Krijohet platforma e-Commerce më e madhe në Shqipëri, me qëllimin për të mbështetur bizneset shqiptare me krijimin e dyqanit të tyre online. EasyAlbania është një shoqëri e themeluar me fokus investimin afatgjatë në shërbimet ndaj klientit dhe në krijimin e një rrjeti bashkëpunimi të pahasur deri tani mes bizneseve shqiptare. Inovacioni ka qenë filozofia dhe kanali kryesor i punës për ngritjen dhe zhvillimin e infrastrukturës së EasyAlbania.

CEO e EasyAlbania Sabi Osmani (Instagram )

CEO e EasyAlbania Sabi Osmani (Instagram )

Sabi Osmani CEO e Easy Albania jep më shumë detaje për shërbimet dhe thotë se “synimi është krijimi i një ure lidhëse midis biznesit shqiptar dhe konsumatorit për të ndihmuar në ndërtimin e një marrëdhënie të qendrueshme digjitale dhe fizike”.

“Easy Albania është platfroma e krijuar për herë të pare, e cila bën të mundur në një vend të vetëm shitjet dhe shërbime. Aplikacioni lehtësisht i shkarkueshëm në Android dhe iOS sjell për herë të parë kërkesën dhe ofertën në një vend të vetëm. Easy Albania krijon mundësinë dhe ju ofron të gjithëve platformën e saj për të rritur shitjet dhe për të maksimizuar marketimin. Një risi për Easy Albania janë produktet MIA, Made In Albania. Një vend special ky dhe shumë i veçantë për të gjithë artizanët shqiptarë dhe ata që prodhojnë handmade, treg ky shumë i vogël në Shqipëri, por Easy Albania e ofron këtë për të na ardhur në ndihmë për të marketuar produktet shqiptare.”- shprehet CEO e Easy Albania Sabi Osmani .

Bashkëpunimi me EasyAlbania do të sjellë për çdo biznes një avantazh të madh që do të ndikojë në mënyrë progresive tek shitjet. Eksperienca 10 vjeçare në telemarketing, kujdesi ndaj klientit, studimi i tregut etj., e kanë bërë këtë kompani ekspertë të sjelljes konsumatore.

“Krahasimisht me shumë të ngjashëm me ne, që prej dy vitesh tashmë po punojmë për të ndërtuar një infrastrukturë të bazuar në sjelljen konsumatore dhe në nevojat që konsumatori ka kur qëndron online.”- thuhet nga përfaqësues të kompanisë.

Shtrirja e këtyre shërbimeve është edhe përtej Shqipërisë.

“Aplikacioni zgjeron tregun e tij jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë e Maqedoni, në gjithë Diasporën tonë shqipfolëse. Për herë të parë sjellim shërbimet në shtëpi, mundësi kjo për të qenë gjithmonë pranë nevojave të konsumatorit. Easy Courier është posta delivery, e cila na vjen në ndihmë për të na dorëzuar produktet e blera pranë aplikacionit në mënyrë korrekte, të shpejtë dhe të sigurt. Na vjen në ndihmë Easy Call, call center-i i dedikuar ndaj konsumatorit dhe ndaj biznesit, i cili aderon në platform, mundësi kjo shumë e mirë për të qenë pjesë e Easy-t. Easy Albania suportohet nga një staf i kualifikuar, i cili e shikon dhe e ndan vizionin me këtë aplikacion që të jetë pjesë e jetës sonë. Studentët kanë një vend të dedikuar, duke përdorur kartën e studentit, një kupon ulje në aplikacion dhe patjetër oferta pafund për të gjithë konsumatorët. Mjafton të themi se kush shkarkon aplikacionin dhe bën blerjen e parë ka një dhuratë gratis nga kompania. Easy Albania, easy buy, easy get!”- shprehet CEO e Easy Albania

EasyAlbania është një aplikacion, i cili ofron një shumëllojshmëri produktesh dhe shërbimesh në një Marketplace të vetëm. EasyAlbania është krijuar për t’i ofruar konsumatorit lehtësi dhe siguri në kryerjen e blerjeve online si dhe shërbimeve që ai kërkon.

“E dashur e ardhme, po vijmë! Ne jemi Easy Albania, aplikacioni i parë marketplace i ndërthurur në e-commerce dhe shërbime në Shqipëri. Jemi gati për të mbështetur bizneset shqiptare në krijimin e dyqaneve të tyre online. Easy Albania është një shoqëri e themeluar me fokus investimet afatgjata, në shërbimin ndaj klientit dhe në krijimin e një rrjeti bashkëpunimi të pahasur deri tani mes bizneseve shqiptare. Bashkëpunimi me Easy Albania i sjell biznesit një avantazh të madh që do të ndikojë në mënyrë progresive në shitjet e biznesit. Easy Albania u ndërtua për të qenë e para, ju presim për të na u bashkuar e për t’u bërë pjesë e bordit tonë”, shprehet drejtuesja e kompanisë.

EasyAlbania synon që konsumatorin ta ndjekë në çdo hap të eksperiencës së tij. Gjatë pandemisë dhe në vazhdim, është vënë re një rritje e interesit të shqiptarëve për të blerë online. Nëse hezitojnë, kjo ndodh për shkak të mungesës së sigurisë dhe mungesës së Kujdesit Ndaj Klientit. Sipas të dhënave 900.000 shqiptarë blejnë rregullisht çdo muaj online. Duke njohur gjithë avantazhet dhe shumëllojshmërinë që ofron EasyAlbania, kompania synon që të kapë 60% të blerësve që në 3-mujorin e parë.