Nëse shumica e historive janë për shqiptarët që ikin jashtë dhe nisin punë në sektorë të ndryshëm në vende të botës, rasti sot flet për të kundërtën. Kemi në qendër italianen Roberta Zaninoni, e cila ka 9 vite në Shqipëri dhe tashmë drejton bizneset e saj. Është ambjentuar shumë mirë me vendin tonë, madje e dashuruar me Durrësin ku ajo është pozicionuar dhe jeton me familjen. Fillimet për t’u vendosur në Shqipëri, për Robertën kanë qenë tepër të vështira në të gjitha drejtimet. Gjuha, njohja me qytetarët apo dhe ambjentimi me Shqipërinë.

Prodhime të Time Skin Care (Facebook)

Prodhime të Time Skin Care (Facebook)

Roberta ushtron aktivitetin e saj në fushën e kozmetikës dhe të bukurës. Ajo është distributore ekskluzive për linjën e kremrave “Time Skin Care”dhe drejton një klinike të madhe dermoestetike në qytetin bregdetar të Durrësit,

Për CMG Roberta na tregon rrugëtimin e saj, vërtet të vështirë, por të bukur dhe sot plot sukses. Ajo ndalet edhe tek të gjitha produktet që ofron në treg për qytetarët, cilësinë dhe rëndësinë e tyre për trupin.

“Në fillim ishte shumë e vështirë. Kur kemi ardhur unë dhe bashkëshorti vajza ishte vetëm 2 vjeç edhe ishte shumë e vështirë, sepse ne nuk e njihnim qytetin, rrugën, gjuhën, asgjë. Në fakt e kemi sforcuar shumë veten, më shumë për gjuhën shqipe, pasi ajo është shumë e vështirë, por dhe për pjesën e rrugëve. Unë jam distributore prej 8 vitesh për linjën e kremrave “Time Skin Care”. Është linja e parë mjekësore, që mund ta gjeni edhe online te “Time Skin Care Albania” dhe te klinikat që unë bashkëpunoj në të gjithë qytetet e Shqipërisë dhe Kosovës. Është 100% bimore, nuk ka efekte anësore, mund të përdoret edhe në shtatzani, është paramedikale dhe ka më shumë se 400 produkte për fytyrën dhe për trupin. Ka 8 linja të ndryshme për 8 gjenetika të ndryshme, lekurë sensitive, me akne, me njolla, për shumë lloje lëkure. Ka edhe produkte për kabinë, për qëndra estetike që janë të interesuara për të marrë produkte dhe për shitje: serum, kremin, scrub-in, late, detercioni. Pastaj kemi të gjitha linjat për trupin: antismaliature, anticelulit, scrub-in për trupin.”- thotë Roberta.

Italiania e përkushtuar në bizneset e saj, ka shtrirë aktivitetin në shumë vende, jo vetëm në Shqipëri.

“Unë jam distributor për të gjithë Ballkanin, Greqinë, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Kam edhe të gjitha makineritë estetike dhe mjekësore në shitje dhe me qira, të sjella nga Italia”, thekson ajo.

Sipërmarrësja italiane Roberta (Gazeta Intervista)

Sipërmarrësja italiane Roberta (Gazeta Intervista)

Çfarë e shtyu Robertën të lërë Italinë për të ardhur në Shqipër dhe për t’i dhënë një tjetër rrjedhë jetës së saj?

“Në fakt kam ardhur këtu pasi burri im italian, ka investuar këtu për Paulonia, që është një bimë që rritet shpejt dhe prodhon dru dhe shet fidanin në të gjithë botën. Ai këtu ka një laborator që prodhon fidane. Në fillim isha e mërzitur, nuk isha e kënaqur sepse normale isha larguar nga familja ime, nga aktivitetet e mia, nga shoqëria, nga puna, por tani, që kam filluar dhe punën para 8 vitesh, jam super e kënaqur dhe jetoj në Durrës”, trego për ne sipërmarrësja italiane.

Roberta gjatë punës (Gazeta Intervista )

Roberta gjatë punës (Gazeta Intervista )

Fusha e bukurisë dhe estetikës është një botë e pasur dhe sigurisht është shumë tërheqëse dhe e domosdoshme për mirëqenien tonë të përditshme, madje ky biznes po vjen gjithnjë e në rritje për shkak se njerëzit janë gjithmonë e më të prirur për t’u kujdesu për vetën dhe për të qenë të kuruar. Klinika estetike “Star” e Roberta Zaninonit është kthyer në destinacion të preferuar për qyetetarët. Klinika operon në fushën e trajtimeve dermo-estetike, rënies në peshë, rimodelimit dhe tonifikimit të trupit, si edhe celulitit, shqetësimit më të madh të femrave. Ambientet në këtë biznes janë komode e familjare, ndërsa stafi kujdeset detajisht për çdo kërkesë të klientit.

“Kam një klinikë dermoestetike këtu në Durrës. Punoj për fytyrën dhe për laser për epilacion definitiv në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Jam super e lumtur! Më pëlqen shumë Shqipëria dhe vërtet për biznesin që bëj unë, estetika shqiptare, kurohen shumë vetë, jo vetëm femra por edhe meshkujt tani kanë filluar. Shqip di, nuk flas shumë mire, por kuptoj perfekt.”thotë Roberta.

Pas pasigurive të fillimit, tashmë Roberta po merr frytet e punës 9 vjeçare në Shqipëri dhe besimin e krijuar tek publiku me produktet dhe shërbimet që ofron. Ajo shprehet se do t’ja sugjeronte edhe të huajve të tjerë që të investojnë në Shqipëri dhe ta shohin si një mënyrë mjaft pozitive për të bërë biznes sa kohë që Shqipëria është një vend në zhvillim.