Pas një viti pauze, Klik Ekspo Group është rikthyer me Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, nën slloganin: “Një Ballkan i vetëm, Ballkan më i fortë”. Mbi 200 ekspozues kanë marrë pjesë në në edicionin e 27-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës “Klik Ekspo Group”, gati 30 për qind më shumë pjesmarrje nga edicioni paraardhës. Sipërmarrësit kanë qenë nga vende të ndryshme, padyshim Shqipëria, Kosova, Itala, Greqia, Turqia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje- Hercegovina, Kroacia, Kameruni, Belgjika etj.

Prezantimi i Expos (Gazeta Standart)

Prezantimi i Expos (Gazeta Standart)

Në të tre katet e Pallatit të Konkreseve ishin të shpërndarë sipërmarrjet në sektorë të ndryshëm si materiale ndërtimi, ndërtimtaria, transporti, inxhinieria mekanike, bujqësia dhe agropërpunimi, mjeksia. shërbimet financiare, shërbimet e ndërmjetësimit. Nga bizneset e artit e kulturës, deri në hapësirat më inovatore të verarisë, të gjitha të përshkuara nga teknologjia më e fundit e kohës. Në një moshë kur ka rrënjosur traditën në përvojën e mendjeve udhëheqëse prapa tij “Klik Ekspo Group” vjen në një edicion të pazakontë dhe është përceptuar më shumë se çdo herë tjetër, si levë për ringjallje sociale dhe rimëkëmbje ekonomike.

Nën sloganin “One Balkan, Stronger Balkans” në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës synimi ishte prezantimi i një Ballkani pa kufij ekonomikë, sipas formave të shteteve dhe institucioneve shtetërore që do ta përfaqësojnë atë, duke krijuar njohje dhe lidhje të qëndrueshme social-ekonomike në rangjet e biznesit. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës prezanton hovin udhëheqës të shumë kompanive prestigjioze në Ballkan, po edhe përtej tij.

Luan Muhametaj(Panorama)

Luan Muhametaj(Panorama)

Në fjalën e tij përshëndetëse, Luan Muhametaj, president i “Klik Ekspo Group” dhe Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, falënderoi për pjesëmarrjen në këtë event që organizohet në një kohe jo të zakonshme, ajo e pandemisë Covid-19.

“Teknologjit dhe fushat janë të ndryshme sepse është një aktivitet multifunksional, kështu që të gjithë po bashkëpunojnë që të gjejnë treg me njëri-tjetrin. Vitin e ardhshëm do të bëjmë aktivitet për pjesën shqipfolëse” – tha Muhametaj.

Përgjatë ditëve ka patur seminare, showroom-e, prezantime live, aktivitete dhe konferenca, e gjithë kjo për të përjetuar së bashku ngjarjen më të madhe të biznesit. Prezantimi i Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor është një ndër vlerat kyçe të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës të këtij viti. “WB6 CIF” është një nismë e përbashkët e dhomave të tregtisë dhe industrisë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, për të ofruar zërin e përbashkët të komunitetit të biznesit në Ballkan. Kjo nismë synon nxitjen e bashkëpunimit në projekte të mëdha mes vendeve tona.

Nga paneli i Expos (website i Expoklik)

Nga paneli i Expos (website i Expoklik)

Ines Muçostepa, kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, u shpreh për rëndësinë që sjell takimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, si panair i rëndësishëm që bën bashkë bizneset dhe në kuadrin e Western Balkan, me qëllim për t’i dhënë një stimul të përbashkët komunitetit në rajon dhe për ta promovuar Ballkanin si një destinacion të vetëm.

“Me prezencën e 6 dhomave të tregtisë që kanë këtë stendë të mbështetura dhe nga një projekt I BE. Jane shumë biznese që kanë ekspozuar edhe produktet dhe janë biznese për të lidhur kontrata të ndryshme. Vec bizneseve të rajonit janë shumë biznese shqiptare.“- shprehet Muçostepa.

Forumi synon përqafimin e ideve dhe projekteve të mëdha mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ekonomia e përbashkët e rajonit ballkanik të jetë një premisë e madhe investimi. Në Pallatin e Kongreseve nga data1 deri në datën 4 dhjetor binin në sy pavijonet e shteteve të ndryshme. Pavijoni i Turqisë, rikthehet nën organizimin e Dhomës së Tregtisë së Stambollit, duke sjellë ekspozuesit më të spikatur në fushën e industrisë agroushqimore, tekstilit, materiale ndërtimi, industria kimike. Përfaqësimi i Malit të Zi, nëpërmjet një sektori, si ai i turizmit, erdhi me një përzgjedhje ekspozuesish nën kujdesin e Organizatës së Turizmit të Ulqinit dhe organizatave dhe kompanive nga mbarë Mali i Zi. Kosova sigurisht në projektet e përbashkëta të zhvillimit e Shqipërinë ka qenë e është e pranishme si me ekspozuesit në stenda, ashtu dhe me grupimet e vizitorëve të specializuar në takimet B2B.

Harta e Italisë zgjerohet me edhe më shumë krahina dhe më tepër sektorë të përfaqësuar në Panair. Historia e përvitshme e suksesit si ajo e Pavijonit të Serbisë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës u përfaqësua me mbi 80 ekspozues.

Faqja e Ekspos Klik (klik page)

Faqja e Ekspos Klik (klik page)

Me panairin e Klik Ekspo Group Shqipëria jo vetëm do të lërë gjurmën e saj, por edhe do të shërbejë si udhërrëfyese e një itinerari social, ekonomik e kulturor, njerëzor dhe politik. Është pikërisht Shqipëria, jo vetëm mikpritësja e këtij evenimenti të parit në Rajon pas një "blackout" të gjatë shkaktuar nga pandemia, por edhe e para lajmëtare e një epoke të re zhvillimi dhe bashkëpunimi në Rajon. Kompanite dhe insitucionet shqiptare kanë qenë po ashtu në rresht të parë në këtë edicion, si në një rikthim të shumëpritur.

E veçanta e këtij edicioni ishte edhe organizimi i masterklasave ne sektore te ndryshëm, konkurseve letrare, atelieve të artit, angazhimit të studentëve përmes një urdhëri t ri “çoroditës” të tregut të punës, pajtimeve mes veprimtarive edukative dhe atyre të punësimit, arsimimi pa shkëputje nga puna, binjakëzimi mes shkollave dhe kurseve të formimit etj. Kalkulimet për vizitorët flasin për mesatarisht 5.000 vizitorë ne ditë, për 4 ditë rresht ose mbi 20 mijë vizitorë vendas dhe të huaj për katër ditë.