Një nga akset më të rëndësishme në Shqipëri, që lidh kryeqytetin me të gjithë zonën verilindore dhe qarkun e Dibrës bëri hapjen provizore të qarkullimit ditët e fundit. Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia nëpërmjet Rrugës së Arbrit tashmë janë të aksesueshme të gjitha brenda dy orëve. Rruga përbëhet nga 6 tunele, 4 ura, ku ajo e Vashës dhe e Fshatit, ndër më të lartat në rajon dhe pjesa tjetër korsi e asfaltuar me dy sense në një total prej 70 km.

Rruga e Arbrit (Gjoka Konstruktion)

Rruga e Arbrit (Gjoka Konstruktion)

Qytetarët e Shqipërisë verilindore patën mundësinë gjatë festave të nëntorit të përdorin për herë të parë një rrugë të re që lidh Tiranën me Dibrën, edhe pse është deklaruar nga autoritetet përkatëse që mbeten ende punë të papërfunduara.

Përurimi i rrugës së Arbrit (Tirana Post)

Përurimi i rrugës së Arbrit (Tirana Post)

Gjatë ditë së inagurimit, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja Belinda Balluku shpjegoi se projekti kishte hasur në probleme gjeologjike.

“Siç jeni në dijeni problemi qëndron në gjeologjinë e tunelit të Murrizit – tuneli më i gjatë dhe më kompleks i kësaj vepre me 3.8 kilometra, një tunel ku ne kemi hasur në shtresa argjilore dhe burime ujore të cilat e shkrijnë këtë argjil. Siç e keni parë dhe gjatë kalimit tuaj, pjesën në Qafën e Murrizit e kemi zgjidhur përmes një bypassi që është i gjatë 8.8 kilometra,” shtoi ajo, ndërsa theksoi se është një bypass provizor.”-tha Balluku.

Gjithashtu Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informoi se po bëhet gjithçka që rruga të realizohet brenda afateve të përcaktuara.

“Kjo është një rrugë që zgjat 69 kilometra nga Tirana deri në Maqellarë, por në kontratën e konçesionit janë 54 kilometra nga të cilat 48 i dorëzojmë sot për përdorim. Siç e keni parë edhe gjatë kalimit tuaj, pjesën në Qafën e Murrizit e kemi zgjidhur përmes një bypasi, i cili është i gjatë 8.8 kilometra i cili është një bypas provizor. Kantieri hapet, por hapet në formë provizore. Ne do të vazhdojmë një pjesë të punimeve që duhen përfunduar. Kontrata ka afat dorëzimi dorëzimi fundin e prillit 2022 dhe ne do të bëjmë të pamundurën për të dorëzuar gjithçka në kohën e duhur. Gjithmonë problemi qëndron në gjeologjinë e tunelit të Murrizit, tuneli më i gjatë dhe më kompleks i të gjithë kësaj vepre, me 3.8 kilometra. Një tunel ku ne kemi hasur në shtresa argjilore dhe në burime ujore nëntokësore të cilat e shkrijnë këtë argjilë. Megjithatë aty punohet në mënyrë të vazhdueshme dhe problematika do të zgjidhet, por sigurisht nuk ka atë ecuri që ne kemi pasur në pesë tunelet e tjera. Kjo është një ditë e shënuar. Rruga shkurtohet nga 4 orë që dikur shkohej, në Dibër sot shkohet për vetëm një orë duke pasur parasysh të githë segmentët e tjerë që do t’i bashkohen në muajt në vazhdim të gjithë veprës. Ne jemi të sigurtë që deri në prill gjithçka do të jetë në vendin e duhur.” – u shpreh ministrja Balluku.

Kryeministri Rama dhe ministrja Balluku (Ministria e Infrastruktures)

Kryeministri Rama dhe ministrja Balluku (Ministria e Infrastruktures)

Ministrja tha se janë marrë të gjitha masat, në koordinim me Policinë Rugore për informimin e drejtuesve të automjeteve, për specifikat e rrugës së hapur, duke kërkuar prej tyre, kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit.

