Në nëntor u zhvillua plenumi i 6-të i Komitetit Qendror të dalë nga Kongresi i 19-të i Partisë Komuniste të Kinës. Në rezolutën e plenumit mbi objektivin e 100-vjetorit të 2-të, u theksua qartë se, nga viti 2020 deri në 2035-n, do të realizohet në përgjithësi modernizimi socialist, dhe nga viti 2035 deri në mes të këtij shekulli, Kina do të bëhet një vend i fuqishëm modern socialist.

Deri në atë kohë, qytetërimet materiale, politike, shpirtërore, shoqërore dhe ekologjike të Kinës do të ngrihen në nivel të ri dhe do të modernizohen sistemi dhe aftësia e qeverisjes shtetërore. Kina do të renditet në vendet e para të botës për sa i përket fuqisë komplekse kombëtare dhe ndikimit ndërkombëtar. Do të realizohet në përgjithësi pasurimi i të gjithë popullit, dhe populli do të gëzojë një jetë më të lumtur. Kombi kinez do të zërë në një vend më të spikatur ndër kombet e botës.

Në fakt, “pasurimi i përbashkët” është paraqitur që në fillim të krijimit të Kinës së Re dhe është përmendur shumë herë në mbledhjet dhe dokumentet përkatëse. Në gusht 2021, në mbledhjen e 10-të të komisionit qendror financiar të PKK-së, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping paraqiti konceptin e përgjithshëm për pasurimin e përbashkët, me synim që të krijohet struktura e ndarjes në formën e ullrit, pra “me kokë e majë të vogël dhe trup të madh”. Me këtë strukturë, do të nxitet barazia dhe drejtësia shoqërore, do të nxitet zhvillimi i gjithanshëm dhe i gjithë populli do të ecë drejt pasurimit të përbashkët.

Për realizimin e objektivit të 100-vjetorit të 2-të dhe për pasurimin e përbashkët, duhet fokusuar më tej te zhvillimi ekonomik. Për këtë, zhvillimi me cilësi të lartë është detyrë thelbësore. Tani Kina është ekonomia e 2-të më e madhe e botës dhe po përpiqet të bëhet ekonomia numër një në botë. Ndër objektivat është që në vitin 2023, Kina ta kalojë pragun e të ardhurave të larta dhe të bëhet vend me të ardhura të larta. Rreth vitit 2028, GDP-ja e Kinës do të ngjitet në vendin e parë të botës.

Zhvillimi me cilësi të lartë është burimi i gjallërisë për nxitjen e pasurimit të përbashkët. Kina ende është vendi më i madh në zhvillim dhe duhet të zgjidhë probleme gjatë procesit të zhvillimit. Zhvillimi në epokën e re duhet të zbatojë konceptin e zhvillimit të saktë, të plotë dhe të gjithanshëm. Për zhvillimin me cilësi të lartë duhet t’i kushtohet rëndësi balancimit, bashkërendimit, tolerancës dhe zvogëlimit të hendekut mes zonave urbane e rurale dhe mes krahinave të ndryshme. Kjo do të hedhë një bazë të mirë për pasurimin e përbashkët.

Për pasurimin e përbashkët, sistemi i ndarjes me efektivitet dhe barazi do të luajë rol shumë të rëndësishëm. Ndarja e parë luan rolin bazë për formimin e sistemit të ndarjes përfundimtare. Duhet të ngulet këmbë në sistemin e ndarjes sipas punës, si dhe mënyra të tjera. Duhet të inkurajohet pasurimi nëpërmjet punëve konkrete dhe inovacionit. Ndarja e parë do të fokusohet tek efektiviteti e barazia dhe do të ruhet hendeku ndërmjet të ardhurave në një nivel të arsyeshëm. Për ndarjen e dytë, duhet të forcohet rregullimi i hendekut mes të ardhurave dhe duhet të shfrytëzohen rregullimet e të ardhurave nëpërmjet përmirësimit të sistemit tatimor dhe ngritjes së nivelit tatimor. Për ndarjen e 3-të, që njihet si ndarje përfundimtare, duhet të zbatohet parimi i vullnetarizmit dhe të inkurajohen njerëzit me të ardhura të larta të marrin pjesë aktivisht në veprimtari të bamirësisë shoqërore. Do të përmirësohet sistemi i garantimit shoqëror dhe do të shtohet mbështetja për njerëzit me të ardhura të ulëta dhe ata që jetojnë në krahinat me vështirësi ekonomike. Krahas kësaj, do të zmadhohet shtresa me të ardhura të mesme, do të rregullohet në mënyrë të arsyeshme shtresa me të ardhura të larta dhe do të eliminohen të ardhurat e paligjshme. Me një fjalë, do të formohet struktura me sistem të bashkërenduar të ndarjes, me të cilin do të ndahet mirë pjesa e tregut dhe mund të zmadhohet kjo pjesë.

Ndërmarrjet dhe sipërmarrësit janë fuqitë e vazhdueshme për nxitjen e pasurimit të përbashkët. Për dhënien e kontributit, ndërmarrjet kanë mënyra dhe kanale të shumta. Një rregull bazë është bërja e biznesit me sinqeritet dhe në mënyrë të ligjshme. Ndërmarrjet duhet të paguajnë taksa sipas ligjit, të zbatojnë detyrat shoqërore, të trajtojnë mirë punëmarrësit e klientët dhe të mbrojnë të drejtat e ligjshme të punëtorëve dhe konsumatorëve. Rregullimi i biznesit dhe krijimi i pasurive shoqërore është “detyra e duhur” e ndërmarrjeve, si dhe “rruga e drejtë” për dhënien e kontributit për pasurimin e përbashkët. Kina inkurajon ndërmarrjet të marrin pjesë aktivisht në bamirësi mbi bazën e vullnetit dhe aftësive. Kjo do të luajë rolin e ndarjes së 3-të.

(Jiang Lei)