Afro 3 000 ekspozues morën pjesë në Shangai në edicionin e 4-t të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës. Eventi mjaft i rëndësishëm në fushën e biznesit i kthyer në traditë tashmë u mbajt në datat 5 deri më 10 nëntor dhe ka tërhequr rreth 39 grupe tregtare dhe 599 nëngrupe për prokurime profesionale. Shumë ekspozues dhe blerës janë bërë miq të vjetër, duke marrin pjesë në këtë veprimtari çdo vit, ku nuk kanë munguar as bizneset nga Shqipëria.

Drejtues të Kompanisë Morava në Expo në Kinë (Foto nga Kompania)

Drejtues të Kompanisë Morava në Expo në Kinë (Foto nga Kompania)

Eugen Skermo, Drejtor Ekzekutiv i mjaltit “Morava” ka rrëfyer për Radio Ejani eksperiencën e tij vitet e mëparshme, ku duket që ka një lidhje shumëvjecare me panairet në Kinë.

“Kompania Morava ka një eksperiencë shumë të gjatë në panairet e Kinës. Mund të them u bënë gati 8 vjet rresht që kemi marrë pjesë në panairin e Ningbo-s, që është zhvilluar për herë të parë në vitin 2013 dhe ka qenë një ftesë e Ambasadës Kineze këtu në Tiranë për të marrë pjesë kompanitë shqiptare dhe për të ekspozuar produkte në Ningbo. Pas disa vitesh pjesëmarrje në panair, ka qenë përsëri një ftesë e Ambasadës Kineze në Tiranë që të bëheshim pjesë e panairit të Shangait CIIE”, shprehet Skermo.

Prodhimet e mjaltit Morava (Foto nga Kompania)

Prodhimet e mjaltit Morava (Foto nga Kompania)

Për përfaqësuesin e Kompansë së Mjaltit “Morava”, pjesmarrja në panairet e organizuara në Kinë e veçanërisht ato në Shangai kanë një vlerë të jashtzakonnshme për çdo biznes, pasi është një mundësi e artë që ofrohet për të krijuar partneritete tregtare me një treg gjigant si Kina. Mënyra se si është organizuar panairi, sipas Skermos bën që të ketë një rol mjaft pozitiv tek çdo biznes pjesmarrës.

“Kjo eksperiencë për kompaninë Morava ka shërbyer shumë sepse të futesh në një treg jashtëzakonisht të madh si Kina është shumë e vështirë, pasi atë tentojnë të gjithë prodhuesit dhe kompanitë e botës. Panairi i Shangait për mua është panairi më i madh në botë dhe e veçanta e këtij panairi është se aty të gjithë ekspozuesit janë nga vendet e ndryshme të botës, ndërsa vizitorët janë kompanitë kineze dhe kjo është një plus, sepse aty takon vetëm njerëzit që janë të intteresuar për të futur produktin në Kinë”, tregon drejtuesi i kompanisë.

Qytetare kiineze duke u interesuar për prodhimet Morava(Foto nga Kompania)

Qytetare kiineze duke u interesuar për prodhimet Morava(Foto nga Kompania)

Edhe pse rregullat anticovid e pamundësuan pjesmarrjen fizikisht të drejtuesve të kompanisë “Morava”, ata kanë gjetur një mënyrë për të mos munguar edhe në këtë edicion të 4 të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës. Është një kompani në Shangai që ka prezantuar në një stendë mjaltin shqiptar “Morava”. Eugen Skermo, Drejtor Ekzekutiv i mjaltit “Morava” sqaron se produktet që kanë pasur në panairet e para i kanë lënë në Kinë dhe një kompani kineze i ka prezantuar tek ky panair. Këtë vit kanë qenë të reduktuara produktet e ekspozuara, por klientët e kanë parë edhe këtë vit në Shangai mjaltin “Morava” thotë drejtuesi i kompanisë.

“Kam bërë një marketing shumë të fortë që nga panairi i parë që kam qenë dhe kam qenë prezent në dy-tre panaire çdo vit në Kinë”, shprehet Skermo.

Stenda në Expo në Kinë e Kompanisë Morava (Foto nga Kompania)

Stenda në Expo në Kinë e Kompanisë Morava (Foto nga Kompania)

Produktet shqiptare sipas prodhuesit të mjaltit “Morava” kanë shumë potenciale për t’u future në tregun e Kinës dhe në të ardhmen shpreson për një rritje të prezencës së produkteve “Made in Albania”.

“Potenciali për të tërhequr produkte shqiptare në Kinë është shumë I madh. Ne ndoshta nuk kemi prodhim aq sa mund të jetë kërkesa e këtyre produkteve, por unë e shikoj shumë optimist këtë treg. Në të ardhmen do të kemi shumë mundësi përë të hyrë në tregun e Kinës. Klientët e mjatit Morava janë besnikë. Ata e kanë kërkuar dhe po presin për të marrë produktin”, thotë drejtuesi i kompanisë.

“Morava” e cila rregullisht ka marrë pjesë në panairet e zhvilluara në Kinë është themeluar në vitin 1993. Ajo mbledh mjaltin në gjithë rajonin e Korçës, por edhe më gjerë si në Gjirokastër, Përmet, Delvinë, Vlorë, Librazhd, Pogradec, Gramsh, etj. Kompania sjell lloje të ndryshme mjalti, që i përkasin luleve të ndryshme, ku secila jep një lloj të caktuar shije dhe arome.

Ne jemi një nga kompanitë më të vjetra në Shqipëri për prodhimin dhe ambalazhimin e mjaltit, dhe të vetmit që kemi eksportuar ndonjëherë mjaltë Made in Albania jashtë. Klima, natyra e Shqipërisë është mesdhetare kontinentale gjë që bën të kemi një shumëllojshmëri lulesh dhe normalisht mjalti që vjen nga këto lule është tepër i veçantë”, tregon Skermo.

Përmbyllja e Ekspozitës së 4-t Ndërkombëtare të Importit e Kinës në Shangai bëri bashkë afro 500 prej kompanive më të fuqishme në botë dhe numri i ekspozuesve e ka tejkaluar atë të viteve të mëparshëm. Në sfondin e epidemisë globale, Ekspozita Ndërkombëtare e Importit ka ofruar një skenë dhe platformë unike të vlefshme për kompanitë shumëkombëshe për të shfaqur produkte të reja, për të takuar partnerë të rinj e për të hapur tregje të reja si dhe për t'u bërë një platformë e klasit botëror për ekonominë dhe tregtinë ndërkombëtare. Ekspozita e përmasave gjigante dëshmoi se pandemia nuk e ndal dot dëshirën e bizneseve dhe kompanive të ndryshme për t’u bërë bashkë dhe për të lidhur ura të reja bashkëpunimi të vlefshme në të ardhmen.