëror. Sepse një nivel i arsyeshëm i rritjes ekonomike është garancia për objektivat me afat të shkurtër, si punësim i ri, rritja e të ardhurave dhe balancimi i pagesave ndërkombëtare.

“Duke marrë parasysh elemente të paqarta në mjedisin e zhvillimit brenda e jashtë Kinës, si dhe kërkesat e qeverisë qendrore kineze për përparim me hapa të qëndrueshme, parashikojmë që një rritje e arsyeshme e GDP-së mund të jetë rreth 5.5-6% për 2022,” thotë Wen Bin, kryestudiues i Bankës Minsheng të Kinës.

Me ndikimet nga pandemia COVID-19, rritjen e çmimit energjetik dhe mungesën e furnizimit të energjisë elektrike në disa krahina, në 3 tremujorin e vitit 2021, rritja e GDP-së u pakësua nën 5% dhe ekonomia përballoi një presion rënieje.

Foto:VCG

Foto:VCG

Megjithëse nuk është problem që të realizohet objektivi i rritjes për 2021, për një rritje 5.5-6% në 2022 përballon disa sfida. Për këtë arsye, në makropolitikat do të shtohen mbështetjet për stabilizimin e rritjes dhe të ruhet rritja ekonomike në një sferë të arsyeshme. Kyçi do të jetë “zgjerimi i kërkesave të brendshme” dhe “stabilizimi i kërkesave të jashtme”.

Kina ka një treg gjigant të brendshëm dhe potenciali i kërkesave të brendshme është shumë i madh. Atëherë, për stabilizimin e rritjes ekonomike në 2022, duhet medoemos të mobilizojë gjallërinë e ndërmarrjeve në treg, çka mund të lëshojë potencialin e kërkesave të brendshme. Nga njëra anë, duhet të aktivizohen fuqia dhe dëshira e tregut për konsum. Duhet të ruhet konsumi tradicional si automjete dhe pajisje elektrike shtëpiake, me lëshimin e potencialit të konsumit offline dhe në sektorin e shërbimeve, duke zgjeruar mënyrat e reja konsumi për një nivel më të lartë të konsumit. Nga ana tjetër, duhet të stabilizohet rritja e investimeve, të përmirësohet struktura e investimeve, me synim që të nxitet ndryshimi i modelit të zhvillimit në sektorin industrial dhe të nxitet niveli i investimeve nëpërmjet projekteve të mëdha.

Lidhur me kërkesat e jashtme, parashikojmë që në 2021, përqindja e eksportit të Kinës në tregun global do të vazhdojë të rritet, pasi ekonomia botërore po mëkëmbet shpejt dhe Kina ka aftësi të fuqishme furnizuese. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve i Kinës ka kontribuuar 28% të rritjes ekonomike në 2020 dhe në 3 tremujorët e parë të vitit 2021, ky nivel ishte afro 20%. Kjo ka luajtur rol pozitiv për mëkëmbjen ekonomike të Kinës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Mirpo për vitin 2022, me mbylljen e masave stimuluese nga vendet e zhvilluara dhe me mëkëmbjen e prodhimit në vendet në zhvillim, kërkesat e jashtme do të pakësohen shumë. Nëse kërkesat e brendshme nuk mund të rriten mjaft, rritja ekonomike do të ketë një presion të madh. prandaj, me zgjerimin e kërkesave të brendshme, duhet të stabilizohen edhe kërkesat e jashtme, çka mund të ndihmojë ekonominë kineze të qëndrojë në një nivel të arsyeshëm.

Ekonomisti i njohur kinez dhe kryetari i Institutit Studimor Zhixin Investiments, Lian Ping parashikon që në vitin 2022, gjallëria e ekonomisë kineze do të vijë nga investimet në infrastrukturë, investimet në sektorin e prodhimit, mëkëmbja e konsumit dhe eksporti i fuqishëm.

“Konsumi do të mëkëmbet sipas gjendjes pandemike. Edhe pse në 2022 do të ketë disa elemente të paqarta, por Kina ka aftësi të fortë anti-epidemike dhe qeveria ndoshta do të shtojë investimet në konsumin publik. Kjo mund të nxitë mëkëmbjen e qëndrueshme të konsumit. Parashikoj që deri në fund të vitit 2022, rritja e konsumit do të kthehet në nivelin para shpërthimit të epidemisë dhe do të ofrojë një gjallëri të madhe për rritjen ekonomike 2022,” thotë Lian Ping.

Duke folur për prirjen e ekonomisë kineze në vitin 2022, kryeekonomisti i grupit J.P.Morgan në Kinë, Zhu Haibin parashikon që kjo varet nga niveli i rregullimeve të politikave. Në vitin 2021, Kina ka bërë reforma në disa sektorë, me synim që të kalojë nga modeli me zhvillim të shpejtë në modelin me zhvillim cilësor.

Zhu Haibin thotë që kalimi nga shpejtësia deri në cilësi është një ndryshim me afat të gjatë. Një sërë mbledhjesh të larta ka theksuar që duhet të bëhen mirë rregullimet të rrjedhshme në makropolitikat dhe të bëhen mirë integrimin e makropolitikave për 2021 dhe 2022.

Kjo do të thotë që vendimarrësit në Kinë kushtojnë më shumë rëndësi për afat të mesëm dhe të gjatë, si dhe rrjedhshmërinë e politikave. “Parashikojmë që në vitin 2022, nuk do të ketë politikat shtrënguese fiskale dhe monetare dhe në vend të tyre, do të jetë politika e qëndrueshme neutral,” thotë Zhu Haibin. (Jiang Lei)