Me nisjen e punës së qeverisë së re nga socialistët, përfaqësues të sipërmarrjeve kanë pritshmëri dhe sugjerimet e tyre sa i përket qasjes me bizneset. Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka deklaruar për mediat se sipërmarrësit janë të interesuar të kenë më shumë detaje lidhur me programin e ri të qeverisë. Jaka thotë se nuk kanë rreshtur së prezantuari kërkesat për problematikat dhe vështirësitë, ndërsa me shqetësim sheh sektorin e bujqësisë që sipas tij është lënë jashtë vemendjes.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Nikolin Jaka

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Nikolin Jaka

Kjo situate, sipas Jakës është shqetësuese pasi po i japim avantazhe vendeve të rajonit që na konkurojnë fuqishëm me sektorin e bujqësisë.

“Vihet re një rënie e ndjeshme e interesit për t’u fokusuar në sektorin e bujqësisë, që është rreth 60 % e punësimit. Ka rënië të numrit të krerëvë në të gjithë spektrin e blegtorisë me krahasuar me vitin 2019. Të ndizen sinjalet e alarmit, është ekonomi reale që performon nëpërmjet konkurrencës dhe produkteve të shportës. Mendoj së do ta humbasim këtë sektor, duke i dhënë avantazhe rajonit dhe duke i mëshuar formulës “Open Ballkan”. Nuk mjaftojnë fondet e IPARD për të ringritur bujqësinë. Kemi 3 vjet që i kemi vënë në tryezë qeverisë formën e subvencioneve apo zhvillimin e modeleve në bujqësi - thotë Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka.

Ai ndalet edhe te paketa e mbështetjes në sektorin e manifakturës.

“ Është sinjal pozitiv, por duhet të strukturojmë këtë sektor për të parë sa efikas është dhe sa vlen për qyetetarin shqiptar. Sepse shumica e sipërmarrjeve në këtë sektor janë të fokusuara tek paga e ulët e punonjësve të tyre dhe vetëm nëpërmjet kësaj page ata mund të konkurojnë dhe të nxjerrin fitimet e tyre. Realisht nuk është e drejtë më që sipërmarrja të shfrytëzojë thjesht pagat për të strukturuar fitimet e veta. Duhet që të kemi në radhë të parë burime njerëzore profesioniste, por nga ana tjetër në asnjë mënyrë Shqipëria me këto kapacitete njerëzore që ka, nuk mund të konkurojë as rajonin e botën ” – thotë Jaka

Fermerët shqiptarë dhe bimët mjekësore (AgroWeb)

Fermerët shqiptarë dhe bimët mjekësore (AgroWeb)

Një nga problemet që hasin kompanitë në ditët e sotme, janë ato për gjetjen e fuqisë punëtore. Kjo sipas përfaqësuesit të bizneseve duhet të jetë në fokus të politikave të qeverisë, por jo duke marrë vendime e vetme. Jaka totë se qeveria në këtë pikë duhet patjetër të bashkëpunojë me bizneset për të parë se ku janë nevojat dhe çfarë zgjidhje mund të jepet.

“ Politika dhe programe të qarta për sipërmarrjen private. Nëse flasim për të mbajtur forcën e punës të kualifirkuar dhe profesioniste i bie e padiskutueshme që duhet të kemi një plan të qartë me sipërmarrjen private. Pra kush janë sipërmarrjet e reja që duhet të tërheqin këto burime njerëzore.”- thekson Jaka.

E ndërsa jemi ende në periudhë pandemie, bizneset sipas kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë e kanë marrë veten. Edhe rindërtimi nga sipërmarrja shihet në rrugë të mbarë.

“Jemi në një periudhë kohore akoma të përfshirë në pandemi. Por për hir të së vërtetës një nga meritat e qeverisë shqiptare në menaxhimin e pandemisë ishte lënia në rënie të lirë dhe sipërmarrja shqiptare në shumicën e rasteve ka ushtruar aktivitetin e saj duke përjashtar një numër të kufizuar sektorësh, të cilët ishin të mbyllur plotësisht apo pjesërisht. Sipërmarrja ka nisur të marrë veten, por jo e suportuar nga qeveria shqiptare.” nënvizon Jaka.

Covid dhe sipermarrja (Monitor)

Covid dhe sipermarrja (Monitor)

Sipërmarrjet kërkojnë të jenë më në themel të bashkëpunimit me qeverinë e re, deri tek diskutimi i ligjeve.

“Shpresojm që kabineti të jetë bashkëpunues. Shumë pak kërkesa janë zbatuar. Sipërmarrja tashmë është e maturuar. Asnjëherë nuk kemi gjetur modelin e komunikimit. Ka mungesë dëshire nga administrate publike për të diskutuar ligjet.”

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë shprehet skeptik për nismën “Open Ballkan”, sa kohë nuk është gjithëpërfshirëse.

“Open Ballkan”, iniciative që mbetet sporadike, sepse duhet të jetë gjithëperfshirëse. Ne mbeshtesim cdo iniciativë, por janë gjysma ende pa u përfshirë. Fokusi i sipërmarrjes të jetë Procesi i Berlinit. Të përfitojme sa më shumë projekte nga BE"- shton Jaka