Bashkimi Evropian ka nisur të vihet në lëvizje në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë, që ka tronditur ekonominë globale. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, paraqiten rreziqe serioze për rimëkëmbjen. Përgjigjja ndaj rritjes globale të çmimeve të energjisë, që pritet të vazhdojnë gjatë gjithë dimrit, është ndihma ndaj qytetarëve dhe bizneseve që preken prej saj, që përfshihet në një paketë masash të paraqitur nga Komisioni Evropian.

Mbledhje e Parlamentit Evropian, për energjinë

Mbledhje e Parlamentit Evropian, për energjinë

Lëndët e para që rriten frikshëm, rritja e energjisë, kërkesa që tejkalon furnizimin dhe çmimet në rritje, Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion të shteteve anëtare një sërë mjetesh për të përballuar krizën, duke i ndarë fushat e veprimit në: zgjidhje që duhen vënë në praktikë menjëherë për lehtësimin e grupeve më të cenueshme, si dhe operacionet afatmesme për të shmangur emergjencat e ardhshme.

Komisioni Evropian ka lançuar një "toolbox", mjetet e së cilës mund të përdoren nga vendet anëtare të BE-së për të ndaluar trendin në rritje që po shkakton rritjen e faturave të energjisë elektrike, pas rritjes së regjistrave historikë të lëndëve të para të tilla si lejet e emetimit të gazit, qymyrit dhe dyoksidit të karbonit.

Për të përballuar rritjen, Brukseli zyrtar u tregon rrugën shteteve anëtare: bonde energjie për pjesën më të varfër të popullsisë, të financuar ndër të tjera nga të ardhurat nga ankandet ETS, dhe për të ulur normat e taksave në një mënyrë të kufizuar dhe të synuar me kalimin e kohës, apo edhe të zhvendosë taksën për financimin e burimeve të rinovueshme në burime jashtë faturës së energjisë elektrike, së bashku me masat e një natyre të përgjithshme për të gjithë konsumatorët e energjisë, të cilat nuk përbëjnë ndihmë shtetërore.

Këto janë disa nga disa instrumentet e “toolbox” të paraqitura nga Komisioni Evropian, përpara diskutimit të liderëve evropianë të BE-së për energjinë. Kjo është edhe një rrugë e ndjekur në autonomi nga disa shtete, duke ndërhyrë në këtë mënyrë për të qetësuar tensionet në tregje.

Mes ndërhyrjeve të tjera që shtetet anëtare mund të bëjnë për të përballuar faturat e shtrenjta në të ardhmen e afërt, ekziston mundësia e ndihmës për bizneset, në përputhje të plotë me kuadrin e ndihmës shtetërore, me marzh fleksibiliteti për investimet mbi tranzicionin energjetik. Masa të tjera për mbështetjen e sipërmarrjeve parashikojnë mbledhjen e kërkesës së PBB-së, por gjithnjë duke respektuar rregullat e konkurrencës.

Plani evropian për energjinë elektrike

Plani evropian për energjinë elektrike

Komisioni Evropian angazhohet gjithashtu të hetojë për sjellje të mundshme antikonkurruese në tregun e engerjisë, duke i kërkuar Autoritetetit të BE-së për Tregjet Financiare (Esma), të intensifikojë monitorimin e rregullatorëve të energjisë (Acer) të vlerësojë avantazhet dhe dizavantazhet e strukturës aktuale të tregut të energjisë elektrike me shumicë, veçanërisht në lidhje me një situatë të paqëndrueshme ekstreme të energjisë.

Për momentin bëhet fjalë për të dhënat dhe synime, ndërsa në paketën e ardhshme të gazit dhe hidrogjenit, e pritur në dhjetor, Komisioni Evropian është angazhuar që të shqyrtojë përfitimet e mundshme të marrjes së përbashkët të rezervave të gazit për krijimin e rezervave strategjike. Marrja pjesë në programin e përbashkët, saktëson dokumenti, do të jetë vullnetare dhe programi duhet të jetë i strukturuar në mënyrë të tillë që mos të ndërhyjë në funksionimin e tregut të brendshëm të energjisë.

