Në tetor 2020 u zhvillua plenumi i 5-të i Komitetit të 19-të Qendror të PKK-së, ku u paraqitën qartë objektivat kryesorë të zhvillimit ekonomik e shoqëror për periudhën e Planit të 14-të 5-vjeçar.

Gjatë këtij viti, ekonomia kineze, e mbështetur nga strategjia shtetërore për rilindjen e kombit kinez, ka treguar një gjendje të qëndrueshme e pozitive dhe zhvillimi me cilësi të lartë ka pasur efekte të reja, duke treguar një prirje të qëndrueshme.


Në përgjithësi gjendja ekonomike është duke u mëkëmbur

Punësimi është barometri i ekonomisë kombëtare.

Falë mëkëmbjes ekonomike, shitjet e drejtpërdrejta në internet dhe ekonomia e platformave të internetit kanë pasur një zhvillim të lulëzuar. Gjithashtu, me mbështetjen e vazhdueshme të politikave të punësimit, gjendja e punësimit në Kinë është e qëndrueshme. Në 3 tremujorët e parë, numri i të punësuarve të rinj arriti në 10.45 milionë, që është 95 % e objektivit të sivjetshëm.

Kohët e fundit, shumë ndërmarrje kanë pasur mëkëmbje të gjendjes së tyre financiare, duke shënuar rritje të shpejtë të fitimeve dhe duke shtuar investimet në inovacion. Sektorët tradicionalë kanë shpejtuar ndryshimin e modelit të prodhimit dhe modelet e reja të biznesit kanë vazhduar të jenë aktive. Zhvillimi ekonomik në vend ka treguar elasticitet dhe potencial të madh.

Të dhënat e fundit statistikore tregojnë që në tre tremujorët e parë, GDP-ja e Kinës ishte 82 trilionë e 313.1 miliardë juanë, 9.8% më shumë se një vit më parë, dhe rritja mesatare për dy vjetët e fundit ishte 5.2%. Në tremujorin e 3-të, rritja arriti në 4.9 % dhe rritja mesatare gjatë dy vjetëve të fundit ishte 4.9%.

“Mund të shohim që treguesit kryesorë makroekonomikë ndodhen në nivel të arsyeshëm. Qoftë në fushën e ofertës, qoftë në atë të kërkesës, ekonomia kombëtare është në gjendjen e mëkëmbjes,” thotë Xu Hongcai, zv.shef i Departamentit të Politikave Ekonomike pranë Institutit të Shkencave Politike të Kinës.

Forcimi i qëndrueshëm i gjallërisë së zhvillimit

Më 20 tetor, disa platforma të shitjeve në internet nisën parashitjet në prag të “11 Nëntorit” dhe konsumi po pritet të rritet më tej me këtë rast.

Qysh nga fillimi i këtij viti, konsumi në Kinë është në mëkëmbje të vazhdueshme. Në 3 tremujorët e parë, vëllimi i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit shënoi vlerën 3 trilionë e 1805.7 miliardë juanë, 16.4% më shumë se një vit më parë. Kontributi i konsumit në rritjen ekonomike ishte 64.8%, 3.1 pikë përqindjeje më shumë se në gjashtëmujorin e parë. Kryestudiuesi i Qendrës Ndërkombëtare të Shkëmbimeve Ekonomike të Kinës Zhang Yansheng është i mendimit që rritja e konsumit tregon që politikat e Kinës për stabilizimin e çmimit të mallrave të paambalazhuara e të mallrave të konsumit dhe për nxitjen e konsumit po fillojnë të japin efekte.

Xu Hongcai tha që në 3 tremujorët e parë, sektori parësor, sektori dytësor dhe ai tretësor kanë shënuar rritje të madhe për sa i përket vlerës së shtuar industriale dhe të prodhimit. Krahas kësaj, është rritur shumë niveli i prodhimit të mallrave me teknologji të larta. Kjo tregon që struktura ekonomike e Kinës po përmirësohet pandërprerë dhe cilësia e zhvillimit është në rritje të mëtejshme.

Tani në Kinë gjallëria e ekonomisë kombëtare po forcohet në mënyrë të qëndrueshme. Në 9-mujorin e parë të vitit, vlera e shtuar e sektorit të prodhimit ishte 27.4 %, 1.1% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shifra e prodhimit të automjeteve me energji të reja dhe robotëve industrialë ka pasur rritje përkatësisht me 172.5 % dhe 57.8 %.

Nuk ndryshon baza ekonomike afatgjatë

Sipas raportit të fundit “Perspektiva ekonomike botërore” nga FMN-ja, në vitin 2021 ekonomia botërore mund të vazhdojë të mëkëmbet, por me një ritëm të ngadaltë. Parashikohet që rritja vjetore do të jetë 5.9 %, ndërsa rritja e ekonomisë kineze do të shkojë në 8%.

Në gjendjen e goditjes nga epidemia botërore, tregtia e jashtme e Kinës ka treguar elasticitet të fuqishëm. Në 3 tremujorët e parë, import-eksporti i mallrave i Kinës shënoi rritje me 22.7%. Ekspertët janë të mendimit që ekonomia kineze vazhdon të mëkëmbet dhe baza ekonomike e Kinës me qëndrueshmëri afatgjatë nuk ka ndryshuar. Kina është ende fuqia stabilizuese që udhëheq rimëkëmbjen ekonomike globale.

(Jiang Lei)