Arabela Statovci është një sipërmarrëse 33 vjeçare, e cila kohët e fundit është integruar për të punuar me të rinjtë. Ajo ka përfunduar master në ekonomi dhe është partnere në dy kompani në Zvicër, ndërsa shumë kompani të tjera i këshillon për rritjen e tyre në treg. Arabela është e përfshirë edhe në politikë në Zvicër. E rritur mes sfidave, në luftë me sëmundjen e kancerit, Arabela ia dalë ta mposhtë. Aktualisht ajo është administratore e shoqatës “Race for the cure Kosovo”

Arabela Statovci

Arabela Statovci

CMG:Çfarë është jeta për ju?

Arabela Statovci: Për mua jeta është e shtrenjtë dhe duhet shijuar në maksimumin e saj. Është të udhëtosh shumë dhe të provosh eksperienca e të reja, kultura të reja, ushqime të reja. Jeta është provë që duhet ta sfidosh dhe mbi të gjitha është familje. Duhet të krijosh kujtime, sepse në fund të jetës marrim me vete kujtimet tona. Nuk më intereson se sa para kam, por çfarë kontributi jap në shoqëri. Në jetë ne jemi përgjegjës për çfarë bëjmë, por në fund secili ka një pakt të vetin që e merr me vete me përvoja. Për mua ka shumë rëndësi të punojmë bashkë. të kemi bashkëpunim dhe të jemi të gatshëm për të ndryshuar planetin bashkë.

CMG:A ka pendesa në jetën tuaj?

Arabela Statovci: Çdo devijim që kam pasur në jetë më ka sjellë në këtë që unë jam sot dhe nuk ka asnjë pendim në jetën time. Unë jam treguar e gatshme për të sfiduar gjjthçka dhe e kam marrë pozitivisht çdo sfidë.

CMG:Cila është rutina juaj?

Arabela Statovci: Ngrihem në orën 5 të mëngjesit dhe ditën e nis me një çaj të gjelbër. Kjo është koha ime! Një kohë produktive kur të tjerët flenë ende dhe nis të bëj yoga. Mëngjesi është i shtrenjtë dhe përpiqem të jem e dedikuar.

CMG: Cila ka qenë puna juaj e parë?

Arabela Statovci: Kam qenë 16 vjeç kur kam nisur të siguroj paratë e mia dhe pastroja. Fillova të pastroj që nga shkollat e shumë ambiente të tjera. Kam pasur një parim që mos kërkoja para nga prindërit. Në vijim isha asistente dentiste për 7 vite.

Arabela Statovci burimi facebook 1

Arabela Statovci burimi facebook 1

CMG: Vendimi për t’u larguar nga Shqipëria a ishte vendimi i duhur, apo do të dëshironi të ktheheni?

Arabela Statovci: Ka qenë vendimi më i vështirë për t’u marrë, por mendoj që bëmë zgjidhjen e duhur për një jetë më të mirë. Kemi ikur në një moment delikat dhe për këtë u kujdesën prindërit dhe jo unë për ta marrë vendimin. Gjithmonë ata kanë pasur një bindje për një jetë ekonomikisht me të mirë.

CMG: Si je përshtatur me kulturën atje?

Arabela Statovci: Në fillim nuk e dija se kujt i përkisja dhe përjetova një krizë identiteti, por me kohën e kuptova që kjo ishte e kotë. Unë vendos vetë se kush jam dhe çfarë më pëlqen ose jo.

Jam kush dua unë të jem dhe jetoj e gëzuar për këtë sepse sot ndihem e atij vendi, por nuk e harroj kurrë vendin tim.

CMG: Cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën tuaj?

Arabela Statovci: Kur gjyshja ime ndërroi jetë! Më ka thyer shumë dhe mendoj që nuk isha ende gati ta humbisja atë dhe nuk kisha jetuar momente më të vështira. Nuk e kam gjetur veten me vite dhe rrugën për të përballuar humbjen. Pak muaj më parë kur u diagnostikova me kancer nuk ka qenë më vështirë se vdekja e gjyshes.

Arabela Statovci burimi facebook

Arabela Statovci burimi facebook

CMG: A je ti një grua e fortë?

Arabela Statovci: Po, jam! Sëmundjen unë jam duke e kontrolluar në kokën time dhe çdo gjë që mund të më ndodhë unë e menaxhoj sepse e di që gjjthçka fillon nga truri dhe koka. Do doja që dhe njerëzit e tjerë ta kontrollojnë. Do të mposht gjjthçka që më del përpara.

CMG:Kush është njeriu që ju motivon në jetë?

Arabela Statovci: Tetoja ime. Ishte një grua e jashtëzakonshme

Ajo bëri një transplant zemre dy herë brenda një kohe të shkurtër dhe i ka mbijetuar çdo gjëje dhe sfide. Kjo më mësoi mua ta përballoj jetën me vullnet dhe me një dashuri shumë të madhe. I ka mbijetuar çdo sfide.

CMG: E ke zbuluar nektarin e jetës?

Arabela Statovci: Po. Une e di se çfarë dua në jetë. Pas terapive që i mbyll në 2022 do të vijoj të merrem me punën dhe projektet e mia.

Unë kam dy kompani të miat, të cilat i drejtoj dhe dua të fokusohem tek ato për ta ringritur çdo ëndërr nga e para.

CMG:Çfarë pret nga 2022?

Arabela Statovci: Dua të jem e lire, këtë kërkoj. Të jem ajo Arabela që e do jetën dhe që nuk pret nga askush përveç vetes. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Një vit të qetë dhe dua të përfundoj terapinë dhe t'ia filloj punëve të mia te reja. Dua të përkushtohem në familje dhe shoqëri. Nëse është e mundur të udhëtoj dhe thjesht të shijoj jetën në mënyrën më të thjeshtë që mundem.

Intervistoi Megi Latifi