Realizimi i objektivit për eliminimin e varfërisë dhe ndërtimin e shoqërisë së begatë ka krijuar një bazë të rëndësishme për pasurimin e përbashkët. Dhe Kina e ka përcaktuar pasurimin e përbashkët si një objektiv të rëndësishëm për punët e fazës së ardhshme.

Pak kohë më parë, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping publikoi artikullin “Nxitja e vendosur e pasurimit të përbashkët”, ku janë shtjelluar thellësisht konceptet, objektivat dhe mënyrat e realizimit të pasurimit të përbashkët. Këto janë konsideruar gjithashtu si një udhërrëfyes i rëndësishëm për ecjen e Kinës drejt pasurimit të përbashkët.

Për pasurimin e përbashkët, është theksuar koncepti i zhvillimit me popullin në qendër dhe se zhvillimi me cilësi të lartë duhet të nxitë pasurimin e përbashkët. Për të realizuar pasurimin e përbashkët, duhet të trajtohet mirë lidhja mes efektivitetit dhe barazisë, që deri në njëfarë mase është lidhje mes sasisë së përfitimeve të zhvillimit dhe ndarjes sa më të mirë të tyre.

Edhe pse Kina në vitin 2020 ka shënuar një GDP vjetore 100 trilionë juanë, duke u renditur në vendin e 2-të në botë, GDP-ja për frymë ndodhet pas vendit të 60-të të botës. Krahas kësaj, zhvillimi i krahinave të ndryshme është ende jo i balancuar. P. sh., në provincën Zhejiang, të ardhurat e disponueshme për frymë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ishin afro 31 mijë juanë, 2-fishi i provincës Hunan të Kinës Qendrore dhe 3-fishi i provincës Gansu të Kinës Perëndimore.

Për një zhvillim të mëtejshëm, krahinat lindore të zhvilluara duhet të luajnë rolin drejtues. P. sh., Zona e Re “Pudong” e Shangait po bën përpjekje aktive dhe po përpiqet të bëhet motori kryesor me gjallëri të fuqishme për zhvillimin e integruar në deltën e lumit Jance.

Krahas kësaj, duhet të rregullohet struktura mes krahinave, të zbatohet strategjia e zhvillimit të koordinuar mes krahinave të ndryshme dhe të zgjidhet çështja e zhvillimit jo të balancuar. Kohët e fundit, Kina ka publikuar shpeshherë projekte shtetërore mbi zhvillimin e balancuar mes krahinave, si p. sh., dokumentin “Skica e planit për mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin me cilësi të lartë të Lumit të Verdhë”, që përfshin projektet e zhvillimit për 9 provincat administrative përgjatë Lumit të Verdhë.

Qoftë në krahinat e zhvilluara në lindje, qoftë në krahinat në zhvillim në qendër e perëndim të vendit, Kina duhet të ngulë këmbë për zhvillimin me cilësi të lartë. Thelbi i zhvillimit me cilësi të lartë është gjallëria, inovacioni dhe konkurrueshmëria e ekonomisë kombëtare.

Përveç zhvillimit të mëtejshëm, duhet t’i kushtohet rëndësi edhe ndarjes së përfitimeve. Ky në fakt është rregullimi i sistemit të ndarjes.

Synimi i këtij sistemi është që të formohet struktura e ndarjes së ashtuquajtur “me trup të madh dhe majë e fund të vogël”, si forma e kokrrës së ullirit. Për këtë objektiv, duhet të formohet sistemi bazë me ndarje fillestare, rindarje dhe ndarje të 3-të, të shtohet niveli dhe saktësia e rregullimeve në ndarjen e të ardhurave nëpërmjet tatimeve, sigurimeve shoqërore dhe transfertës së pagesa. Synimi është që të zgjerohet përmasa e shtresës me të ardhura të mesme, të rriten të ardhurat e shtresës me të ardhura të ulëta, të rregullohen të ardhurat e larta dhe të ndalohen të ardhurat e paligjshme.

Në fakt, ndarja nuk mund të bëhet sipas dëshirës. Në të ardhmen, krahas shtimit të rregullimeve të arsyeshme, duhet të theksohen edhe vlerat e punës. Xi Jinping ka vënë në dukje në artikullin e tij: “Duhet të parandalohet ngurtësimi i shtresave shoqërore, të krijohen kanalet për qarkullimin nga lart-poshtë të përfitimeve dhe të krijohen mundësitë e pasurimit për më shumë njerëz. Duhet të formohet mjedisi i zhvillimit për çdo njeri dhe të shmangen fenomenet e ‘konkurrimit të panevojshëm’ ose ‘qëndrimit duarkryq’. Edhe pse do të ketë nivel më të lartë zhvillimi dhe të të ardhurave, nuk duhet të ofrohen garanci të tepërta dhe të parandalohet rënia në kurthin e ‘sistemit të mirëqenies’. Jeta e lumtur realizohet me luftë e përpjekje dhe pasurimi i përbashkët duhet të krijohet nga puna e zellshme dhe mençuria.”

Objektivi i Kinës për pasurimin e përbashkët është shumë i qartë dhe ky është një proces me disa faza: deri në fund të planit të 14-të 5-vjeçar, pasurimi i përbashkët do të hedhë një hap të vendosur përpara dhe do të zvogëlohet gradualisht hendeku i të ardhurave dhe nivelit të konsumit. Deri në vitin 2035, pasurimi i përbashkët do të ketë përparim më të dukshëm konkret dhe do të realizohen mesatarizimi i shërbimeve bazë publike. Deri në mes të shekullit të 21-të, do të realizohet në përgjithësi pasurimi i përbashkët dhe hendeku mes të ardhurave dhe konsumit real do të pakësohet në një nivel të arsyeshëm.

(Jiang Lei)