“Vega Solar” është një kompani gjermano-shqiptare, që operon në fushën e energjisë së rinovueshme, e përqëndruar në sektorin e paneleve fotovoltaike. Kompania ka arritur të lerë gjurmë të konsiderueshme në këtë sektor për shkak të strategjisë së fokusuar në krijimin e avantazheve konkurruese; fokusit në rritjen e marrëdhënieve të partneritetit brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe padyshim falë profesionalizmit dhe cilësisë së lartë që ofron. Vizioni i kompanisë është të përshpejtojë proçesin e integrimit të paneleve diellore në jetën e familjeve dhe bizneseve shqiptare, duke punuar paralelisht për një mjedis më eko-miqësor nesër.

Bruno Papaj Ceo i Vega Solar.

Bruno Papaj Ceo i Vega Solar.

Ceo i kompanisë “Vega Solar”, Bruno Papaj tregon për radio Ejani se si nisi idea për themelimin e kësaj kompanie kaq të rëndësishme.

“Ideja për “Vega Solar” ka lindur shumë herët gjatë studimeve të mia në Gjermani për inxhinieri elektrike. Gjatë studimeve u njoha me mikun tim me të cilin ndanim të njëjtin pasion për teknologjinë dhe energjitë e rinovueshme dhe duke qenë se Gjermania është një vend pioner në integrimin e energjive të integrueshme ishim të familjarizuar me sistemet fotovoltaike. Gjatë studimeve u specializuam në projektimin dhe implementimin e këtyre sistemeve dhe na lindi dëshira që këto sisteme t’i sillnim edhe në Shqipëri. Problemi ishte që Shqipëria ende nuk kishte një ligj për energjitë e rinovueshme dhe sistemet fotovoltaike ishin praktikisht inekzistente. Por mbarimi i studimeve përkoi me nxjerrjen e ligjit për energjitë e rinovueshme në Shqipëri dhe ky ishte momenti perfekt për të filluar një biznes të tillë edhe në vendin tonë”- thotë Bruno Papaj.

Logo-VEGA-SOLAR

Logo-VEGA-SOLAR

“Vega Solar” u krijua në nëntor të vitit 2018 si një start up me synimin për të ofruar cilësinë më të lartë të instalimeve fotovoltaike në Shqipëri. Normalisht për të ofruar cilësinë më të mirë është e nevoshme të krijohen partneritete me kompani lider dhe në këtë pikë “Vega Solar” është në avantazh. Eksperienca e studimeve në Gjermani ka bërë që drejtori ekzekutiv i kompanisë të krijojë kontakte të forta me me disa pre kompanive më të mëdha të këtij sektori në këtë vend.

Punonjës të Vega Solar

Punonjës të Vega Solar

“Vega Solar” ofron një gamë të gjerë produktesh cilësore të firmave të mirënjohura gjermane, austriake, italiane dhe zviceriane, të cilat për vite me rradhë janë fituese të çmimeve të para për cilësi.

Disa prej tyre janë Luxor, Fronius, SMA, K2 Systems e shumë emra të tjerë me rëndësi. Të gjitha produktet vijnë me një garanci shumëvjeçare. Këto kompani kanë dhënë suportin e vazhdueshëm, duke e bërë “Vega Solar” të dallojë në treg.

Gjatë punës në kompani.

Gjatë punës në kompani.

Bruno Papaj tregon edhe rreth projekteve të realizuara.

“ Vega solar bën 3 vite në treg dhe kemi realizuar me sukses mbi 50 projekte fotovoltaike”, thotë ai.

Misioni kryesor i “Vega Solar” është të nxisë përdorimin e energjive të rinovueshme në Shqipëri, duke synuar rritjen e energjisë elektrike të prodhuar veçanërisht nga panelet fotovoltaike. Pozicioni gjeografik e favorizon shumë Shqipërinë në këtë sektor, pasi ka rreth 300 ditë me diell.

Papaj i bën thirrje bizneseve që të shfrytëzojnë këtë mundësi që na ka falur natyra që përkthehet në kursime në të ardhmen.

Panele diellore

Panele diellore

“Do t’i bëja thirrje të gjithë njerëzve, sidomos bizneseve me konsum të lartë të energjisë, që të konsiderojnë instalimin e një impianti fotovoltaik për të plotësuar nevojat e tyre”, apelon drejtori ekzekutiv i Vega Solar.

Instalimi i pajisjeve

Instalimi i pajisjeve

Stafi i kompanisë përbëhet nga inxhinierë shqiptarë, gjermanë dhe austriakë të specializuar në fushën e fotovoltaikëve. Shërbimi i mirëmbajtjes është një tjetër pikë e fortë e kompanisë. “Vega Solar” mundëson një përkujdesje të vazhdueshme për ruajtjen e cilësisë të paneleve fotovoltaike të instaluara. Me anë të paisjeve më moderne të pastrimit dhe kontrollit teknik të detajuar ata sigurojnë një impiant fotovoltaik efiçient ndër vite.

Çaste pune

Çaste pune

“Në treg ofrojmë produkte të cilësisë më të lartë dhe kapaciteti për të instaluar impiante të çdo lloj madhësie”, thotë Papaj.

“Vega Solar” ofron një shërbim konsulencë falas për çdo individ apo biznes, i cili është i interesuar të instalojë një impiant fotovoltaik. Për këtë shërbim “Vega Solar” ka vendosur në dispozicion një inxhinier gjerman, i cili llogarit impiantin më të përshtatshëm për familjet apo biznesin. Po ashtu “Vega Solar” ju ofron një analizë të detajuar financiare të investimit dhe ndihmon në kryerjen e investimit të duhur.