Për Brukselin zyrtar, çmimet me shumicë të gazit do të jenë të larta për gjatë gjithë dimrit dhe pritet të bien në pranverë, kur do të nisin të stabilizohen, por gjithsesi do të jenë në nivel më të lartë se mesatarja e viteve 2011-2021. “Tregu parashikon që rritjet aktuale të çmimeve të jenë të përkohshme”, -shpjegon një zyrtar i BE-së.

Sot, indeksi TTF (lehtësia e transferimit të titullit), i përdorur nga operatorët si referim për tregun evropian, ka një vlerë 90 euro për megavat/orë, në prill duhet të zbresë në 50, ndërsa pas një viti në 42 dhe pas dy vjetësh në 35.

Eurokomisionerja për Energjinë, Kadri Simson, në lidhje me përfshirjen apo jo të në standardet e financave të qëndrueshme, deklaroi: “Shtetet anëtare kanë të drejtë, vendosur në traktate, të zgjedhin përzierjen e vet energjetike”. Sipas saj, Brukseli zyrtar po punon për përcaktimin e taksonomisë së investimeve të gjelbra dhe rezultati përfundimtar do të bazohet në prova shkencore. Më pas shtoi duke thënë se shtetet anëtare janë angazhuar të bëhet klimatikisht neutralë dhe me këtë angazhim shumë prej tyre kanë informuar se do të vazhdojnë të përdorin një burim energjie me bazë emetimin e qymyrit që është energjia bërthamore.

Mbështetja financiare për emergjencën energjetike për konsumatorët mund të jetë për shembull përmes pagesave të pjesshme të faturave të energjisë, ose shtyrje të përkohshme të pagesave të faturave, të vendosen masa mbrojtëse për të evituar shkëputje të rrjetit, të reduktohen përkohësisht normat tatimore për familjet e brishta, të jepen ndihma për kompanitë apo sipërmarrjet, në të njëjtën linjë me normat e BE-së për ndihmat për shtetet anëtare.

Energjia e rinovueshme përmes erës

Energjia e rinovueshme përmes erës

Ndërsa në synimin afatgjatë synimi komunitar është për të krijuar një sistem energjetik të dekarbonizuar dhe elastik, duke rritur investimet në sektorin e rinovueshënm, ristrukturim dhe efikasitet energjetik, si dhe procese për të zhvilluar kapacitetin e stokut energjetik, për të mbështetur kuotat e energjisë së rinovueshme në evolucion, përfshirë bateritë e hidrogjenit.

Një ndër hapat e mëtejshëm është edhe kërkesa ndaj autoriteteve evropiane të rregullatorit energjetik të studiojnë avantazhet dhe dizavantazhet e strukturës aktuale të tregut të elektricitetit dhe t’i propozohen rekomandime Komisionit Evropian.

Gjithashtu, sugjerohet të merren në konsideratë normativa mbi sigurinë e furnizimit për të garantuar një përdorim më të mirë të stokut të gazit në Evropë, si dhe të eksplorohen të mirat e mundshme të kontratave vullnetare nga ana e shteteve anëtare për rezervat e gazit.

Por, mund të konsiderohet dhe rishikimi i legjislacionit për sigurinë e furnizimit për të garantuar përdorim dhe funksionim më të mirë të depozitimit të gazit në Evropë, si dhe të eksplorohen përfitimet e mundshme të prokurimit të përbashkët vullnetar të rezervave të gazit nga shtetet anëtare; Krijimi i grupeve të reja ndërkufitare rajonale të rrezikut të gazit për të analizuar rreziqet dhe për të këshilluar shtetet anëtare për hartimin e planeve të tyre kombëtare të parandalimit dhe veprimit emergjent dhe për të forcuar rolin e konsumatorëve në tregun e energjisë, duke u mundësuar atyre të zgjedhin dhe ndërrojnë furnizuesit, të prodhojnë vetë energjinë elektrike ose të bashkohen me komunitetet e energjisë.

Përgatiti: Irma Paloli