Valentin Çela është një sipërmarrës shqiptar, që punon në fushën e inovacionit, i njohur për kontributin e tij në tregun e startup-eve, ku ndihmon të rinjtë t'i kthejnë idetë e tyre në realitet. Valentini punon gjithashtu si asistent pedagog në Universitetin Europian të Tiranës. “Sipërmarrja përfshin durim dhe energji për pasionin tuaj”, thotë Valentini për inovacionin. “Shqipëria ka shumë vend për ide të reja, siç do ta dëshmojë kjo dekadë” shprehet ai.

Për shkak se Shqipëria është një vend i vuajtur me shumë sakrifica të bëra nga familjet shqiptare, ka nxitur të rinjtë të mendojnë për shitjen në treg. Në dhjetë vitet e fundit, vetëm një përqindje e vogël e të rinjve shqiptarë kanë shprehur interes për të investuar në vend. Shqipëria kërkon më shumë se ide të reja dhe zbatimin e tyre në kuadrin e ekosistemit dhe kushteve të disponueshme në tregun vendas.

Valentin Çela dhe OZZO, aplikacioni i cili ofron menu digjitale falas kanë një synim për të ndihmuar bizneset shqiptare të rriten, duke e ofruar këtë shërbim falas për baret, restorantet, hotelet, baret e plazhit dhe resortet shqiptare. Kjo është një nga sipërmarrjet më të suksesshme të Shqipërisë, pasi vendi renditet i pari në botë për numrin e bar-kafeneve. Me synimin për të ofruar shërbime në Evropë dhe më pas në pjesën tjetër të globit, OZZO u themelua e para në gjuhën shqipe të programimit në botë. Në industrinë HoReCa, OZZO është e ardhmja digjitale.

OZZO po ndryshon mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me mikpritjen, duke ofruar një menu digjitale falas. Digjitalizimi i sektorit për OZZO fillon me një revolucion në menu, një menu digjitale dhe përdorimin e shërbimeve sipas kërkesës duke skanuar një kod QR.

“Unë personalisht e kam nisur para 2 viteve aktivitetin tim sipërmarrës që quhet OZZO.al. Është një platformë në të cilën ne mundësojmë eksperiencën e re të konsumatorëve shqiptarë në bare, restorante, hotele e kështu me rradhë. Ajo që ne japim si vlerë e shtuar është transparenca për çmimet. OZZO është një platformë digjitale e cila i mundëson konsumatorëve të skanojnë një bar kod që gjendet në tavolinën e tyre ku ata ulen dhe pinë një pije apo konsumojnë një ushqim dhe në atë mënyrë të jenë transparentë me të gjitha çmimet si dhe të shikojnë elementët përbërës e kështu e radhë. Sa i përket biznesit që kemi patur një qasje shumë të madhe, vlera e tyre e shtuar ka qenë mosnevoja për të patur menu fizike, por ta kalojnë atë në një menu online, e cila u jep dhe atyre virtuozitetin apo fleksibilitetin e editimit dhe përshtatjes së strategjisë së tyre sezonale me çmimet, artikujt etj. Nëpërmjet platformës OZZO aktualisht kemi më shumë se 450 subjekte që bashkëpunojnë me OZZO.”, shprehet sipërmarësi Çela.

Inovacioni ka qenë një nga temat më të nxehta të dy dekadave të fundit dhe menaxhimi i inovacionit është një burim i shumë debateve Disa argumentojnë se vetë përkufizimi i inovacionit do të thotë se nuk mund të menaxhohet, ndërsa të tjerë besojnë të kundërtën.

Çfarë mendon Valentin Çela për këtë?

“Inovacioni është përmirësimi i proceseve të realizimit të punës. Qoftë kjo në jetën tonë, në punën tonë, në arsimimin tonë, në komunikimin me njerëzit të cilët kemi të bëjmë gjatë ditës etj. Pra, ky lloj përmirësimi nis nga vetja jonë. Start up-i në vetvete kjo gjë është. Të nisësh një eksperiencë të re dhe të japë fryt për targetin që ne synojmë, që mund të jenë konsumatorët tanë në rastin e një biznesi, miqtë tanë në rastin e komunikimit, ndryshimi i elementëve që ne mund kemi në shtëpinë tonë, siç mund të jenë rrobat, orenditë e kështu me radhë. Mirëpo startup-i është një subjekt që sot po hapet në masë dhe qëllimin e tyre e kanë të sjellin një risi produktive në treg. Eksperienca ka treguar që në Shqipëri dhe në botë aplikimet janë shumë të larta të startup-eve, por fatkeqësisht vetëm 4% e tyre ja dalin të jenë të suksesshëm në treg. “- thotë Çela për Radio Ejani

Por cila është arsyeja?

“Kjo sepse ka një sërë faktesh që një njeri nuk i merr parasysh përpara realizimit të idesë së tij. E para është euforizmi, pra janë euforikë për idenë e tyre dhe nuk marrin parasysh asnjë element tjetër. E dyta, mungesa e kushteve infrastrukturore: kushteve ekonomike, të ardhurat apo mënyra e financimit, kushteve informative apo edukuese: nuk janë mjaftueshëm të edukuar dhe nuk kanë njohurinë e mjaftueshme. E treta, eksperienca në një fushë të caktuar është e pamjaftueshme që këta të rinj t’ia dalin, qofshin këta të rinj jo në moshë, por në biznes. E fundit nga elementët është teoria e tyre personale. Pra gjithsecili që duhet të realizojë një startup nuk mund ta bëjë duke përdorur formulën e tjetrit. “- thotë Çela.

Valentini tregon se përse u fokusua në këtë industri.

“Përsa i përket eksperiencës sime në startup, 6 vitet e fundit jam fokusuar në këtë industry, duke njohur të gjithë aktorët e inovacionit në vendin tim si dhe duke qenë pjesë e komunikimeve, kontakteve, takimeve, diskutimeve, forumeve e kështu me rradhë, të cilt ne i kemi në dispozicionin tonë. Ndodh që në Shqipëri ky ekosistem i startup-eve nuk ka qenë shumë i suksesshëm. Ne e quajmë histori dështimesh. Pra gjithsecili ndan historinë e dështimit me tjetrin për ta frymëzuar njëri-tjetrin, sepse këto kushte kemi dhe gjatë eksperiencës sime kam kuptuar që inovacioni në Shqipëri nuk është aq i lehtë sa bëhet nëpërmjet institucioneve apo agjentëve të tjerë ndërkombëtarë”, thekson Çela.

Klientët nuk do të duhet të presin më kurrë. OZZO është i popullarizuar në mesin e bizneseve, pasi u lejon atyre të krijojnë menu në kohë reale me çmime gjithëpërfshirëse. OZZO lejon më të mirët të punojnë me efikasitet maksimal, duke kaluar në menu me kamarierët.

Nisur nga eksperienca e tij, Valentini thotë se tre karakteristika kryesore kërkohen për inovacion të suksesshëm: Aftësia për të parë mundësi të reja përmes syve të një përdoruesi të vërtetë. Kapaciteti për të zhvilluar vlera të reja për konsumatorët dhe për të rafinuar me shpejtësi idenë në mënyrë që të maksimizohet ajo vlerë, duke minimizuar kostot e panevojshme dhe aftësia për të krijuar diçka që mund të përshkallëzohet në mënyrë të qëndrueshme pasi të fitojë vrullin e tregut.