“Kemi bërë një koordinim me policinë e shtetit, kryesisht me policinë rrugore. Gjatë gjithë kohës kur është punuar në këtë vepër dhe sidomos javën e fundit dhe kemi edhe angazhimin e tyre për të marrë në dorëzim këtë rrugë, duke qenë se është në kushtet e kantierit. Kështu që duhet të ketë një vëmendje nga policia rrugore gjatë gjithë kohës por sigurisht ne kemi bërë thirrje publike përmes mediave edhe drejtuesve të automjeteve të cilëtt duhet të tregohen të kujdesshëm. ” – u shpreh ministrja e Infrastruktures dhe Energjisë

Sipas detajeve, kjo rrugë me dy korsi është e gjatë 74 kilometra dhe e projektuar për një shpejtësi lëvizje 80km në orë. Kalon në 4 bashki përmes 4 urave dhe 7 tuneleve të ndërtuara prej kompanisë Gjoka. Pjesa fundore e rrugës është Bllata në kufi me Maqedoninë e Veriut. Konktrata koncesionare nga kompania “Gjoka Konstruksion” parashikon tunele me gjatësi totale 10 km, 4 ura ku dy janë struktura beton arme dhe 2 ura mbistrukturë çeliku me gjatësi totale te urave rreth 1.4 km dhe kap një vlerë prej afro 40 miliardë lekë .

Sipas kontratës koncesioare ndërtimi i rrugës duhet të mbarojë në prill të vitit 2022. Me gjithë përurimin e përkohshëm të saj nga kryeministri, duket se mbetet akoma punë për tu bërë. Realizimi i volumeve të punimeve ndërtimore është në masën 75% dhe konçensionari, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të marrë masat e duhura që siguria për lëvizjen në rrugë të jetë e plotë, ndërsa punimet do të vazhdojnë.

Për këtë qëllim është përgatitur plani i menaxhimit të trafikut, i cili do të bëhet i ditur edhe për drejtuesit e automjeteve herë pas here. E nëse do të përshkoni këtë rrugë detajojmë edhe segmented që janë hapur. Segmenti : Tiranë – Qafë Murriz – Klos, e gjatë 35.14km. Tuneli në ndërtim i Murrizit do të anashkalohet, nëpërmjet një bypassi të ndërtuar nga kompania, i cili në përfundim të veprës do t’u mbetet në përdorim banorëve të zonës. I hapur është Ura e Çerenecit – Majtare dhe Maqellarë-Bllatë, gjithsej 12.22km. Në total janë 47.36 km rrugë që do të vihen në shfrytëzim, ku punimet janë përfunduar në pjesën më të madhe të tyre. Nga eksperienca e drejtuesve të mjetëve në terren rezulton se distancat janë shkurtuar ndjeshëm. Tiranë – Klos shkurtohet me 45 min, Tiranë – Bulqizë me 60ndërsa Tiranë – Peshkopi me 2 ore.

Punimet në rrugën e Arbrit (Instagram)

Punimet në rrugën e Arbrit (Instagram)

Rruga të ofron edhe një pamje piktoreske për faktin se kalon përmes një natyre të mrekullueshme, që deri më sot ishte tërësisht e padukshme për shkak të izolimit dhe për shkak të mungesës së aksesit në ato zona. Punimet janë nisur prej vitesh por për shkak të problemeve të projektit u zgjatën prej kohësh.

Ky investim i strategjik, jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë njëherazi një arterie e zhvillimit ekonomik dhe turizmit. Të kontaktuar, bizneset shprehen optimiste për impaktin që ka rruga a Arbrit në shkurtimin e distancës dhe lëvizjen e lirë për aktivitete të ndryshme tregtare. Po ashtu optimistë janë dhe banorët dhe qytetarët që preken direkt nga kjo vepër rrugore.