Evropa Perëndimore është në një pozitë të vështirë dhe në një farë mënyre paradoksale. Ajo udhëheq rrugën në tranzicionin e gjelbër dhe kjo duhet ta vendosë atë në një pozitë përparësie në të ardhmen, por në të tashmen po vuan ndikimin e rritjes së çmimeve të naftës dhe qymyrit dhe energjitë e rinovueshme po i kthehen kundër.

Në një raport të “Bloomberg” thuhet se në vitin 2021 era në Evropë ishte më pak e shpeshtë dhe më pak intensive se mesatarja, duke ndikuar te rënia e prodhimin e erës dhe duke ngritur dyshime në lidhje me mençurinë e mbështetjes në një burim të tillë të paparashikueshëm. Por, termocentralet me qymyr dhe gaz duhej ta kompensojnë atë. Hidrocentralet gjithashtu janë përballur me probleme, sepse sasia e shirave ka qenë më e ulët nga sa pritej dhe rezervuarët e digave janë nën nivelin mesatar.

Gjermania dhe Danimarka janë veçanërisht të prekura, shumë të varura nga kabllot nëndetëse që i lidhin ato me hidrocentralet në Norvegji, tani në deficit prodhimi. Përsëri, kjo po bëhet me më shumë qymyr dhe më shumë metan.

Kjo situatë ndërkohë po ndodh ndërsa në sfond shihet rritja e çmimit të qymyrit dhe hidrokarbureve, nën ndikimin e dyfishtë të rimëkëmbjes ekonomike globale post-Covid dhe viteve të shpërndarjeve në burimet tradicionale të energjisë, të konsideruara të vjetruara.

Tani kërkesës së fortë i kundërvihet një furnizim i papërshtatshëm dhe rezultati është që në këtë periudhë në Evropë po paguajmë më shumë për qymyr për ton, domethënë katër herë sa mesatarja e vitit 2020, rreth 50 dollarë. Gazi natyror po ecën shumë më keq, pasi prodhimi i energjisë nga ky burim është rritur në 85 euro për megavat/orë, nga 12 euro një vit më parë. Ndërsa, nafta në Evropë është dyfishuar, nga një mesatare prej 42 dollarë në vitin 2020 në rreth 80 sot.

Në një kohë kur luftërat lokale shkaktuan rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar, kohët e fundit kaosi i përgjakshëm në Irak dhe në Libi është shoqëruar me rënie të çmimit të fuçisë. Kjo ka ndodhur pjesërisht edhe për faktin se luftëtarët mësuan mos t’i shkatërrojnë puset, kështu që rrjedha e naftës së papërpunuar vazhdoi pa probleme.

Vitet e fundit, nën presionin e naftës amerikane dhe krizës pandemike, nafta e Lindjes së Mesme tani po shikon rimëkëmbjen e fortë të kërkesës ndërkombëtare për hidrokarbure. OPEC-u, një shoqatë eksportuesish e dominuar nga një pjesë e vogël e vendeve të Lindjes së Mesme, gjithashtu sheh përmirësim në të ardhmen afatgjatë.

Departamenti i kërkimit parashikon që kërkesa për naftë në botë do të rritet deri në vitin 2045 dhe se deri atëherë nafta bruto do të mbetet burimi kryesor i energjisë, pavarësisht rritjes progresive të burimeve të rinovueshme. Sipas opinionit botëror të naftës të OPEC-ut, vendet në zhvillim do të nxisin kërkesën, ndërsa qysh në vitin 2023 konsumi i hidrokarbureve në shtetet më të pasura do të fillojë të bjerë në mënyrë strukturore.

Kërkesa pritet të rritet nga 90.6 milionë fuçi në ditë në vitin 2020 në 108.2 milionë në 2045. Në vitin 2019, vitin e fundit para-Covid, ajo kishte tejkaluar 100 milionë. Më hollësisht, OPEC-u parashikon që kërkesa globale do të rritet me shpejtësi në vitet e ardhshme dhe më pas do të ngadalësohet dhe pothuajse stabilizohet pas vitit 2035, kur do të arrijë në 107.9 milionë fuçi në ditë.

Kontributi i naftës në prodhimin botëror të energjisë gjithashtu pritet të rritet në të ardhmen e afërt dhe të bjerë vetëm në një periudhë afatgjatë. Nga 30% vitin e kaluar, gradualisht duhet të rritet në mbi 31% në vitin 2025 para se të fillojë të bjerë në 28% në 2045. Megjithatë, nafta nuk do të zhduket nga tregu global për shumë dekada që do të vijnë.

Në përgjithësi, në zgjedhjet e qyteteve për të jetuar, për të blerë, për të punuar, për të shpalosur talentet, faktori ekonomik mbetet i rëndësishëm, por gjithnjë e më shumë po konsiderohet në kombinim me faktorë të tjerë të gjeneratave të reja, të cilët i japin gjithnjë e më shumë vlerë, të lidhura me cilësinë, me dimensionin shoqëror, me marrëdhënien me mjedisin.

Ajo që nevojitet si për planetin ashtu edhe për zhvillimin e avancuar të vendit tonë kalon pastaj përmes disa etapave: përfshirja në proceset e ndryshimit, përmirësimi i njohurive mbi transformimet në zhvillim, zhvillimi i aftësive për ndërhyj në mënyrë të kualifikuar, mundësia e numërimit duke ushtruar përgjegjësinë në zgjedhjet individuale dhe kolektive.

Nuk ka dyshim se kompanitë dhe organizatat që do të jenë në gjendje të tërheqin dhe rrisin të rinjtë e këtij lloji do të jenë ato në gjendje në vitet e ardhshme të shfrytëzojnë mundësitë më të mira për rritje konkurruese përmes inovacionit teknologjik dhe tranzicionit të gjelbër.

Komisioni Evropian ka propozuar krijimin e 10 partneriteteve të reja evropiane mes Bashkimit Evropian, Shteteve Anëtare dhe/ose industrisë. Qëllimi është të përshpejtohet kalimi në një Evropë të gjelbër, neutrale ndaj klimës dhe digjitale dhe të përmirësohet elasticiteti dhe konkurueshmëria e industrisë evropiane.

BE-ja do të disbursojë afro 10 miliardë euro financim dhe partnerët do të vënë në dispozicion të paktën një shumë ekuivalente në investime. Së bashku, këto kontribute pritet të mobilizojnë investime të mëtejshme për të mbështetur tranzicionet dhe për të krijuar efekte pozitive afatgjata në punësim, mjedis dhe shoqëri.

Partneritetet e propozuara të institucionalizuara evropiane synojnë të përmirësojnë gatishmërinë dhe përgjigjen e BE-së ndaj sëmundjeve infektive, zhvillimin e avionëve efikasë me karbon të ulët për aviacion të pastër, mbështetjen e përdorimit të lëndëve të para të rinovueshme me bazë bio në prodhimin e energjisë, sigurimin e lidershipit evropian në teknologjitë dhe infrastrukturat digjitale dhe të rrisë konkurrencën e transportit hekurudhor.

Ato gjithashtu do të kontribuojnë në objektivat e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe do të forcojnë Zonën Evropiane të Kërkimit. Partneritetet janë të hapura për një gamë të gjerë partnerësh publikë dhe privatë, të tillë si industria, universitetet, organizatat kërkimore, njësitë me mision të shërbimit publik në nivel lokal, rajonal, kombëtar ose ndërkombëtar dhe organizatat e shoqërisë civile, duke përfshirë fondacionet dhe OJQ-të.

Përgatiti: Irma Paloli